Pak retrospektivë…

   

Kam rreshtuar keto muajt e fundit jo pak filma te rinj kryesisht medioker (nuk mbaj mend ndonje vit kaq te dobet sa 2011-a…); por amà kete muaj kam pare filmat retrospektivë te nje regjizori te vjeter te cilet, kur te kalojne vite, do te jene e vetmja gje gje qe do me kujtohet nga ky vit! E kam fjalen per Skolimowskin.

“Deep End” eshte definitivisht per mua filmi me i arrire (aboutir) i tij. 10 me yje te pafundme ! Por dhe “Le Départ” (me të, ai ka pas fitu ariun e arte ne Berlin, ne ‘67) do thoja se eshte film i mrekullueshem, dhe mbi te gjitha I LIRË ! (nuk di a e ke pare, se gjithmone kur flet keshtu, te krijohet pershtypja se po flet ne ajer…).
Me ke pas permendur edhe “Moonlighting” (”travail au noir”), po aq i mire, vetem me nje bemol te vogel : loja e Jeremy Irons ma uli pak entuziazmin (prej faktit qe ai jo vetem luan rolin qe i eshte dhene ne film, por luan edhe rolin e aktorit te madh…).

Ne fakt, tani e kuptoj gjithe e me mire menyren e te berit filma te Skolimowskit : ai gjithshka e bazon tek ’skena e voglel’, gati si skeçe (ka diçka prej Carli Caplinit apo Buster Keatonit ne filmat e tij), por te cilat, ne secilen sekonde, permbajne brenda kinematografi te kulluar ! Edhe pse tjeter stil, une vetem tek Godrad e kam gjet nje ‘obsesion’ te tille ! Eshte e hatashme kujdesi i Skolimowskit per te fol vetem me gjuhen e imazheve ne secilen sekonde ! Filmin “Le Départ”, edhe nje taxhik apo kilian mund ta shohe pa pas nevoje fare fare per nen-titra (perkthim). Fare !!

Do doja shume te gjeja “Walkover”, film i tij i pare…


YouTube – DEEP END : Bande-annonce


YouTube – “Le depart” (1967) – Jerzy Skolimowski (Beginning)


YouTube – Moonlighting

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s