“Drive”- film amerikan me regji te Nicolas Winding Refn

 

Nicolas Winding Refn eshte nje regjizor i ri danez, i cili sapo ka mbaruar gjimnazin, ka shkuar e studiuar ne USA; para nja dy-tre vitesh pat bere nje film anglez me titull Bronson, qe nje zot e di si me kish mbajtur vendi ne kolltukun e kinemase dhe ndenja per ta pare deri ne fund. Thene ndryshe, regjizorin e kisha futur tek lista e ‘te vdekmve’.

Por kete vit ne festivalin e filmit ne Kanë, ketij kingut na i japin çmimin e mizaskenes (Best Director !!) me filmin “Drive” ! Une e kisha nje frike se filmi do mi bente nervat kaçurrel (siç mi beri), por si mazohist qe jam, doja te konstatoja me syte e mi deri ku shkon traplliku i jurive ne festivalet e filmit dhe se ç’quajnë ‘mizaskene te mrekullueshme’ (siç ishin shprehur ne maj, ne Kanë) juri te tilla debile. Ne fakt, çmimi i “Best Director” më mire te quhet tash e tutje “Best marangoz” ose “Best hidraulik”, pasi ajo qe juri te tilla quajne mizaskenë, per mendimin tim nuk eshte veçse nje perzierje qe te kujton piktoralizmin e shek. XIX, e bere nga nje mekanik. Ose i bie qe, nocioni i directorit ne nje film, na qenka katandisur në… lere lere.

Nje shembull (per ndonje qe e ka pare filmin): andej nga fundi i tij ka nje skene qe tregon heroin e filmit i cili, pasi plagos nje mafioz, e ndjek nga prapa deri ne oqean (jemi ne West Coast – ne san francisco). Oqeani eshte i stuhishem e plot dallge. Ok deri ketu. Ne ate moment, mendova : “ah, ja nje skene e mire, regjizori ka shancin te filmoje detin plot tallaz dhe perleshjen e dy burrave ne buze te detit !“. E gjete !! Skena nuk zgjat as 5 sekonda, dhe mbaron me nje flou (fuzzy). Doemos qe mbaron aq shpejt : regjizori (qe siç thame me lart, edhe marangoz nuk meriton ta therrasesh), doemos qe as ja ka idene te filmoje nje det te trazuar dhe diçka qe ndodh aty (perleshja e heroit kryesor me mafiozin). Do këllqe nje skene e tille !
Por ky shembull qe mora flet shume : flet per ate se sa te infektuar jane filmat sot nga efektet speciale (”Drive” eshte nje pallagjyre efektesh te tilla, nje perzierje bojrash, levizjes kamerash pa sens, etj etj) dhe sa mungon në to kinematografia e mirefillte, dramaturgjia kinematografike. Le cinéma.

Sa per temen, pra ate se ç’trajton ky film, kot sa me u lodh… Ky Nicolas Winding Refn te jep pershtypjen e nje regjizori qe, ngaqe nuk ja mban ta shprehe hapur homoseksualitetin e tij, ben filma ku vendos ne qender te tyre meshkuj, por qe jane me demek te dhunshem. Dhe i filmon ( i pershfaq) sikur te ishin pornostarë (sepse si duket pervelohet nga deshira e fshehte per te realizuar porno-gay !). Po të bente, s’do kish ndonje gje te keqe (se njerez jane dhe ata qe bejne porno po hë), por ky yni, si ‘puritan’ qe hiqet, e fsheh kete deshirë me imazhe te tilla si keto te meposhtmet (kete qe po them po e ilustroj me 3 foto nga 3 filma te tij : “Valhalla Rising”, “Pusher” dhe “Bronson”) :


 

 

Keshtu qe per ta mbyllur : mua me duket se, qofte dhe duke pare trailer-in e “DRIVE”, http://www.youtube.com/v/CWX34ShfcsE …

… mund te nxirret konkuzioni se ai nuk vlen me teper se nje film erotiko-horror si ky:https://www.youtube.com/watch?v=XqcMb71zeL4  

 

 

nota: 2!

.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s