“This is not a film” – film iranian me regji te Jafar Panahi

Jo me shume se para dy-tre muajsh, e kemi evokuar ketu ne forum Jafar Panahin, regjizor iranian i izoluar ne arrest shtepie ne Teheran, nen pretekstin e pjesemarrjes ne revoltat e fundit ne Iran, pas manipulimit te zgjedhjeve ne 2009.
Perderisa gjykata e shkalles se pare ka dhene urdher qe ai te mos beje film te ri, ç’fare ben Panahi, ne pritje te gjykimit ne Gjykaten e Apelit ? I mbyllur ne shtepi, me kameren e tij, fillon e ben diçka qe “nuk eshte film”, meqe te beje filma, i ndalohet !
C’fare, konkretisht ?
1001 gjera : fillon dhe tregon se si do te ishte filmi i tij i ardhshem, duke improvizuar pak a shume si tek ‘dogville’ e Lars von Trierit, por brenda ne sallonin e shtepise se tij, duke i lexuar vete dialogjet, vete levizjet e aktoreve :

Pastaj, kur e kupton se nje gje e tille eshte e pamundur, fillon e vendos ne dvd disa fragmente te filmave te tij te dikurshem. Komenton ndonje prej tyre.
Pastaj merzitet…
Pastaj dikush i vjen per vizite…

Pastaj vjen fundi i filmit. magjistral. per tu futur ne antologjine e skenave me te hatashme te filmave te ketyre viteve te fundit.

“This is not a film”, mund te mos jete film (titulli eshte dyfish ironik !), por ne 1 ore e 30 minuta, une pashe shume here me teper kinematografi se sa ne pothuaj te gjithe filmat e mbledhur bashke te 2011-es !

Bravo Panahi !This is CINEMA !

 

9.90

trailer: http://www.youtube.com/watch?v=k-1bjMZiHBY

 


 

Korrik 26, 2011

Postuar më parë nga kino
Autoro, e ke pa gje Ayneh (The Mirror) te Jafar Panahi? Se diku e kishe permendur ne forum nje film te tij; plus qe qenka sivellai i Kiarostamit.

Jo, nuk e kam pa ndonjehere ‘Ayneh’, por Panahi-t i kam pà nja dy-tre filma te tjere, midis te cileve dhe kryevepren e tij (per kete jam 101% i sigurt, dhe nuk me ndodh shpesh te jap sigurira te tilla) : “Dayereh”, qe do te thote… dajre ! por qe ne France, filmi ka dale nen titullin “Le cercle”, qe do te thote “Rrethi”. Po te kemi parasysh formen rrethore te dajres, eshte e njejta gje ! Biles sipas atij link-ut te mesiperm, meson se ne Azerbajxhan (vend qe ne kohet e vjetra quhej “Caucasian Albania“), sot dajres i thone … daf ! (def- shqipçe  ). Shkurt muhabeti, titulli i filmit mund te shqiperohet : “Dajrja” ose “Defi”. Panahi ka pas fitu Luanin e arte ne Venecia, ne 2000, me ate film.

Eshte regjizor per ti hequr kapelen. Po kalon shume peripeci ne Iran. E arrestuan para nja nje viti, e kane liruar, por me kusht…

 

kino:

Po prandaj dhe te pyes, se ke gjera interesante per te na treguar.  Sipas internetit, ky filmi “Dajrja” qenka bere me buxhet $ 10,000; pale ky qe pashe… Dua te them qe sa pak duhet (para) per te bere nje film te mire, por dhe sa shume (talent).

Ne fakt po shpresoja per nje pale sy me te stervitur per filmin qe permenda, se sikur spo i ze shume bese pales time. E pashe ne TV te kanali Autor (qe kryesisht jep filma nga ata qe ti i quan “me demek te zgjuar”). Filmi nis fiksion, por ka nje thyerje diku nga mesi, dhe kthehet ne dokumentar (? – ketu ne fakt eshte pikepyetja). Protagonistja e filmit, nje vajze ne klase te pare fillore, revoltohet nga ‘falsiteti’ i rolit te saj “mu ne sy te kameras” dhe le sheshin e xhirimit. Por nderkohe, pavaresisht se ajo del nga filmi, ne ‘realitetin’ e saj te ri i duhet te beje po te njejten gje si kur luante rolin: te kthehet ne shtepine e saj pas nje dite te zakonshme shkolle!

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s