“Pronë e ndaluar” – film francez me regji te Hélène Angel

Ky film kish dale ne prill te 2011-s; asokohe nuk u shfaq kendej nga ‘katundi’ im, keshtu u desh te prisja te dilte ne DVD qe te mund ta shihja.

Me sa di une, sot nuk ka filma franceze qe te merren ne menyre kaq precize me politikën aktuale. Regjizorja Hélène Angel ka asimiluar per vete te gjitha kodet politike qe perdor aktualisht e djathta aktuale ne pushtet ne France per te bere filmin e saj. Ose me sakt, filmin e saj horror. C’te bente tjeter perveçse nje horror movie ??!

Forca e filmit qendron ne ate se si modifikohet progresivisht pikerisht objekti i horrorit : së pari, mesojme per ekzistencen e nje fantazme (te enderruar) te vellait te vetevrare; pastaj – nje djale i ri klandestin; e ne fund, e djathta, njerezit e te djathtes, e menduara e te djathtes, sjellja e te djathtes. Borgjezia.

Filmi nuk do qendronte ne kembe nese klandestini (me sa duket, nje rom bullgar ose rumun) do ishte paraqitur si engjell : Hélène Angel eshte aq smart ass per te mos rene ne nje gracke te tille ! Klandestini eshte thjesht nje njeri dhe, nese heroina e filmit e merr ne mbrojtje, kete e ben per arsye qe s’kane te bejne hiç fare fare me humanizmin ! Po fare amà !

Megjithate, jane ca gjera qe nuk shkojne edhe aq mire ne film : ka diçka te pershpejtuar ne ekzekutimin e ngjarjeve qe nuk eshte fort bindese, per shembull çifti kryesor nuk eshte dhe aq bindes ne historine e tij. Ose forma e filmit, qe mund te ishte më radikale, më asociale. Por ndofta regjizorja e ka bere enkas te tille, per ti dhene, ne aparence, format klasike te filmit horror klasik e ‘banal’ (te themi keshtu). Pasi ne shikim te pare, asgje nga ç’rrefeva per thelbin politik te filmit nuk eshte e dukshme.

7.3

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s