“La mujer sin piano” i spanjollit Javier Rebollo

Image result

Postuar më parë nga fuorisync:

“La mujer sin piano” eshte filmi i dyte ne karrieren artistike te Javier Rebollo-s me te cilin, regjisori i ri premtues spanjoll, u prezantua ne festivalin e filmit ne Tirane (TIFF-2009). Filmi ne fjale arriti te fitonte jo pak por çmimin e pare te festivalit, çmim te cilin ne fakt e ndau me filmin tjeter grek “Akadimia Platonos” me regji te Filippos Tsitos.

Filmi s’rrefen gje tjeter veçse odisene e nje udhetimi, ne nje nate te vetme, te nje gruaje shtepiake e cila papritur vendos te te braktise apartamentin e saj per tu “leshuar” rrugeve te Madridit. Ne fund fare, rrugetimi do ta ktheje serisht ne apartamentin e saj. Kaq eshte historia e nje filmi i cili, perveçse na zbulon shijen e holle kinematografike te regjisorit, si dhe nje fare talenti te tij ne skenar dhe regji, e cila premton per mire ne te ardhmen, nuk eshte se sillte diçka te “re” ne kinematografi. Me te “re” nuk nenkuptoj aspak subjektin sesa qasjen kinematografike ne te cilen ndihej qarte ndikimi i Chantal Akerman si dhe, deri diku, perngjasimi i zbehte me format kinematografike te Tsai Ming Liang (sidomos ne perdorimin e formulimit muzikor, elementi me i arrire i filmit, i cili nderfutet “pa vend” ne film duke me rikujtuar disi kryevepren the “The hole” te regjisorit tajvanez).

Per te gjitha keto asocacione qe me lindin gjate filmit vendosa te pyesja vete regjisorin, ne nje bisede te shkurter qe pata me te ne fund te shfaqjes, i cili, jo per çudi, mi konfirmoi te gjitha keto duke me permendur madje dhe titullin e nje nga filmave te Chantal Akerman (qe tani s’me kujtohet) nga ku ishte frymezuar shume.
Projekti i ardhshem kinematografik i Javier Rebollo-s, te pakten nga ato çfare me tha, do te jete bashk-shkrimi i nje skenari per filmin e rradhes te argjentinasit Lisandro Alonso, ose thene ndryshe nje nga kineastet me premtues, sot per sot, ne bote.

 

Ja qe filmat e mire më pare shkojne ne Tirane, e pastaj dalin neper Europe !  Mjafton te shkosh ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur.

Ndaj mendimin e komentuesit per filmin ne fjale : qasja kinematografike ka vertet diçka interesante. Une biles do thoja qe filmi do te fitonte ne forcë nese regjizori do ta kish radikalizuar edhe më shume kete perqasje. Por ndofta eshte frika per te mos rene ne perseritje te filmave cult (me siguri, Rebollo do te te kete cituar “jeanne dielman” te Akerman-it) ajo qe e ka ‘detyruar’ te tregohet i moderuar ne kete perqasje. Por me siguri ketu fshihet edhe basti i kinematografise se mire : filmat e sotem jane ne nje fare menyre remake eternel i atyre te meparshem, e tille fundja eshte dhe jeta, keshtu pra edhe filmat. Magjia fshihet në atë se sa guxohet per tu tejkaluar e çuar e gjitha kjo ne nje stad te ri.

7.8 (pa mik amà !)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s