La piel que habito (Lëkura nën te cilen jetoj) -film spanjoll me regji te P.Almodovar

Isha gati ta adhuroja kete film sepse Almodovari, kur eshte ne timon dhe drejton filma te tipit B movie, rezultati mund te jete interesant (psh filmat “Kika”, “La Flor de mi Secreto”, “Carne Tremula”).

Por me kete film… jo. Gati-gati po, por… jo.

Në pamje te pare, filmi ka elementet e nje “B movie” me thekse ekzagjeruese (jo ne sensin e keq te fjales) të një Opere. Biles edhe fantastiko-shkencore.
Ok, asgje e keqe ne kete mes. Por në gjirin e seciles skene, filmi nuk permban pothuaj asnje delir ! Per fat te keq, eshte njefar’ heaviness, gjëje te rende që ndihet ne film. E jo delir.

Mua me duket se Pedro Almodovar eshte kryesisht kineast pataud (pak i rende, pak rrotë, pak i lehtë … pak nga te gjitha keto) dhe historia e filmit (nje mjek që… nuk po e them !) ka tmerresisht shume densitet, keshtu qe regjizori, me duket mua, nuk ja del mbanë. Do ja dilte nepermjet ndonje ‘levizjeje’ prej maestroje, por kjo mungon…

Flash-backs-et jane te rende, peshojne nga nje ton secili. Ndersa kur kthehemi ne te tashmen (e historise), duket sikur ndodh diçka jo fort bidnese. Filmi nuk dridhet (nga emocioni), por duket sikur “jep zgjidhje”, imponohet.

Ose si ta them ndryshe : emoconi i vetem qe transmeton eshte i tipit : “oh, dakort”, ose “aaaaa, prandaaaaaj !”, si puna e nje nje miku fjalëshume qe nuk e ke taku prej kohesh dhe qe perpiqet te tregoje vitet e jetes se tij permes detajeve dhe ti pergjigjesh pas çdo detaji : “aaaaaa, e shef ti”, ose “eeeee, te kuptoj, te kujtoj”.
Keshtu dhe filmi : detaje te pafundme, por nuk ndihet se ç’fare pasioni, ç’fare marrezie i “gerryen”, i torturon personazhet e filmit (qe nuk jane te paket !!).

Paradoksalisht, lënda (materiali) ekziston : jo pak gjera mund te beheshin me kete idene e lekures si maskë (titulli i filmit eshte “Lekura nen te cilen jetoj” !),  me idenë e brishtesise se mureve ndares midis Njeriut dhe Botes e plot e plot te tjera ide. Po, mund te beheshin plot gjera (kinematografikisht, sigurisht)
Por … jo, s’kish qene e thene… 

6.8

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s