“Melancholia” – film danez me regji te Lars von Trier

Faqja II

Gusht 18, 2011

S’ke c’shpreson te raca njerezore”, thua se tregon filmi. Jo or byrazer jo, nuk eshte kjo aspak ajo qe thote filmi, as ne thelb e as ne frut te thelbit (sikur t’ishte pjeshke per shembull

Mire, po e them disi me ndryshe. Ndofta ajo nuk eshte ‘ajo’ (le propos) qe thote filmi, ne sensin e finalitetit te nje diskursi. Por gjithsesi, mendoj se eshte ajo qe presupozon LVT-ja, presupozim rreth te cilit ai ngre nje estetikë, krijon disa personazhe, ngre nje histori.

Me duket mua, dhe jo vetem me duket, por me bindje them se perseri po ngaterron, provokimin e LVT me ato c’ka vertet don te thote, fundja me duket po anashkalon gjithe aspektin, kritiken, politiko-shoqerore qe LVT shpalos ne film dhe nuk e ka te pakte. Ky eshte problemi me gjithe ata qe e kritikojne (kritikojne ne asketin e ulin kesaj radhe) LVT-ne, sepse nuk duan t’ja marrin parasysh kritiken (uljen-qortimin) politiko-shoqerore vetem e vetem se nuk e ka te paren ne “estetiken” e tij, ne krahasim me gjera te tjera qe i interesojne atij si artist, fundja dhe perversitetin.

…Perversiteti, provokimi, te filmat e LVT-se i sherben pike se pari si dicka per te tejkaluar c’do qendrese ideologjike.

Dolem tek kryesorja… : po ku ma ke perversitetin, provokimin ! Do ta adhuroja !! Pikerisht, kete ka humbur ne keto dy-tre filmat e fundit LVT-ja !!

Se pari, diçka nga humori i kineastit pa dyshim qe eshte zhdukur pa lene gjurme. Diçka nga ‘kafshimi’ (son mordant) i tij. Aq shume, sa ky fund i botes qe na propozon, edhe pse impresionues vizualisht (ndjesia), mu duk po aq inofensiv sa ne nje film te Spielbergut (argumenti) : nje loder kalamajsh qe nuk i del më zot dhunes se saj. Ho pra LVT, dili zot !! (assumes !). Tek “Melancholia”, dhuna jetohet si gjendje psikologjike dhe çalon ne inkarnacion, ne misherim. Plot gjera ‘tombent à plat’, bien si fiq mufkë : luget e argjendta te babait te nuses, nderhyrja e nenes se nuse gjate fjalimit te babait te nuses. Le pastaj : me tre fjali, i bejmë daljen drejtorit te Agjencise se Reklamave ! Ku eshte terbimi (la rage) tek ‘Idotët’ dhe ‘Medea’ ?? (ky i fundit eshte nje perle, po aq i hatashem sa ‘Idiotet’ – e kam zbulu vonshem Medean) Ka shku me sherbim terbimi, emocioni, dalldia larsvontrierjane ??
Melankolia : po ç’melankoliiiii ?? Ajo qe shprehet permes nje skene me te q*me me mashkullin e parë qe i del perpara nuses, stil kamastura ne nje fushe bari, duke levizur supin si pornostare ?? (skene qesharake dhe debile). Melankolia si permbledhje e dy-tre frazave cinike, por pa fuqi ? (power) Kjo eshte sot melankolia e Lars von Trierit ??

Por mund ti rimarr me rradhe 2 kapitujt.
Por pak me vone…


Gusht 19, 2011

 

Pjesa e pare, dasma : normalisht, mund te kish qene diçka pasionuese, diçka midis Cimino e Coppolas (ai i “Tetro”-s, ok ?). Por jo, nuk ishte e thene ! Bisedat mu duken shume te sheshta, te qeshurat ca si shume “seriozisht akuzatore” : te krijohet pershtypja qe loja (si loja e futbollit) mbaron qe ne minuten e parë…  Merr te jatin e nuses, pershembull : shfaqet jo pak ne ekran, personazh i çuditshem (per mirë) por personazh qe nuk fiton force me kalimin e minutave; e jema e nuses, Charlotte Rampling – tmerresisht e keqe si aktore (biles, tek pjesa e pare e filmit, loja e aktoreve me krijon vertet probleme, loja e tyre ne sensin e drejtimit te tyre nga regjizori). Une nuk i besoj per vete. Ja, Charlotte Gainsbourg – me deshiren e saj flagrante per te provuar se eshte “aktore e madhe” ! Dhe ketij ko*es (LVT-se) qe i eshte fiksuar se Gainsbourg eshte aktore e pazevendesueshme (u be e dyta here rradhazi qe ajo luan ne filmat e tij). Pfff…. . Biles me erdhi keq qe kish zgjedhur atë aktore per ate personazh, qe eshte i bukur ne vetvete (personazhi i Klares), por qe tek Gainsbourg une më shume se friken, pashë performancen. Nderkohe qe duhet te shihja friken, apo jo ?!

Siç thoja ne postimin kryesor per filmin, pjesa e dyte më duket më e fuqishme, por ne fund te fundit, edhe ajo… skematike  Per shembull, aktoret (femra) duhet te qajne. Por te krijohet pershtypja se drejtimi artistik i tyre (ne nje x skene, per shembull) eshte bere sipas formules hollywoodiane “vazhdo e luaj, vazhdo e luaj…. vazhdo e luaj dhe ne fund… duhet te qash ! “. Dhe pastaj : “Hë, qave ?? Ok, ja hodhem !!”.

Por ka plot skena qe me pelqejne ne film ë ? Personazhi i Justines (nuses) pa dyshim qe eshte i bukur. ‘Ngadalesia’ e saj me pelqen, banjat (ne vaskë), etj etj. Sidomos fytyra e saj e dermuar, e ngjashme me nje patate te vyshkur… .

Por do te doja, per shembull qe, Kirsten Dunst te kishte diçka prej orakulli (jo per nga skenari, por per nga aktrimi) gje qe kjo aktore, me te gjitha gjasat, nuk e ka… (se k’shu, aludime tarkovskiane me kokrrat e groshes ne shishe – aluzion i mrekullive qe ben goca e Stalkerit kur leviz goten e ujit – më së shumti bejnë pluf (‘tombe à plat’ ) sesa sjellin diçka intriguese ne film).

Momentet me te mrekullueshme jane ato kur regjizori ngjit 2 plane njerin pas tjetrit, tip plan i nje fytyre dhe pastaj plan mbi kozmosin. Momente frymemarrjeje ne film, qe une i rigjeta edhe tek skenat e kalerimit me kuaj. Kozmosi na çon tek pylli, qe na çon tek kali, qe na çon tek njeriu ! Hatà ! Kete forcë, do doja ta shihja permes gjithe filmit qe, per ta thene me nje fjali, me duket më teper nje film ankim (pak si shume pozues), sesa nje urim*

* ne sensin qe, “stalker” eshte ne menyre evidente shume here më teper nje urim (un voeu), sesa nje ankim (plainte) per boten. “Melankolia” me duket më së shumti e kunderta…
Ose (se po me vjen ne mendje), qofte dhe pertej ‘Stalkerit’ : kur mistikët ose filozofet evokojne fundin e Botes, ka nje far ‘ngazellimi’ tek menyra sesi shprehet ajo. Mua me duket se LVT sikur na genjen nje çik, me ate tragjizmin (gravité- më sakt) qe ja rras personazheve te tij …

Fund

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s