“Melancholia” – film danez me regji te Lars von Trier

Filmi i fundit i LVT (Lars von Trier-it) eshte film i sinqerte, por mbi te gjitha i thjeshte, shume i thjeshte biles (per nga idete, kuptohet) : s’ke ç’shpreson tek rraca njerezore. Ne thelb, kjo eshte ideja e filmit.
Po aq i thjeshte eshte pitch-i (intriga) e tij : Justina, nje grua e re, shperthen diten e dasmes se saj : i ben naften burrit, dasmes, ngritjes ne post (propozim qe pronari ja ben dhurate pikerisht gjate dasmes), pronarit vetë etj etj. Shkurt, dasma kthehet ne apokalips.
Te nesermen, nje planet qe quhet “Melancholia” perplaset me token dhe ndodh nje apokalips edhe më i madh se ai i nje nate me pare (ai i dasmes) : shuhet jeta ne Tokë.
Kjo eshte intriga e filmit.

Antichrist“, filmi i parafundit i LVT-se ishte më guximtar, me kurajoz, me inatçor : ndofta më pak i arrirë, por amà me i pasur (ne ide), më trazovaç. Biles edhe prolog-u i “Melancholise” (sfilate fotosh, te filmuara ngadalshem, e qe tregojne fundin e intriges se filmit) te kujton prologun e ‘Antichrist’, po ashtu i filmuar ngadalshem, muzike ‘rrenqethese’, imazhe onirike qe tregojne ne mos fundin e intriges, gjenezen e saj. Dua te them qe nuk ka ndonje ’shpikje’ te re : sikunder “Manderlay” ecte ne gjurmet e “Dogville”, de toute évidence “Melancholia” ecen ne gjurmet e “Antichrist”-it. Biles po mendja : a do kete nje kapitull te trete, qe te duket si trilogji, apo do mjaftohet me dy, sikurse ne rastin e dogville+manderlay ? (i nisur per tre, gjithsesi).

Por mund ta marrim edhe me rradhe :

Prologu i filmit mund te thuhet se eshtepasionues (per vete, më beri magji), por duhet me e pranu qe te imitosh pikturen romantike gjermane ne nje film dhe te thuash ‘me ulurima’ se merr vesh nga piktura, sikur nuk te ben fort nder si regjizor… nejse, ja falim i çik…

Pjesa e pare e filmit : titullohet Justine. Zgjat nja nje ore. Eshte diçka midis “Festen” (nje film tjeter danez i viteve ‘90) dhe filmave te Bergmanit : “gezim” i programuar tek nordikët, pergjate nje dasme – gjë jo pak e parë tashmë, neper filma nordikë; Amà LVT di si ta filmoje heroinen e tij, Justinën. Kjo po. Do kisha verejtje per disa gjera te tjera, per shembull skenat e vallezimit gjate dasmes, te pershfaqura me nje banalitet … lere lere… . po nejse dhe kjo, ja falim.

Pjesa e dyte e filmit titullohet Claire (Klara) – emri i motres se Justines. Mua më duket se LVT mashtron nje çike me kete punen e titullit “Claire” : sikur nuk ka ndonje portret kushedi ç’ë te Klarës ne kete pjese te dyte dhe te fundit te filmit qe do ishte më mire te titullohej “Justina, Klara dhe ‘Melancholia’ “. Kshu po. Por ngaqe qellimi, me sa duket, ka qene dualizmi midis dy motrave, LVT ka kujtu se po na e hudh, duke emeruar kapitullin e dyte te filmit me emrin e motres se heroines. nejse dhe kjo…
Por pjesa e dyte sigurisht qe eshte më pasionuese se e para. Frika nga ardhja e planetit pershfaqet shume mire, u pasionova une para ekranit : makro-katastrofa (mberritja e planetit “Melancholia”) e pershfaqur nepermjet mikro-katastrofes (familja); e vogla ne infinit (vaniteti- kotesia e pasioneve njerezore), brenda te madhes ne infinit (universi, mekanizmat e tij… etj etj).

Shkurt (e gjate) muhabeti, filmi mua më terhoqi, por e vetmja pyetje qe me erdhi ne mend kur po dilja nga kinemaja, ishte : nese do te më jepej mundesia per ta ripare filmin ndonje ditë, a do kisha deshire ta rishihja ? Vallahi jo ! Sepse me duket vertet i varfer ne ide e ne te gjitha. Pastaj, jo per tu kap, por seç kane diçka prej “demodeje”, keta filmat e ketyre regjizoreve qe merren me keto labirinthet e shpirtit njerezor : Bruno Dumont me shtazoren tek njeriu; Lars von Trier me bipolaren (melankolinë) tek ariu. Une nuk kam gje kunder bipolarëve, por ja që, që prej filmave te Tarkovskit (filmat e te cilit sigurisht qe notonin ne te njejtat ujra), nuk shoh ndonje regjizor tjeter te me mrekulloje, ose thene ndryshe qe te kem deshire tu rikthehem e rikthehem filmave te tyre, siç i rikthehem nje “Stalkeri” apo edhe nje “2001: A Space Odyssey”.

Dhe ne fund te fundit, na marrte te keqen e rraces Lars von Trieri ne : e pse s’paske ç’shpresoke ke rraca njerezore ?

nota : 7.0
 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s