“Yellow Sea” (the Murderer) – film jug-korean me regji te Hong-jin Na

 

Titulli origjinal i ketij film eshte “Hwanghae” (emri i nje province ne Korene e Veriut); ne   vendet anglofone ai ka dale me “Yellow Sea“, ndersa ne France nen titullin anglez “The Murderer“. Ne Shqiperi mund te dale nen titullin “Bakllavaja” (jo per gje, por se eshte dhe ramazan )

Stina e verës shquhet per shkretetiren e filmave (por ne pergjithesi, 2011 ka qene goxha shkretetire). Por edhe pse isha betuar se nuk do shkoja te shihja më filmat e ketij regjizori (te cilit para dy vitesh i kisha pare “the chaser”, film qe s’kisha marre as mundimin me e komentu ketu), e hengra ate kokerr ulliri dhe shkova pashë kete te fundit. Me befte mire, se me doli per hajër : kokrra e ullirit doli e mire, filmi më pelqeu !
Ne fakt, nga ana skenaristike, nuk i ‘kuptova’ te gjitha, perveç faktit qe behet fjale per nje shofer taksie kinez, por qe jeton ne nje province kufitare me Korene, te populluar nga ‘joseon-jok’-ët, nje minoritet korean, fort i paragjykuar ne Kinë.
Ky taksisti qe ben nje jete me teper se mizerabel, nga halli pranon te shkoje ne Kore te Jugut per te vrare dikë, ne kembim te nje shume parash. Por punet nuk i ecin siç i kish parashikuar (ketu une nuk kuptoj asgje nga peripecite skenaristike; pune e madhe fort ! ).

Filmi shkelqen pikerisht gjate sekuencave te dhunes, dhunë bazike, primare, të tmerrshme, por te vëna ne skenë pa “guilty conscience”, te vëna ne skenë natyrshem nga regjizori, pa patur nevoje qe ta vrase ndergjegja per ndonje far’ vetëkenaqesie te semure.

“Yellow Sea”ja del mbanë pikerisht aty ku deshtojne filma te ngjashem per nga tematika si “The American” apo “Der Räuber“(Hajduti) : regjizori korean nuk ka realizuar “images justes” por juste des images !

8.8

  

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s