Melodiya dlya sharmanki (”MELODI PER PIANOFORTE”)- film rus me regji te Kira Muratova-s

Miku yne fuorisync më kish folur vite me pare per Kira Muratoven (regjizore ruse qe nuk kish mundur te realizoje fort filma gjate periudhes sovietike) por qe me ne fund, fale perestrojkes, ne 1989-n kish realizuar “Astenicheskiy sindrom” (The Asthenic Syndrome) – pa dyshim filmi i saj me i famshem – fitues i Ariut te Argjende ne Berlin, ne 1990.

   Falë më te shkelqyeshmit dhe më kinofilikut emsion televiziv ne bote, pra fale “fuori orario”-s se RAI3, para nja nje viti kisha mundur te shikoja, më ne fund, “The Asthenic Syndrome”. I cili me kujtohet se më pat lene shakull ! Pra, nga ata filma te shkelyer qe nuk ke ç’u ‘komenton’ (sepse, sipas kesaj rradakes sime, ka filma te shkelqyer per te cilet ke 1000 gjera per te thene, sikurse ka dhe filma te shkelqyer qe te lene pa fjale). Ky bente pjese tek keta te dytet.

Nese do ta permblidhja ne nje menyre shume, por shume te reduktuar, dukej se gjuha filmike e Muratoves (te pakten, tek filmi ne fjale, pra tek “The Asthenic Syndrome”) eshte diçka midis asaj te hungarezit Tarr dhe JL Godard-it. Ose thene skematikisht, imagjinoni nje skene “te çmendur” alla-Bela Tarr, por te montazhuar nga Godard-i ! Filmi zgjaste 2 ore e gjysem, pjesa e pare eshte ne bardh e zi, dhe perqendrohet rreth personazhit te Natashes, mjeke tek të 50-at e cila, pasi i vdes burri, mbyllet ne vetmine e saj, braktis punen dhe fillon te sillet kot neper rruge duke transformuar dhimbjen per te shoqin ne urrejtje ndaj njerezve. Ne qender te pjeses se dyte te filmit eshte Nikolai, qe papritmas zgjohet nga gjumi qe e ka zene ne nje kinema, ku shfaqet pikerisht nje film bardh-e-zi qe nuk eshte gje tjeter veçse gjysma e pare e filmit (bardh e zi) per te cilin fola pak me lart !

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Tani dalim tek filmi i fundit i Muratoves, pra “Melodi per pianoforte” te cilin sigurisht, edhe kete, e pashe falë “fuori orario”-s (eshte mekat qe filmat e kesaj regjizoreje nuk kane mundur te gjejne distributor ne France, vend ku fundja nuk mungojne llojshmerite e filmave).

Film i mire, por qe i mungon magjia (apo llaftaria – do thosh Lasgush Poradeci) e “Astenicheskiy sindrom”. Por qe ka nje merite te padiskuteshme : nje perdorim i hatashem i kameras DV, me te cilen eshte xhiruar i gjithe filmi (nga kjo ane, rezultati eshte nga më brilantet qe me kane zene syte !).

Melodi per pianoforte” eshte historia dhe rrugetimi nga nje tren ne nje stacion treni, nga nje stacion treni ne nje shtepi, nga nje shtepi ne nje kazino, nga nje kazino… (e keshu me rradhe) te dy femijeve te braktisur, Aljoshes dhe Nikites. Filmi te kujton ata te miret e realizuar nga Wim Wenders-i ne vitet ‘70 (”Im lauf der zeit”, “Der Amerikanische Freund”, “Der Stand der Dinge”), por mua me duket se “Melodi per pianoforte” nuk e tejkalon der stand der dinge (gjendjen e gjerave)…

7.8

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s