“Le Gamin au vélo” (”Çuni me biçikletë”) – film belg me regji te vellezerve Dardenne

 

Vdekshin ishalla keta vellezerit Dardenne  : jane bere maestro fare fare : kisha vite pa qà me lot pothuaj gjate gjithe nje filmi (per te qene i sakte, pergjate 2/3 te tij ; ne pjesen e fundit te tij -jo, asnje pike lot, perkundrazi, isha i intriguar ne maksimum, se si do te bitisej filmi).

Pra, më pelqeu jasht mase ‘Le Gamin au Vélo’, gjithe duke qene koshient (prej dhe nga ‘mallkimi’ im i mëlartem – lol) se tashmë, vellezerit belgë jane bere mjeshtra fare-fare, ne sensin qe makina e tyre kinematografike e vajosur ne persosmeri eshte kurdisur per te prodhuar e prodhuar filma te persosur qe “s’ke ç’u heq e ç’ke ç’u shton”. Dhe prap se prap, edhe duke e thene kete me nje notë ironike, nuk mund ta mohoj impaktin e padiskutueshem qe filmi là tek une. Si rralle ndonjehere keto kohet e fundit !

Jam koshient se duhet germuar ende se ku duan te dalin Dardennët me filmat e tyre, por me sa duket, perfundimisht, kemi te bejme me hyjnoren. Ose, per te qene më precizë, duket se gjithmone jemi ne ujrat e Bressoni-t (gjë pothuaj e ditur, por kesaj rradhe ka nje konfirmim solid – do ta argumetoj me poshte kete gjë). Por vellezerit jane bere vertete kopila : filmi ka nje energji te tille fizike, qe ben nje martese shume te rrafinuar dhe finoke midis filozofillekut te ftohte e cerebral alla-Bresson dhe filmit realist (ose soc-realist, po deshi ndonjoni). Une ne fakt ngela pa fjale nga kjo martese ! Ajo skena kur ky çuni i vogel shtrengon fort e nuk e leshon per vdekje Cécile de France eshte nga më te hatashmet qe kam pare ne keto 10 vitet e fundit ! Lumë me shkuan lotët…

Shkurt (dhe gjatë), mua me duket se Dardennët edhe kesaj rradhe, prap e kane kruajtur koken (per mire a per keq, ky eshte tjeter muhabet !), edhe pse, ne shtyp e në media nuk ngeli njeri pa thene e shkruar : “gjithmone te njejten gje bejne keta vellezerit belgë”. Jo jo, kesaj rradhe mua nuk me duket se “keta s’kane më ç’te shpikin” : per mua, keta vazhdojne te shpikin. I vetmi hall qe kam une, eshte se sa perqind e lotëve te mij ishin nga ata, te cilet Bergmani i quan “lot te keqinj qe çlirojne spektatorin nga stresi i te perditshmes”. Por, po te marrim parasysh se kam nja dhjete vjet te mira qe jap jeten per kinemane, dreqi e mori : shpresoj ta kem kalu nje çik ate fazën e lotëve te keqinj ! Perndryshe, vellezerit belge qenkan bere vertet kopila. Ne te dyja rastet, une ua heq kapelen !

Filmi fillon tmerresisht mire ! Nje çun i vogel, Cirili, kerkon te jatin e tij, jo se ai ka vdekur, por sepse ai e ka braktisur. Nje gjurmim i pakuptimte (ose me mire, teper i kuptimtë !) per te gjetur ku eshte i ati. Dhe e gjen, edhe pse ky nuk eshte finaliteti skenaristik i filmit. Hatà : skena fizike, njera më fizike se tjetra, deri ne ate pike fizike sa edhe i shkreti djalë çjerr surratin (fizikisht !), ne shenje revolte ndaj braktisjes qe i ben i ati (çurk lotët unë… ). Vetem lodhja (fizike !) e ecejakeve me biçiklete e keput te shkretin çunak ne krahet e Cécile de France : deri edhe deshperimi i Cirilit eshte fizik !

Pastaj eshte nje pjese qe nuk me pelqen fare fare : i dashuri i Cécile de France i kerkon kesaj te fundit te zgjedhe midis tij dhe Cirilit. Skenë debile, qe mbin si çiban, qe s’ka piken e kuptimit. Pata frike se do dilja nga filmi. Por jo ! Ajo skene, ne fakt, tradheton vellezerit Dardenne ne qellimin e tyre : ideja e tyre eshte te ecin shpejt (per nga ana skenaristike), qofte dhe nganjehere shkeleshko, vetem e vetem per te arritur aty ku duan te arrijne : tek hyjnorja, e bekuara, tek ‘the grace’. Qe te provoje se Cirili ka gjetur paqen (ka pranuar qe i ati nuk e do më dhe ka pranuar dashurine per të nga ana e Cécile de France), filmi e vë ate ne nje prove te fundit fare fare : Cirili duhet te fale edhe njeriun, i cili e “fali” (pa e falur vertet !) vetë Cirilin pak më parë (nje moshatar i tiji). Per here te trete (dhe te fundit) degjohen per 4-5 sekonda pak muzike ( bismilah per nje film te Dardenneve !). Kjo muzikë, ne fakt, çdo here qe tingellon (3 here gjithesej ne film) paralajmeron se mund te ndodhe ‘le basculement’ (failover). Heren e trete, ndodh e treta e verteta : Cirili e kalon ‘proven’ : e fal edhe ate qe beri sikur e fali ( e qe per pak sa nuk i mori jeten).

A ka gjithe e më shume nenkuptime (arrière pensée) te krishtera kinematografia e Dardenneve ? Ndofta. Ose : pa dyshim.
Po mire, edhe Pasolini ishte edhe kamunist, edhe katolik ! 

Po ç’a note ti vejm atehere filmit ?
“Le gamin au véo”, per mua eshte pak a shume si puna e “The Black Swan”, por ne sensin e kundert : nese filmin e Aronofskit e urrejta, fare mire mund t’i vija noten kaluese 5 apo 6, sepse ja njihja dhe ja njoh disa vlera kinematografike filmit. Me kete te vellezerve belge eshte e kunderta : filmin e adhurova (domethene, do te duhej ti vija noten 10), por ‘fshehurazi’ jam i bindur se nuk meriton më teper se nota 7 apo 8. Keshtu qe po bej nje kompromis :

9.0

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Postuar më parë nga korçar
…ky rrugetim i filmave te vellezerve Dardenne eshte gjeja me perverse, por jo ne kuptim e lig te fjales, por me kuptimin e rrugetimit me kthesa e gjurmehumbes, qe mund te kem pare deri me sot.Nuk eshte pak jo… sepse imazheve te tyre u shton nje pushtet, nje force, vampirike, ringjallese, te papare, gjithe duke qendruar ne sfera shoqerore, n’ato te jetes se perditshme.

Sigurisht qe nuk eshte pak ! Ke shprehur ate qe une e quaja “jane bere ultra finokë, keta Dardennet”. Paskemi te njejtin mendim : vellezerit belge nuk stagnojne, perkundrazi, avancoje e avancojne ne rrugetimin e tyre (nderkohe qe, atmosfera e kritikes ne media, nga ç’kam hasur, ka qene kryesisht banale, e tipit : “gjithmone njesoj dhe gjithmone te shkelqyer keta dardennet”).

 Postuar më parë nga korçar
si ka mundesi qe c’do personazh i filmave te vellezerve Dardenne, si perfundim, pikerisht, perfundon i rekuperuar nga shoqeria, apo nga menyra e funksionimit te nje shoqerie? Nuk eshte tamam pyetje, per mua eshte pohim… gje e sigurt, mbase e vetmja gje e sigurt qe kam per filmat e vellezerve Dardenne. …Tek filmat e vellezerve Dardenne, imazhet nuk zhduken, por REZISTOJNE, gjithe duke pasur nje rrugetim tragjik e te lekundshem nga te gjitha anet.
Kjo eshte forca e filmave te tyre qe te nxjerr te nje konkluzion i tipit “kinematografia” paska esence te krishtere

Mua me duket i drejte arsyetimi yt. Fundja, kinematografia eshte sajese e popujve me kulture te krishtere, ose ndofta edhe me gjere, me kulture judeo-kristiane. Dua te them se imazhi (prej nga e ka dhe origjinen edhe kinematografia) ka qene historikisht, se pari, pjese e kultures judeo-kristiane, e nese do shkonim edhe me thelle, imazhi vjen prej antikitetit grek, si pararendes i kultures judeo-kristiane. Por jo vetem i saj : kam ngelur pa mend perpara disa kohesh kur kam vizituar ne Paris nje ekspozite me objekte budiste te Kultures Gandhâra (diku midis Pakistanit dhe Afganistanit). Eshte zona ku jane gjetur statujat (imazhet) e para fare te Budes (i cili pranohet se ka lindur rreth shek 6 para eres sone). E pra statujat e para fare, te gjetura ne Gandhâra (e qe prezentojne imazhin e Budes – disa syresh i pashe te ekspozuara), jo vetem qe datojne veçse andej nga shek I apo i II pas eres sone, por eshte impresionuese ngjashmeria qe ato kane me… statujat e antikitetit grek ! (dhe qe ne fakt quhet art greko-budist dhe shpjegohet me influencen qe kane patur trashegimtaret e Aleksandrit te Madh, shekuj me vone pas ekspeditave te tij ne ato zona). Statuja e meposhtme ka gjithshka prej nje statuje te antikitetit grek ! E megjithate, eshte Buda qe reprezentohet !

Pra si te thuash, ishin greket e vjeter ata qe ua ‘sollen’ imazhin e Budes popullatave lokale, edhe pse vete Buda ekzistonte mire e bukur tashme prej 7-8 shekujsh (ne forme psallmesh, lutjesh, kengesh… – por jo si imazh !). Fundja edhe talebanet (si forme ekstreme e nje besimi) jo rastesisht bombarduan monumentin e famshem te Budes ne Bâmiyân, me rezultatin e trishtushem qe njihet tashme

 

 

Ndaj e shoh llogjike qe i ben pyetje vetes se

 Postuar më parë nga korçar
nuk di si te anashkaloj te krishteren e filmave te tyre, nuk di si ta shoh e si te mos ta shoh, po di perfundimisht se e shoh, e di, e ndjej se eshte aty e plote, gati gati me te njejten force profetike dhe te papercaktueshme e percartese se rrefimi “Krishti u ngjall”.
“Vertet u ngjall?, pyes e pyes e pyes veten.

Eshte ne llogjiken e gjerave : fundja, vete besimi kristian pretendon se Zoti do te kthehet nje dite, permes Imazhit. Eshte e njejta gje me ate qe shkruan diku me lart :

 Postuar më parë nga korçar
Fataliteti nuk na qenka imazh, besimi po, eshte imazh. Kete e thone filmat “Dardenne”.

Pra besimi eshte imazh (fataliteti, jo). Pak rendesi nese eshte besim fetar apo (shkurt) besim. Ndofta ketu fshihet edhe sikleti qe kemi me “të krishterën” ne filmat e tyre…
Sa per :

 Postuar më parë nga korçar
“Djali me biciklete” permban gjera te shkelqyera… momenti kur fshihet nen kuverte

Forca kinematografike e atij plani eshte po aq e fuqishme sa ajo e atij tjetrit, kur djali shtrengon parukjeren. Une bera habi, se vellezerit Dardenne, ne filmat e tyre te meparshem, nuk kane qene ndonjehere fansa (te themi keshtu) te idese se fuqise kinematografike (la puissance) permes nje plani te vetem ! (per ta, me eshte dukur mua, fuqia vinte zakonisht permes ‘shumatores’ se planeve). Dhe ç’eshte me e rendesishmja, me duket mua, te dy ato plane (fshehja nen kuverte + rrokja pas parukjeres) jane shtrengime, qe vijne pas nje ikjeje (fuite). E forte ideja e shtrengimit (rrokjes) ! Filmat e tyre mbahen (shtrengohen) mire, apo jo ?

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s