‘Essential killing’ – film polak me regji te Jerzy Skolimowski

Nese do benim nje grup te vogel me regjizorë te medhenj qe kane mbi 70 vjeç por qe vazhdojne here pas here te bejne ndonje film te ri (do fusnim ketu Godard-in francez, Monte Hellman-in amerikan, Wakamatsu-n japonez apo Andrzej Wajda-n polak), pikerisht ketij te fundit do ti ngelej hatëri nese nuk do permendnim nje tjeter bashkatdhetar te tij e qe quhet Jerzy Skolimowski.

 Me ka pas pelqy SHUME filmi i tij i para dy-tre viteve “4 netë me Anën”, qe e kish realizuar pas 20 vitesh heshtje : ate qe kane te mire regjizorët e medhenj, te sporovuar si te medhenj, eshte fakti se që dhe ne 5 minutat e para te filmave te tyre, e kupton se behet fjale per film, jo per mashtrim. E them kete, sepse ka diçka vertet te çuditshme me artin filmik : ne ndryshim nga artet e tjere, duke qene se procedimi eshte shume i afert me manipulimin, nuk eshte dhe aq e kollajt te ndash ’shapin nga sheqeri’, pra filmin (le cinéma) nga ‘no filmi’ (anti-kinemaja).
Pikerisht, po thoja qe keta regjizoret e medhenj, i kupton qe ne 5 minutat e para qe, per nga ana profesionale, s’ke ç’u thua : filmat e tyre jane kinematografi dhe pikë.

Me gjithe lavdet e shtypit per filmin e fundit te Skolimowskit, me gjithe Ariun e Argjente ne festivalin e fundit ne Venecia, me gjithe respektin qe kam per filmat e regjizorit ne fjale, mua nuk me pelqeu “Essential Killing“. Dhe jam shume i qarte ne koken time per arsyet e nje zhgenjimi te tille.
Nuk me duket se Skolimowski ka ndonje gje te re per te na rrefyer, treguar, pershfaqur. Filmi tregon arratisjen e nje te burgosuri te Al-Kaidas, rrugetimin e tij. Gjithe duke mbetur evaziv, pra duke mos percaktuar fort se cili eshte ai, nga vjen, ku shkon etj etj.
Me gjithe keto elemente interesante (film-rrugetim, film gati pa-zë, aktor qe e adhuroj : Vincent Gallo !), prap se prap, mua me duket se filmi eshte shume ‘plan-plan’, pra me dha pershtypjen e nje skenari te vene ne skene, dhe asgje me shume. Duket sikur filmi nuk jeton (besoj se ka te beje me dialektiken, por jo ate te historise se filmit, por të vetë filmit, te menyres se si eshte bere, se si ‘qendron ne kembe’). Shkurt : me duket se Skolimowski nuk e ka kruajtur aq sa duhet koken, per te patur te na thote ca gjera interesante e pasionuese, edhe kesaj rradhe… Dhe me erdhi fort keq qe nuk munda ta pelqej kete film.

5.00

 


 

Maj 25, 2011

Postuar më parë nga korçar
menyra se si Skolimowski filmon nuk ndryshon fare ne te gjithe filmografine e tij, eshte po i njejti Skolimowski qe filmon gati gati plane abstrakte 

Nuk ka ku te shkojë më dakort (sepse e kam ndier kete, tek 2-3 filma te Skolimowskit qe kam parë), por mua me duket se ky film i tij, in fine, nuk merr fryme, ça ne vie pas (filmi ë, jo ngjarja, historia). Ose per te qene i sinqerte deri ne fund : me pelqeu fillimi, edhe ‘vazhdimi‘, por më pas, sidomos kur fillon rrugetimi (më irritojne nje çike zhurmat dhe muzikërat-zhurma qe e shoqerojne, sepse më japin pershtypjen se regjizori nuk ka dit si ta ‘shtyjë’ filmin deri ne fund), pra kur fillon rrugetimi e deri ne fund te tij… ngela si guak. As u habita, as u intrigova. Thjesht i bera pyetjen vetes : po pse e ka bere kete film ky Skolimowski ?? Une nuk dua hiç ta paketoj filmin e tij (une ku ta gjej te mos e paketoj dot nje film ! per kete gje dhe vazhdoj te shpresoj tek kinemaja !) : mbreme kam pare “the tree of life” te Malick dhe pikerisht, ngela jo pak i zhgenjyer, sepse arrita ta paketoj (me fjale- ne koken time).

 Postuar më parë nga korçar
sa per filmin ne fjale, ajo qe te prish terezine (apo rehatllekun?) eshte mungesa ekstreme e njerezillekut… te ngacmon ndergjegjien… po dreqi e morri deri ku mund te arrijme?

ah po, kjo eshte ide interesante. Por nuk po me kujtohet episodi i shderrimit te burrit ne qen, e perseri ne burre  . Apo e ke fjalen per metaforen e filmit, pra shnderrimin e heroit kryesor ne qen, prap ne burre, per te perfunduar kalë ? Nese eshte per kete, ok, por une nuk e pashe te jetonte nje ide e tille.

 


 

Maj 26, 2011

Per shembull, si i shpjegon ti momentet retrospektivë, qe jane te nje banaliteti te pashoq ?? (dhe qe jane vite drite larg planeve gati abstrakte, qe mund ti gjesh ne pjesen tjeter te filmit). Sa here kish nga nje fragment retrospektiv (e kaluara talebane e heroit, gruaja e tij… etj etj – te kujtohen besoj), aq here une e rifilloja filmin nga zero 

 Postuar më parë nga korçar
Po pse u burr i dheut jane banale ato momentet retrospektive, ato “flashbacks”?
….
Apo mos ke dicka kunder kujtimeve rrufe nder filma si forme stilistike?

Jo jo, nuk kam asgje kunder ‘flashbaqeve’, por me duken banale sepse nuk kane asgje prej abstrakteje, sikurse pjesa tjeter e filmit; sepse jane realiste; sepse jane te mbushura me cliché (Kurani, shkollat islamike, burka…). Sepse provojne qe Skolimowski ka hezituar ne perzgjedhjen e formes totale te filmit (abstrakte apo reale). Per mua, nuk e ka kruajtur aq shume koken sa (me ç’duket) di ta kruajë ai !

 Postuar më parë nga korçar
Gjithe duke kritikuar, per keq, ke qelluar ne shenje duke thene “aq here une e rifilloja filmin nga zero”… Shume bukur! Dhe neqofte se eshte e vertete, a nuk te duket dicka qe perputhet krejt me ate qe perjeton personazhi?

Prap jo. Sepse, nese Mulholland Drive eshte film-ëndërr (sikunder dhe heroina e tij), kjo nuk me pengon ta shikoj filmin si të tërë, edhe pse ne gjendje ëndrre. Ndersa tek filmi i Skolimowskit, detyrohesha te dilja nga filmi, nga gjendja e tij abstrakte (ke qelluar ne shenje me këtë abstraksionin e imazheve te filmit, jam verberisht dakort), dhe me duhej te rihyja ne film pas çdo flashback-u. Jo se më prishte komoditetin e shikimit (ku ta gjeja !!), por me prishte shikimin (tout court). Perndryshe, si shpjegohet qe e adhuroj fillimin e filmit ???

 Postuar më parë nga korçar
Nejse po pate kohe e mundesi shiko dhe “The shout” (do kuptosh jo pak nga menyra se si Skolimowski e percjell nocionin e zhurmes ne filmat e tij), ose “Pune n’te zeze” (“Travail au noir”) film i bere andej nga viti 1982, ne momentin qe ne Poloni po ndodhte Solidarnosk…

Nuk kam pare asnjerin. Do doja shume !! Do mundohem ti gjej me patjeter ! Duhet te jete nje nga arsyet pse nuk shoh shume qarte se si i ben filmat Skolimowski (ndersa me Straub-ët nuk e kam kete problem, sepse u kam pare 99% te filmave).

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s