“O Estranho Caso de Angélica”(Rasti i çuditshem i Angjelikes)-film portugez me regji te Manoel de Oliveira-s

Cdo here qe shkruaj postimin e rradhes per filmin e ri ‘te rradhes’ se Manoel de Oliveires, aq here kam pershtypjen se regjizori rinohet ! Kete vit, ai mbush plot 102 vjeç dhe me sa duken bathët, legjenda eshte kthyer tashmë ne realitet: de Oliveira eshte regjizori më i ri ne botë !

Te pakten, kete e konfirmon filmi i tij i fundit, qe te ben te ferkosh syte : limitet e perceptimit vizual te nje filmi jane çuar ne kufijtë e tij ose thene ndryshe, jane kthyer ne origjinë : “Rasti i çuditshem i Angjelikes” eshte po aq ‘film pa ze’ sa dhe film i shek. te 21, po aq ‘film rinor’ sa dhe film i vjeter , po aq romantik sa dhe modern : de Oliveira ka destabilizuar perfundimisht kohen !
Historia eshte e thjeshte, biles behet fjale per nje auto-fiksion : kur ka qene djale i ri dhe fotograf per nga zanati, de Oliveires i kerkuan qe te fotografonte nje kusherire, nje grua te re te vdekur. Personazhit te fotografit ne film, i duket se gruaja e re e vdekur, gjate fotografimit, ibuzeqesh ! Dhe bie, deri ne marrezi, ne dashuri me të !!

 


 

Fotografija – Kinemaja
Vdekja – Jeta
Bardh-e-zija – Ngjyra
Antimaterja – Materja
Fantastikja- Realja
E shkuara – E Tashmja
Mitikja – E Sotmja

 

Nga ana plastike, regjizori eshte ne majë fare fare te artit te tij. Cdo plan filmik eshte magjepes, por asnjehere fotografik, i ngrirëfrozen. Gjithmone kinematografik, dmth ne lëvizje (levizje te brendshme). Qe te kujton nje tabllo qe do te lindte nga martesa e nje pikture te Vermeer me nje tjeter te Magritte ! Klasike dhe moderne.

Efektet speciale te “O Estranho Caso de Angélica” jane nga më te bukurat qe mund te kem pà ndonjehere ne kinema ! Biles skena e fundit te kujton nje tjeter film te mrekullueshem, Last days (2006) te Gus Van Sant.

Nga ana tjeter, ‘çuditerisht’ filmi eshte sivellà me nje tjeter film modern, Kufiri i agimit (La frontière de l’aube), 2007, i Philippe Garrel. Te dy keta, pra Garrel dhe Oliveira, permes filmave te tyre, duket sikur i bejne homazh filmit më te madh te historise se filmave pa zë, pra “Sunrise’ te Murnau (1929).

Ajo qe shpresoj me gjithe zemer eshte fakti qe, plani i fundit filmik i “O Estranho Caso de Angélica“, pra ajo mbyllje sublime në erresire te zeze, te mos jete profetike dhe keshtu, de Oliveira te vazhdoje te xhiroje ende filma. Per arsyen më te thjeshte e më evidente : me 102 vite mbi shpinë, portugezi ne fjale eshte nje nga më te rinjte, më inventivët, më novatorët dhe më fantastikët e gjithe regjizoreve aktuale ne aktivitet !

Duhet nje note per filmin ?? Me sa di une, per femijët nga 1 deri ne 102 vjeçar nuk ka nota.  Duhet repektuar rregulli ? Ok :

 

10 me yll ⭐ !

trailer: http://www.youtube.com/watch?v=KYbb64UzXBY

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s