“Black Swan” – film amerikan me regji te Darren Aronofsky

Image result

Kur mbaron filmi, degjohen duartrokitjet frenetike te salles, per balerinën. Dhe pikerisht ne ate moment, ne ekran, shfaqet emri i regjizorit : Darren Aronofsky ! Megaloman ?? Joooooo, hiç fare !! 

Ok, po e marr me rradhë : ka nje shije te ndyrë per dhimbjen (vuajtjen) tek “Black swan”, nje shije evidente per voyeurism-in. Kënaqet Aronofsky ta shikoje heroinen e tij te vuajë, po aq sa kenaqet ta shikoje spektatorin te shokuar, te tronditur ! Ky duket qellimi i vetem i regjizorit ! I vetmi !! Per asnje sekonde te vetme, nuk të lë ty si spektator te implikohesh sado pak ne jeten e heroines kryesore, te ndash sadopak vuajtjet e saj. Por nuk duhet me u impresionu, ne fakt : personazhet horrorifikë te ketij mender-filmi, nuk jane gje tjeter veçse figura qesharake, qe, per te thene nje te vertete, më provokuan te qeshura te sikletshme më shume se nje here, gjate filmit. E perseris: personazhet e ketij filmi nuk jane veçse disa artefakte baroke, qe regjizori ja hedh ne surrat spektatorit, sikur te na gjuante me bajga ! Doni nje shembull ? ok ! Ja, merrni Winona Rider, qe duket se eshte perzgjedhur per rolin e saj, pikerisht sepse sot ajo vetë eshte nje yll i venitur kinemaje, ose me sakt, nje yll i pjerdhur! Dhe ça ben Aronovsky ? I jep rolin e nje balerine te mbaruar, pra po aq te pjerdhur ! Faqja e zeze !

Fundja, ç’jane personazhet e ketij filmi ? Jane vajza te mbajtura nen zgjedhë nga nënat e tyre, lezbike (të padyshueshme si te tilla, ketu eshte “lezeti’ ), psikorigjide (narcizike e skizofrene) dhe te çmendura me demek pas punës. Per te cilat, zgjidhja e vetme eshte dhimbja (vuajtja). Por jo ç’fardolloj vuajtje !! Yyyyyyyy, as qe behet fjale per atë te Shen François-së, ose Shen Antonit, vuajtje qe fundja, in fine, shkojne ne drejtim te nje gëzimi, hareje. Tek Aronofsky, dhimbja sherben si justifikim jetësh per njerez pa trù ! Per asnje moment, nga askush, baleti, mizaskena permes baletit, nuk vihet ne pikepyetje : baleti (puna !) na qenka e vetmja jetë e mundshme, e vetmja mizaskenë ! Sa ne skenë, aq dhe ne jetë ! Biles dhe mizaskena filmike e Aronofskyt, e mban veten per te tille : e vetmja dhe unikja mizaskene kinematografike ! Në ate pike, sa qe fraza e fundit e filmit eshte : “That’s perfection !”

ZERO ME XHUFKE !

0.00

ps 1: gjate filmit, po mendoja per te gjoren Natalie Portman dhe tonelatave te “eyewash” (collyre) – lëng per syte, qe duhet te kete marre gjate xhirimit, qe te duket e emocionuar e me lot ne sy pergjate gjithe filmit. E gjora ! S’ke nje plan filmik gjate gjithe “Black swan” pa Natalinë si në ethe !! Dhe ne fakt, pikerisht ketu eshte dhe origjina e te keqes se ketij filmi : nderkohe qe na propozon nje variant të veshtiresive te zanatit te balerinës, “Back Swan” ja imponon po keto veshtiresi nje aktoreje (Natalie Portman), ne kerkim të… famës !
Kur jane Oscar 2011 ?? Me 27 shkurt ??
😉

ps 2 :  Gjate filmit gjithashtu po mendoja qe, ne fakt, Darren Aronofsky eshte si te thuash, “Cronenberg for Dummies” ! Per ata qe nuk kuptojne gje hiç nga filmat e Cronenbergut ose qe ndihen te destabilizuar kur shohin filmat e tij, ky Aronovsky eshte ilaç ! Aty i ke te gjitha : temen e metamorfozes, te trupit qe i nenshtrohet provave te veshtira, dominimi midis qenieve njerezore. Dhe nga ana teknike, Aronofsky eshte me se shumti i talentuar. E prap se prap, edhe pse ‘i talentuar’, mungon diçka : per shembull : skenat surrealiste, ne vend qe te mblidhen (to add) per te prodhuar më teper tmerr, anullohen !! Sepse midis fantazmes (surreales) dhe reales, regjizori nuk ndryshon regjimin e imazhit (eshte e njejta menyre te filmuarit, ne te dyja rastet).

ps 3: Kur po dilja nga kinemaja (salla ishte plot, dhe kryesisht moshë e re), nje grup te rinjsh po zbrisnin shkallet prapa meje e po thonin mes vetit se “ç’film i hatashem, na là pa frymë, etj etj etj“. Kthej koken e i them njeres prej tyre : “Po ç’zeza film i hatashem ! Heroina e tij na paraqitet si nje qelbesire, e rrethuar veçse nga qelbesira !”. Dhe shtova : Eshte mese evidente qe regjizori mendon se njeriu eshte qënie e poshtër” !
Dhe ajo me kthehet, gjysem e habitur, gjysem e hutuar : “po tani… qënie e poshter eshte njeriu !”.

Duhet te kishte nja 20 vjeç.
Dhe mendonte se njeriu eshte vertet qënie e poshter !!
Dhe dukej se nuk ishte e vetmja qe mendonte keshtu…

Keshtu qe : sigurisht qe Aronofsky do zgerdhihej i vetekenaqur! Ka kuptuar nga shkon rryma. Biles eshte perfaqesuesi më i denje i saj !! 

ps 4: se harrova : ne nje moment, nje tjeter qe ishte aty me grupin e te rinjve, më thote : “Gjithsesi, film virtuoz !” (dhe ne fakt, filmi, po nuk e pate mendjen, ta jep vertet pershtypjen qe eshte i tille !).

Ju pergjigja : “Edhe Hitleri, virtuoz ishte !”
Dhe ika.

ps. 5: Dhe nje shenim te vogel : mos u nis shume nga fakti qe i vura noten zero me xhufke filmit ! Ishte më shume nje forme reagimi kunder kesaj lloj kinemaje (ajo qe me shqeteson, mbi te gjitha, eshte shikimi nihilist, cinik dhe meskin i botes, nga regjizorë te tille, qe e mbajne veten per ardhmerinë e Hollywoodit, dmth të vetë kinematografise pra mo !  ). Po deshe ti, mund ti vejmë edhe noten 5, biles dhe 6. Une vete thosha qe, nga ana teknike, eshte evidente qe filmi ka disa cilesi (ndaj dhe permenda ate punen e virtuozitetit ). Edhe pse, mua më duket se edhe nga ky pikeshikim, siç shkruaja,

edhe pse ‘i talentuar’, teknikisht, ne film mungon diçka : per shembull : skenat surrealiste, ne vend qe te mblidhen (to add) per te prodhuar më teper tmerr, anullohen !! Sepse midis fantazmes (surreales) dhe reales, regjizori nuk ndryshon regjimin e imazhit (eshte e njejta menyre te filmuarit, ne te dyja rastet).

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s