“HEREAFTER” – film amerikan me regji te Clint Eastwood


 Edhe pse nuk ngeli njeri pa e parë e pa e sharë, seç me thosh nje mendje qe ma kish qefi ta shihja filmin e fundit te Clint Eastwood.
Dhe nuk e kisha patur fort keq !
Sepse me pelqeu !!

Eastwood edhe kesaj rradhe ka marre si gjithmone skenarin e rradhes qe ja kane vene ne tavolinen e punes – (une nuk mbaj mend qe ai te kete bere ndonje film ku te jete vetë dhe skenarist !) – dhe i eshte futur realizimit, pra regjisë, siç di ai, pak klasikçe, pak akademikçe, por qe, siç do thosh korçari, “fundja te tjeret sikur te bejne gjysmen e asaj qe ben ai, nuk do ishte keq”.

Per nga tema, kesaj rradhe, Estwood eshte marre me vdekjen; ne shikim te parë, duket si konsekuence e moshes se tij aktuale, por nuk besoj se eshte kjo : thjesht i ka interesuar skenari, 3 histori paralele (ne USA, Angli dhe France), qe i nderlidh fenomeni paranormal i atyre qe kontaktojne te vdekurit.
Ajo qe me intrigon eshte fakti qe, perderi sa Eastwood eshte kaq brilant ne narracion (kete gjë e konfirmon edhe “Hereafter” !), pse nuk ka transpozuar ndonje veper te stermadhe letrare, por gjithmone eshte kenaqur me ate ç’ka i kane ofruar skenaret (ne hollywood) ??! Nje mendje me thote se ish-cowboysi i famshem, nuk eshte ndonje lexues i madh, pra pak merr vesh nga letersia dhe, gjithe ç’ka mesuar, sidomos ne trajtimin e narracionit, e ka nga eksperiencat neper platetë e xhirimit te filmave.
Por edhe kjo qe them, nuk duhet marre per ndonje kritike, sepse siç thoja me lart, rezultati eshte vertet i kenaqshem, i lêvdueshem e jo pak-kush, do ja kish zili !
Keshtu qe :

8.0


Shkurt 16, 2011

korcari:

Klinti ka nje gje te mire, q’eshte dhe arsyeja pse filmat e tij duken te mire (por jo me tej…): modestine. Klinti eshte mbreti i modestise (vetem ne pamje mbase…). Te filmi ne fjale mua me pelqeu vetem pjesa amerikane… E di si eshte puna, me vjen keq t’i futem kesaj punes se Klintit sepse per bese shume here mendoj se eshte keshtjelle letrash e vetem me nje fryme bie pertoke…Me mire s’po fryj fare. Autor-o, spo e shkruaj noten time, megjithese ma ka qejfi ta ktheja per se mbrapshi ate noten tende… gje qe nuk do te thote se “fundja te tjeret sikur te bejne gjysmen e asaj qe ben ai, nuk do ishte keq” nuk qendron.

autori:

Citim Postuar më parë nga korçar
Te filmi ne fjale mua me pelqeu vetem pjesa amerikane…

Sikurse mund ta mendosh, edhe mua ajo mu duk pjesa me e mire : eshte ne shtepi te vet fundja ! Por dhe qe te me pelqente loja e Cécile de France… nuk e prisja !! (di ti drejtoje mire aktoret Clinti, edhe kjo duhet thene, ne fakt).

 Citim Postuar më parë nga korçar

E di si eshte puna, me vjen keq t’i futem kesaj punes se Klintit sepse per bese shume here mendoj se eshte keshtjelle letrash e vetem me nje fryme bie pertoke…Me mire s’po fryj fare.

Kur evokoja traspozimin e ndonje vepre te stermadhe letrare, aty e kisha fjalen ne fakt. Sepse, siç thosha, po mendoja : mor po ky shkelqen qe shkelqen ne narracion (rrefim), pse nuk merr ndonje roman nga ata super cult, e te na rrefeje mire e mire diçka monumentale ! Dhe ‘dola’ pastajeza tek nje idé imja qe me qarkollon ne tru prej kohesh qe, fundja, Eastwood nuk duket ndonje i leçitur i madh, ndonje i kulturuar i pamasë (kjo ndjehet sidomos tek intervistat qe jep, sidomos per mediumet seriozë). Dhe e shtyva pak me tej arsyetimin tim, qe, ne kinematografi, eshte jo pak e habitshme sesi mund te perfundosh gjenial per pak gje !  . Sepse, me te qeshur, me te ngjeshur, eshte e vertete qe zoteria ka jo pak reputacion ! Pastaj po te kemi parasysh qe ndonje Godard a Badiou (je sais, je sais…) ja adhurojne jo pak punet… , thua me vete : “qenka nje çike pune shanci kjo puna e te berit emer ne kinema !!”.

Te marr nje shembull krahasues, gjithe duke ndenjur ne anen tjeter te Atlantikut dhe tek e njejta gjeneratë : po shihja para pak ditesh “The Sunchaser” (1995) te Michael Cimino (sa per informim, meqe jemi ne forum publik : ky Cimino eshte ai qe ka bere ‘The deer hunter’, me De Niron ne Vietnam !). “The Sunchaser” = nje kryeveper !! Kam ngel pa fjale !! Do ta deklaroja biles filmin me te bukur te regjizorit ! (korçaro, a e ke pà ??).
Por ky Cimino i shkretë, edhe pse dihet se ka pat reputacion te keq tek producentët (deshtimi komercial i “Heaven’s gate” ne 1980), me zor pat gjet ca financime per te realizuar ne 1995 “The Sunchaser” dhe qe atehere, asnje film tjeter !! Dhe duket 100 here më i frymezuar e më mendjendritur se Clinti yne !! Dhe eshte po aq amerikan dhe i te njejtes gjenerate me të ! Po qimen e derrit te kete patur ???
Très bizarre…

  Citim Postuar më parë nga korçar
Autor-o, spo e shkruaj noten time, megjithese ma ka qejfi ta ktheja per se mbrapshi ate noten tende… gje qe nuk do te thote se “fundja te tjeret sikur te bejne gjysmen e asaj qe ben ai, nuk do ishte keq” nuk qendron.

Ti do doje qe t’i kisha vëne noten 9, qe ta ktheje bythmbrapsht e te dilte… 6 ! 
Dakort me ty jam ne fakt, 6 meriton. Por ja ngrita dy nota, per te shprehur habine time se ‘sa i mire qe mu duk filmi‘, pra dy nota i ka shtese falë surprizimit qe nuk e prisja !

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s