“Somewhere” – film me regji te Sofija Coppola-s

Faqja II

Janar 17, 2011

nuk eshte pune talenti, eshte pune principi. Principi qe, fakti qe Sofija vazhdon te beje filma pa patur asgje per te thene, eshte obscene (i pandershem – per te mos thene i turpshem). Ose, popullorçe : me keto pare qe nxori nga filmi, do beje nje tjeter qe do jete po ashtu nje hiç i madh ? Dhe Tarantino do ti japi medaljen e rradhes, meqe producent dhe distributor eshte e njejta kompani me ate te filmave te tij ?? Apo kryesorja eshte qe kapriçoja ti plotesohet kesaj goces ??


 

Janar 18, 2011

Meqe kam ca kohe :

Kur them se eshte e pamoralshme qe kjo goca vazhdon te beje te tille filma, e kam ketu :
Sofija, ne 10 vjet, ka tregu fiks te njejten histori ne të 4 filmat e saj : historia e nje goce te pasur (Marie-Antoinette, Charlotte tek ‘lost in translation’…) ose nje çuni te pasur (ne kete te fundit) dhe që behet derr, merzitet, s’ka ç’a te beje. Dhe sillet rrotull si kali në lëmë. Kaq. Kjo eshte ne thelb historia e të katër filmave qe Sofija ka realizu ne 10 vjet.

Ajo qe eshte e rrezikshme, eshte fakti qe kjo Sofija, mund te mbrohet duke thene : po mire, të berit e të njejtit film, eshte karakteristikë e regjizorëve autorialë ! Une jam autor! Une tregoj te njejten histori, sepse keshtu bejne autorët : ne thelb, ne filmat e tyre tregojne te njejten histori, qe korrespondon me boten e tyre te brendshme shpirterore, qe ne thelb, eshte një (një, e vetme, nje univers i vetem).

Tani : ti e une qe i kemi pare filmat e saj : “Somewhere”, jo vetem qe eshte nje remake i shpëlarë i “Lost i translation” (nuk e kam riparë, por kam frike se, nese e rishoh…), por eshte edhe krejt i zbrazët ne sens !! Ne fakt, “Somewhere” eshte i rrezikishem per filmat sundance-indipendentë, sepse kthehet ne model, ne traktat : “ja si behen filmat sundance-indipendentiste !” . Dhe eshte po aq i rrezikshem sa ç’eshte i rrezikshem “the social network” per filmat hollywoodiano-autorialë : Sofia Coppola eshte po aq imposture (mashtrim) per filmat indipendentë sa ç’eshte imposture David Fincher per ata hollywoodiano-autorialë. E di pse ? Sepse te dy, nuk bejne gje tjeter veçse pranojne botën qe i rrethon (cinizmin e Zuckerberg-ut, kotësinë dhe melankolinë e Johnny Marco-s). Nuk e tejkalojnë atë. Nuk propozojne gjë tjeter ne vend te saj.
E le pastaj te pretendosh qe keta regjizorë te vendosin ndonje bombë !! Larg qofte…

ps: ta ilustroj me nje shembull, qe te jem i qarte deri ne fund :
Ne nje skene te filmit, shohim ceremnine e ndarjes se çmimeve, ne nje spektakel alla berluskonian ne Itali (e ku heroi yne do marre nje çmim). Skene tmerresisht e shemtuar. E shemtuar ne sensin qe, Coppola e pershfaq ate skene pa me te voglin shqetesim per tu distancuar (décaler) nga ajo skene, pa u indinjuar. Sikur na thote : ja ku ka perfunduar bota e star-eve, dhe mua regjizores, nuk më mbetet tjeter veçse ta pranoj, ti nenshtrohem nje surrogatoje te tille. E tu propozoj (siç edhe ben) ca imazhe televizuale po aq te banale sa dhe vete spektakli !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s