Pse nuk ka më sot “Taxi Driver” ??

Tek “Forumi Shqiptar”, nje forumase me pyeste pse “Shutter Island” i Scorsese-s nuk ishte fort mire i pozicionuar ne top-listen e filmave qe kisha parë ne 2010-n.

I pergjigjesha qe, Scorsese-ja 70 vjeçar eshte sigurisht (nuk ngela une ta theksoj!) regjizor i mire. Por duhet pranuar diçka evidente : “Casino” (1995) eshte filmi i fundit vertet I MADH i tij. Qe prej asaj kohe… ah… ai nuk ka bere më filma te atij kualiteti… Ja konkretisht : “Kundun” (1997) apo “Aviator” (2004) apo “The departed” (2006), por qofte dhe “Shuttler island” (2010), jane goxha larg te qënit cilesorë siç kane qene “Taxi driver” (’76), “Good fellas” (’90) apo “Casino” (’95). Dhe zor se te jem i vetmi qe vë në pah nje gje te tille…

– Me thosh se:

nga PINK
“Good fellas, apo Casino, kane qene te mire, po, por dhe ato s’mund ti rishikosh me dhjetra here me ‘kenaqesi’. Le qe zhanret jane komplet ndryshe, dhe kohe te ndryshmeNuk e di si arrin ti krahasosh ti?”

– I pergjigjesha:

I ke rëne kokës !
Po te shpjegoj se si “arrij ti krahasoj” dy filma te te njejtit regjizor, njeri i 1976 e tjetri i 2010-s. Pyetja eshte vertet interesante !

Po e filloj keshtu: Mbreme pashe nje film, ose me sakt, ripashe nje film qe e dua shume (po shume shume fare, amà ! – do ta vija me qef ne nje top10-ever timin). Eshte :

Pra eshte “Jeanne Dielman“, me regji te Chantal Akerman (regjizore belge te ciles, per mendimin tim, arti kinematografik i detyrohet shume !! – dhe po i peshoj fjalet qe them). Nejse. Filmi daton i vitit… 1976 ! Fiks viti kur Skorcese ka realizuar… “Taxi Driver” ! Por eshte edhe viti kur Pasolini realizoi “Salo“, filmin e tij te fundit !!

Dhe po mendoja :

Te tre kete filma, pra “Taxi Driver” (Scorsese), “Salo” (Pasolini) dhe “Jeanne Dielman” (Akerman), perveçse jane bere ne te njejtin vit, 1976, kane te perbashket edhe nje gje tjeter : jane te tre filma shkatërrues. Ne kuptimin qe, tek të tre, behet fjalë per nje fenomen qe quhet catharsis (katarsis – ne shqip). Katarsisi eshte diçka nje qe njeri, nje popull ose nje komunitet, e ben ne nje moment te jetes se tij, per te pastruar nje here e mire qelbesirrllekun qe i eshte mbledhur tek dera e shtepise (per ta thene ne menyre disi figurative). Dmth katarsis-i eshte nje akt, nje diçka qe trondit nje here e mire botën. Por kush thote ‘trodis boten’, thote dhe NDRYSHOJ botën (boten shpirterore, fizike, jeten, por dhe Boten, ne kuptimin e pergjithshem).
Dhe po mendoja qe, keta tre filma, nuk eshte rastesi te jene realizuar ne te njejtin vit. Ne nje fare menyre, viti 1976 duhet te kete qene viti (hera) e fundit kur njerezit, njeriu, njerezimi, ka dashur te ndryshoje boten. Ose thene troç, te beje revolucion (edhe pse me kete fjale, shpesh eshte abuzuar…). Te beje revolucionin e vetvetes, te shoqerise, te botës. Dhe kjo, jo vetem ne vendet perendimore (eshte e vertete qe te tre filmat ne fjale, vijne nga tre vende te ashtuquajtura -perendimore- : Amerike, Belgjike, Itali), por edhe ne vendet Lindore (per mendimin tim, ky vit korrespondon edhe me fundin e revolucionit kulturor kinez, e fundit utopi Lindore – per mua, Blloku Lindor ka rene pikerisht ne 1976-n, dhe jo ne 1989 – renia e Murit te Berlinit, por nejse, kjo eshte tjeter temë…).

E pra qe atehere, pra qe prej mesit te viteve ‘70 (apo ndofta fiks qe prej 1976-s), po ta vesh ré me kujdes, nuk ka më filma shkaterrues, filma qe propozojne katarsis (qe shpjegova më lart). Sepse me siguri, edhe në vetë botën reale (reflektim i se ciles jane padyshim edhe filmat !! – sikurse jane edhe letersia, piktura, muzika…), nuk ka patur më sipermarrje te tilla, iniciativa te tilla. Vete filmat e mepastajme të Scorsese-s e konfirmojne më se miri kete gje ! Scorsese eshte po ai, ama filmat e tij… nuk jane më ata te dikurshmit, nuk jane më “Taxi Driver” ! Nuk propozojnë më KATARSIS !Sigurisht, kjo jo per faj te tijin, e thashe me lart : Scorsese eshte po ai (si te thuash). Por jane kohët qe nuk jane më te tilla !

Ja shiko sot : filmi i vitit (2010), per jo pak njerez, eshte “The Social Network” (filmi per Facebook-un). Pse ? Sepse fundja facebook-u eshte … 2010-a ! Eshte fare e thjeshte : siç jane kohet, ashtu jane dhe filmat. Kohet jane mediokre, meskine, frikacake (te shemtuara, do thosha), ashtu jane dhe filmat qe e perfaqesojne : medioker, meskinë, frikacakë, cinikë (biles te shemtuar – per ta thene troç). Pra problemi eshte, por dhe nuk eshte Scorsese ! Ai eshte produkt i kesaj kohe qe jetojme. Sikurse ishte produkt i nje kohe tjeter. Ndaj dhe eshte interesante te shikohet ecuria e kinematografise (dhe ne kete rast, edhe e vete Historise Njerezore) permes vepres (puneve) te te njejtit regjizor (per me teper, qe ai eshte artist i talentuar, i mençur, … bla bla bla, por kjo eshte dytesore).

Ja, keshtu arrij ti krahasoj (siç me pyesje ti me te drejte !) “Taxi Driver” dhe “Shuttler Island“. Sikurse mund te krahasoj “Jeanne Dielman” (1976) qe ripashe mbreme, dhe “The Social network” (2010). E shikon qe filmat nuk eshte vetem “punë realizimi” ! Per te qene deri ne fund i sinqerte, edhe une, nuk e kam kuptuar menjehere kete gje, sepse eshte e natyrshme qe nje film te jete i mire, duhet “te jete realizuar bukur” (siç eshte bere rendom te flitet). Por vjen nje moment (ndofta duhet nje katarsis personal per kete gje !), qe e tejkalon ate punen e realizimit (qe e perseris, ka rendesine e vet, por nuk ka fjalen e fundit !).

Ah, diçka : kur kam pare “The Social Network“, me kujtohet te kem thene me vete : “problemi i ketij film eshte se i mungon nje bombë, nje bombë qe shperthen e hedh ne ere gjithshka. Gjithshka te kesaj bote te vogel, meskine, cingune“. Më duket se kam patur te drejte : “The Social Network” eshte nje film qe te mbyt, te merr frymën ty si spektator.
Ndersa kur pashe mbreme “Jeanne Dielman“, fundi i filmit më beri te kuptoja se si nje palë gershërë (ata qe e kane pare filmin, më kuptojnë…) çliron spektatorin (sigurisht, edhe heroinen e filmit) nga nje peshë e rende, e tmerrshme : nje palë gershëre ndryshojne Botën !
Dhe mu kujtua plani i fundit filmik i “The Social Network” ku heroi eshte i vetem, por i torturuar nën peshen e cinizmit dhe egoizmit te tij.
Krejt e kunderta me planin e fundit filmik te “Jeanne Dielman” : heroina eshte vertet e vetme, por… sovrane !

ne fotot e meposhtme : dy imazhet e fundit nga : “Jeanne Dielman”-1976 (majtas), dhe “The Social Network”-2010 (djathtas). Ndryshimi midis tyre flet vetë…

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s