You Will Meet a Tall Dark Stranger – film anglez me regji te Woody Allen

 

… film te cilin nuk kisha fort ndermend ta shikoja, por rrethanat ishin te tilla qe më ‘detyruan’ ta shihja (aksidentalisht).
Sikurse edhe disa te fundit te Woody Allen, “You will meet…” eshte xhiruar ne Angli, tema e filmit eshte angleze, pra ai mund te konsiderohet si film europian (edhe pse i realizuar nga nje regjizor amerikan !). Dhe ne fakt, filmi i drejtohet nje publiku teresisht europian.

Duke pare filmin, po mendohesha se sa eshte plakur, ne fakt, pikerisht ky, pra i famshmi publik europian. Sikurse jane plakur vetë filmat-autorialë europianë, karakteristikat e sotme te te cileve mund te permblidhen me fjalet : filma te urtë, të ngadalte, humanë. Gje qe e mendova ne fakt edhe kur pashë “another day”, filmin e fundit te Mike Leigh “, te cilin e komentova pak me lart, dje. C’eshte dhe më komike, eshte fakti se sot eshte fare kollaj ti ngaterrosh filmat autorialë europianë me njeri-tjetrin, biles mund ti ngaterrosh fare mire edhe me telefilma ose me episode serish te stergjata. Eshte pothuaj e veshtire tu mbash mend titujt, aq me pak te te bejne pershtypje, e akoma më e rrallë te te mbesin ne memorje…

Keshtu qe ç’mbetet per ti dalluar nga njeri-tjetri eshte, te themi, l’écriture, skritura e tyre, menyra se si jane shkruajtur. Sepse sa per cilesine kinematografike, s’ke ç’u thua : drita eshte e bukur, aktorët luajne nuk ka më mire, mizaskenat jane diskrete (gati-gati frikacake, por kete po jua falim…) : Alain Resnais, Woody Allen, Claude Chabrol, Ken Loach bejne nga nje film te ri ne çdo nje a dy vjet , ndersa ne, spektatorët, ua njohim lehtazi firmën. Ajo qe quhej dikur “politika e kineastëve-autorë” (la politique des auteurs), qe nje here e nje kohe do te thoshte qe nje regjizor-autor te vinte artin e tij ne rrezik, te guxonte, te rrezikonte, sot eshte kthyer ne nje “plagë” per spektatorin, plagë e tipit : “oh, paska dalë Woody Allen-i i ri…”

Ndaj thoja më lart se ndofta e vetmja gje qe mbetet per tu komentuar, eshte skritura e tyre. E vetmja qe duket se ka deri diku vlerë.
Sikurse dhe tek ai i Mike Leigh, edhe tek ky i fundit i Woody Allen-it, edhe pse nuk ajo nuk “shpik” ndonje gje te re, duket se eshte skriturë deri diku inteligjente dhe deri diku edhe e ashper. Ok, nuk eshte fjala per nivelin e skriturës se filmave te fundit te Bergmanit (autor europian), -fundi i viteve ‘80 – , dhe qe per më teper, ishin telefilma !!!. Jo jo. Keta te Woody Allen-it, Mike Leight apo Ken Loach jane më pak precizë, më pak provokatorë, më teper llafazanë, pra shume here më plakaruqë se ato qe bente nje plak tek të 80-at, Ingmar Bergman-i, ne fundin e viteve ‘80. Ato duken rijoshë ne raport me keta qe permenda !!

Keshtu qe nuk me mbetet vetem ti vë nje notë, kuptohet kaluese, siç eshte 7-a, dhe e gjitha kjo, të me kujtojë, nje shoqe timen te gjimnazit qe shqepej pikerisht ne shtata, dhe sa here merrte nje note te tille, thoshte me humor e ironi bashkë : Eshte notë serioze 7-a !

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s