“Le quattro volte” – film italian me regji te Michelangelo Frammartino

 

Film qe ka ne qender 4 personazhe (qe shfaqen njeri pas tjetrit ne film : kur “zhduket” njeri, “lind” tjetri ): nje çoban, nje dhi, nje bredh, dhe nje cope qymyr. Pra behet fjale per 4 ‘pushtete’ (regjime) : pushteti (la reigne) njerezor, ai animalesk, ai vegjetal, dhe ai mineral (tokesor).
Film dokumentaro-fiksional (ne film nuk flitet as edhe nje minute te vetme !), ne ‘teori’ (en papier), filmi te merr ne qafë ! Ne praktikë (ne imazh)… më pak, per te mos thene fare. Problemi per mendimin tim eshte natyra prej programi e filmit. Në sensin qe, filmi me se shumti demonstron (a thua se ploteson nje far’ programi). Te krijohet pershtypja se filmi, ne fund te fundit, nuk eshte veçse nje deklaratë lourdingue (kabà ?) e demonstrimit qe merr persiper te kryeje… Shkurt : nje skenar i filmuar.

Montazhi po ashtu mu duk fort i keq. Kur regjizori nuk di ç’te beje me “Le quattro volte”, ja fut nga me nje plan te çative te fshatit (pare nga lart), ose plane filmike te pyjeve (te natyres). Gjate filmit, kjo me bente te mendohesha se sa e veshtire eshte ne fakt, te filmosh natyren, (ashtu siç meriton ajo te filmohet !), dhe më se shumti meditoja per mjeshterine e Straub-ëve, kur e bejne kete gje ne filmat e tyre.

Bresson-i po ashtu, thoshte se bukuria e nje filmi duhet ti ngjaje bukurise se nje fshati, (ose te nje qyteti, te nje mali, te nje fushe), dhe jo bukurise se fotografise se nje fshati (qyteti, mali, fushe..). “Le quattro volte” ka bukurine e fotografise se nje fshati, por jo bukurine e vetë fshatit.

Film inofensiv, i pademshem (ne fakt), por… kur thua -i pademshem-, zëre se ke thene : i panevojshem

 5.5

***

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s