disa filma te parë pergjatë dhjetor 2010-s…

e qe nuk i paskam permendur :

“RUBBER” – film amerikan me regji te Quentin Dupieux.

Para dy-tre vitesh, kur shprehja adhurimin tim per Steak, nje film francez me regji pikerisht te ketij Quentin Dupieux, jo pak-kush më merrte per ‘te çmendur’. “Steak” ishte film-meteor i ketij regjizori te ri (qe eshte edhe DJ, edhe regjizor video-clipesh !), i njohur shpesh edhe si Mr Oizo !

Reklama per “Rubber“, filmin e ri te regjizorit ne fjale e beri jo pak punen e saj : thuhet se sallat e kinemave, edhe pse film modest e me buxhet te vogel, ishin plot dhe filmi “beri namin” ! (ne fakt, ishin dy elemente qe terhiqnin vemendjen e spektatoreve per te shkuar e pare kete film : se pari, fakti qe personazhi kryesor i filmit eshte nje rrotë makine, dhe se dyti, fakti se filmi eshte xhiruar i gjithi me programin video te nje… aparati fotoje !).

E pra mua nuk me pelqeu “RUBER” edhe pse e pranoj se, teknikisht, regjizori ja ka arritur jo pak qellimit te tij (sidomos perdorimi i nje aparati fotoje per te xhiruar gjithe filmin!). Per mendimin tim, prezenca e spektatoreve brenda ne film (ata qe e kane pare, më kuptojne), eshte nje gabim trashanik ! Dhe “Rubber“, in fine, ka shume shume here me pak kinematografi, ne vetvete, sesa kryevepra pararendese e tij, “Steak“.
Nota : 5


“Another year” – film anglez me regji te Mike Leigh 

Nuk kam qene ndonjehere fans i melodramave te anglezit Mike Leigh (edhe pse melodramat jane nje nga zhanret e mia te preferuara ne ciné !). Por kesaj rradhe, inglizi me bindi (kenaqi). Kish bere nje film jo pak personal. Dhe kish thene disa gjera interesante.
Opinioni im eshte se behet fjale per nje film qe germon tek natyra njerezore, per te parë disa gjera qe me ç’duket, dhe vete Mike Leigh nuk eshte fort i sigurt (dhe aq me mirë qe nuk eshte i sigurt !). Per shembull, se ç’eshte xhentilesa, sjellja e mire, ose dhe me sakt, bujaria. Tamam : me duket se ky eshte nje film mbi bujarinë.

 


“Belle épine” (Gjemb i bukur) – film francez me regji te Rebecca

Zlotowski 

Jo keq per një film te parë, per nje regjizore te re.

Film jo pak frontal, pa lajle-lule, pa tralala.

 

7.0

 

 

.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s