Rreth disidences ne kinematografine shqiptare (2) – Kristaq Dhamo ose Kadareja i filmit shqiptar

 

– Faqja IX –

autori:

Kam pershtypjen se as mund ti heq, as mund ti shtoj ndonje gje mesazhit tend ! Ne mos ndonje “perzgjatim” ideje, psh aty kur shkruan :

CitimPostuar më parë nga korçar  “Vitet e para” …Une besoj se eshte filmi me i rendesishem i Dhamos. Ajo qe te bie ne sy ne filmat e pare te Dhamos qendron te fakti se kur tradhetaret flasin per komunistet nuk ngurojne te shprehen me fjale te renda te tipit « ata te vrasin », « ata te japin plumbin », « po na zbuluan na pret plumbi, te gjoret ne »… Kjo e folur kaq haptazi ne lidhje me gjaknxehtesine, gjakataren, e komunisteve zvenitet shume ne filmat e mevonshem te Dhamos duke filluar qe nga «Gjurma»

dhe jo vetem qe zvenitet, por shuhet fare tek “Bote e padukshme” (1987) ! Pasi personazhi i Eva Alikajt pranon fajin, asgje nuk tregohet ne film se ç’ndodh me të, dhe as me drejtorin (R. Ndenika) ! Ne ekran shfaqet nje plan i vetem qe tregon doktoreshen perpara mikroskopit… dhe kaq. Fundi i filmit ! Biles ne ate çast, më erdhi ne mendje se, per here te pare, Dhamo nuk ka ditur te mbylle nje film te tijin. Dhe kjo ne fakt eshte e arsyeshme : jemi pothuaj ne fund te viteve ’80, dhe asokohe, edhe vete socializmi shqiptar nuk po dinte si ta mbyllte kapitullin e tij 40 vjeçar… . E si ta dinte Dhamo ?? (kjo me kujton nje “muhabet” qe eshte gati per te qeshur : andej nga vitet ’70, thuhet se Hoxha i pyeti të vetët nese, me kalimin e viteve, ne nje vend socialist, lufta e klasave ashpersohej apo zbutej ?? Thuhet se Shehu u pergjigj se ashpersohej, ndersa Alia, se zbutej ! Hoxha e la qe mbetej… konstante !  – ketu i ka biles rrenjet ai opinioni sipas te cilit Hoxha, ne fakt, perfaqesonte linjen e mesme midis ekstremisteve dhe te moderuarve — por ky eshte tjeter muhabet… ).

.

Ndersa kur shkruan :

CitimPostuar më parë nga korçar 
Kjo me kujton dhe nje gje tjeter qe nuk e mbaj mend se ku e kam lexuar, se ne fakt ne komunizem emancipimi i grave nuk ishte vertet emancipim, te pakten jo ashtu si ç’pretendohej, si ç’shihej e teorizohej emancipimi i grave ne boten kapitaliste, por ishte me shume nje menyre qe grate te beheshin burra… jo se nuk jam dakort, ne nje fare menyre qendron, por eshte me e nderlikuar se kaq.

eshte normale te jete më e nderlikuar se kaq.
Sepse se pari, siç do thoshte ai filozofi francez, komunizmi, ne thelb eshte emancipim (tout court).

Se dyti, eshte më e nderlikuar se kaq, sepse nese vertet ishte më evident mashkullorizimi i femres,

jo me pak evident (edhe pse shume më pak i komentuar !) ishte feminizimi i mashkullit (prova permes nje tablloje, “çuditerisht” perseri nga… Sali Shijaku!!)

Nga e gjithe kjo, sidomos nepermjet raportit mal(mashkull) – fushë(femer) ne filmat e Dhamos, më kujtove nje nga sloganet më te njohura te asaj periudhe : “Ti qepemi kodrave dhe maleve e ti bejme pjellore si dhe fushat” ! Nuk ka me qarte !!

Ndersa sa per dyshimin se “je duke interpretuar gjithçka me shabllone seksualo-liberaliste“, do isha i fundit qe do dyshoja per nje gje te tille, qofte dhe per arsyen e thjeshte se, deri me sot, te gjitha orvatjet per te interpretuar veprat artistike te asaj periudhe (me se shumti, per shembull, veprat e Ismail Kadarese), kane qene kryesisht orvatje dhe perqasje kulturaliste (kultura shqiptare, kombi shqiptar… etj etj), pa mundur te shohin diçka tjeter më universale, diçka qe i kalon kufijt e ideologjive apo kulturave.

Chapeau !

 

 

(vijon ne faqen 10)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s