Rreth disidences ne kinematografine shqiptare (2) – Kristaq Dhamo ose Kadareja i filmit shqiptar

 

 – Faqja VIII –

korcar (vijon nga faqja 7):

C’tregon “Tana”? Ne fakt te gjithe duhet ta dijne se eshte filmi i pare shqiptar, une e kisha pare, por e pashe prape se nuk me kujtohej mire, dhe kam pershtypjen se filmi “Tana” eshte per komunizmin, ne nivelin ndjesor, konkret, ajo qe eshte libri “Manifesti i partise komuniste” i Marksit dhe Engelsit, ne nivelin konceptor (konceptual). Nuk kam shume frike ta them… Pra ç’ndodh te “Tana”? Ajo qe ndodh eshte e nje kompleksiteti si rrallehere ne filmat shqiptare, por qe ka te beje sidomos me kete “melodramen e mashkullores”, ja sinopsisi i wikipedias : “Në qëndër të filmit është Tana një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.” Qe nga sinopsisi meson se ajo qe eshte ne krize eshte te qenit mashkull : ata qe jane ne krize jane gjyshi i Tanes, si dhe pretendenti tjeter, Lefteri… Por nuk jane te vetmet qe jane ne krize identiteti, pasi dhe Stefani detyrohet nga Tana qe te vije te banoje ne shtepine e saj, gje qe ai s’e pranon kollaj se “nuk dua te jem dhender brenda” thote, dhe kjo eshte nje nga arsyet pse grinden midis tyre (Tana dhe Stefani). Pra ajo qe eshte ne loje eshte dinjiteti i mashkullit… Ai dinjiteti “tradicional” i mashkullit. Ne fakt Tana gjate gjithe filmit gjoja perpelitet sepse ne fakt gjate gjithe filmit nuk u ndryshon asnje presje konditave dhe arsyeve te saj, nuk i ndryshon asnje presje mentalitetit te saj komunist, dhe ne fund ka gjithçka deshironte… Madje duke qene se gjyshi i saj i dha llafin nje tjeter personazhi, kryetarit te kooperatives (tjeter personazh ne krize, tjeter mashkull ne krize), se do ta martonte Tanen me Lefterin, i cili e do Tanen por Tana nuk e do, Tana do Stefanin, pra ç’ben Tana kur i gjyshi refuzon qe ajo te martohet me Stefanin : shkon merr leje qe te martohet me Stefanin te sekretari i partise… E ku te shkoje tjeter, zevendesim i thjeshte i autoritetit atesor me ate partiak. Te vetmet qe humben ne kete mesele jane meshkujt : gjyshi i saj vdiq, Lefteri arestohet se me demek desh vrau Stefanin, dhe Stefani u perul ndaj deshires se tij per te mos shkuar dhender brenda sepse si perfundim shkon dhender brenda mu te shtepia e Tanes. Ne te gjitha keto me simbolikja eshte vdekja e gjyshit te Tanes, i cili vdes ne mes te fushes, ku punojne te gjithe kooperativistet, papritmas… (e perseris prape se po i bie shume shkurt, se ka shume e shume per te thene, akoma me shume neqofte se e analizon filmin plan pas plani e replike pas replike), ne fakt ajo vdekja e papritur e gjyshit te Tanes nuk sjell ndonje diçka te madhe nga pikepamja dramaturgjike por sherben mbi te gjitha ideologjine, dialektiken qe vepron ne film… Pse? Lema e filmit nuk eshte gje tjeter se vdekja e mashkullit te vjeter, me mentalitet te vjeter, ose shkurt fare vdekja e te qenit mashkull. Ne fakt komunistet e kishin kuptuar kaq mire se per te realizuar vepren e tyre, komunizmin pra, duhet te kalonin nepermjet femres dhe ideve te vjetra te meshkujeve ndaj saj, duhet te kalonin nepermjet vdekjes te se qenit mashkull, se per te realizuar pronen e perbashket, kooperativen duhet te ç’rrenjosnin (shikoni Tanen si qorton njerin prej kooperativisteve se si nuk di te ç’rrenjose panxharin) ndjenjen e mashkullit ndaj femres, sepse te qenit e prones private e ka se pari thelbin te ndjesia e mashkullit ndaj femres : je e imja, jam e jotja. Kjo eshte ndjesia baze e kapitalizmit, e liberalizmit. E kam intuite te vjeter kete… dhe eshte ndjesi kaq e thelle ne te qenit mashkull, me e thella, me primitivja, qe mund te egzistoje. Saqe neqofte se ç’rrenjos kete ndjesi… te tjerat nuk jane hiç gje. Dhe te ç’rrenjosesh kete ndjesi do te thote pike se pari ta besh mashkullin synet, t’i besh kastracion, t’ja presesh… lere s’po e them! Prandaj kemi te bejme sidomos me fusha ne imazhet e filmave te Dhamos, dhe aspak me objekte “falike” (nga “phallus”)… sepse kur kemi te bejme me objekte “falike” si ç’eshte dhe mali, dhe ketu po izoloj nje moment nga filmi Tana : Tana dhe Stefani jane duke ecur ne nje rruge te ngushte perbri nje guroreje ku punohet, papritmas kalon nje zis (nje kamion) dhe per pak sa s’e shtyp Tanen, Stefani gjoja e shpeton, pra gjoja afirmohet si mashkull, bie sirena se do te plase mina e vene ne mall per ta shkaterruar, dhe Stefani e Tana strehon nen mal, dhe sapo shperthen mina Sfetani roket qe ta puthe Tanen ne befasi, Tana e kupton dhe direkt terhiqet pasi i jep Stefanit nje shpulle te mire… merrni vesh ambiguitetin e Dhamos dhe te bashkeautoreve te skenarit : mali simbolikisht eshte objekt “falik”, eshte palle mor vella (phallus = palle, kot s’thone shqiptari e ka ça historine me palle ne dore, nejse), mina qe shperthen mund te jete nje menyre per te thene se… si ta shpjegoj kete une… pra dhe njehere, mali=palle, mali shperthen… e ç’mund te jete? Ose me mire pse pikerisht n’ate moment Stefani roket qe te puthe Tanen… por hilja eshte ketu : mali vertet shperthen, por simbolikja duhet pare nga ana e Tanes, pra duhet pare si shkaterim i malit (edhe njehere mali=palle) ; dhe per kete arsye si gjoja e turpshme Tana i ras nje shuplake Stefanit dhe iken me vrap… ne fakt kete lloj turpesie (apo gjoja turpesie) te shfaqur nga femrat ne filmat e vjeter asnjehere s’e kam kuptuar, por e kuptoj sot, s’do me thene gje tjeter perveç se nje shenje qe afirmon gruan, si paralajmerim se “ ta preva…”, jam une qe vendos, jo ti. Objekti i nje reagimi te tille nuk eshte veçse autoriteti mashkullor, atesor etj. Tani po i bie menies se kur fola per “vrullin” Dhamojan, per vrullin e meshkujeve, nuk flisja per gje tjeter se per ate “epshin” mashkullor ndaj nje femre. Dhe gjithe loja e filmave te Dhamos, kete vrull, kete epsh, don te qetesoje… Po i bej mbase nje interpretim te drejtepredrejte, seksualisht te drejteperdrejte, ne fakt e di se eshte tejet me e nderlikuar, por sidoqofte nuk e shikoj si te jete ndryshe… (Autor-ô kur flet per komunizmin (cilesia) dhe per socialzmin (sasia)… oho nga kjo pikepamje ka akoma me shume per te thene.) Me kujtohet njehere e nje kohe se flisnin per Enver Hoxhen si homoseksual (mbase do shkruaj diçka tjeter ne lidhje me homoseksualitetin dhe pershfaqjen e tij ne filmat e social-realizmit), ne fakt nuk e di mire, por me duket se fakti qe flisnin per te si homoseksual nuk eshte veçse nje reagim, nje shfryrje (nuk gjej dot fjale me te mire…), ndaj gjithe atij mentalitet kastracioni, synetlleku, qe xhaxhi, si perfaqesuesi me i denje, kish tentuar, madje jo kish tentuar, po kish arritur te impononte pergjate gjithe atyre viteve. Kur ne fakt te vetmit qe kishin te drejte per “shfryrje” ishin udheqesit, keshtu dhe puna e shperthimit e ujit te diges te “Vitet e para”, ishte sekretari i partise qe shfrynte. Njerezit e tjere kishin te drejte te fryeshin, por jo te shfryheshin… te pakten jo kaq kollaj, jo pa kuptuar mire se ishte femra ajo qe vendoste… keshtu dhe puna e penelave ne dore te Sali Shijakut, ne pikturen me lart, penelat qendrojne perposhte, madje po t’i hysh muhabetit me gjere, po ta veresh mire duket se autoportreti i Sali Shijakut, eshte duke pare pikturen qe ne si spektatore e shohim nga prapa, hamendesoj se mos ka nder mend nje tjeter pikture te famshme te tijen, mbase me e famshmja e social-realizmit e bere ne 1961 : nuk e di si e ka titullin shqip, besoj se duhet ta kete “Femer e zhveshur” (“Female nude”).

.

.
Dhe kupton akoma me shume kur shikon piktura te tjera te se njejtes periudhe nga piktore te tjere me tituj : “Ndertuesja”, “Brigaderja”, “Mjelsja” etj.
Megjithese besoj se komunizmi ka dashur t’i mbaje te gjithe meshkujt ne “fryrje” konstante, s’kane gje “zbritjet” se me ane te grave i “fryjme” prape… vetem “shfryrje” pa leje mos te kete. E gjithe kjo mesele pra per te shnderruar vrullin, individualizmin, epshin, ne pune konkrete, ne pune te perbashket, ne pune fushe. Dhe fusha ne filmat e Dhamos eshte brisk, brisk pasqyre. Kjo me kujton dhe nje gje tjeter qe nuk e mbaj mend se ku e kam lexuar, se ne fakt ne komunizem emancipimi i grave nuk ishte vertet emancipim, te pakten jo ashtu si ç’pretendohej, si ç’shihej e teorizohej emancipimi i grave, ne boten kapitaliste, por ishte me shume nje menyre qe grate te beheshin burra… jo se nuk jam dakort, ne nje fare menyre qendron, por eshte me e nderlikuar se kaq. Jo me kot Stefanin e detyron Tana qe te zbrese nga mali dhe te vije ne fushe… neqofte se kjo nuk eshte synetllek, kastracion, nuk di se ç’eshte atehere. Madje me duhet te shtoj dhe diçka tjeter qe tash po e kujtoj : ne filmin “Qortimet e vjeshtes” flitet per librin e Maksim Gorkit, “Nena”, si liber testament i bolshevizmit ; nuk e kam lexuar por hamendesoj se dialektika e librit duhet te jete e njejta me ç’fola me lart, dialektike kastracioni, veçse shume me perverse se sa dialektika e filmave te melartshem. Per me shume rolet e nenave ne filmat shqiptare jane lukuni, nena te dhembshura qe sakrifikojne jeten e tyre… nejse po e le me kaq kete parenteze. Do thote ndonjeri “me duket se je duke interpretuar gjithçka me shabllone seksualo-liberaliste”, por fundja e vetmja gje e perbashket qe kane pasur komunizmi dhe kapitalizmi ka qene seksi, sepse i konsideruar si instinkt, si shqise, kafsherore, primitive, qe arsyeja nuk e kap dot. Dhe seksi nuk eshte argumenti i fundit, veçse jo pak gjera ndertohen, si ç’ndertohen fiksionet, mbi baze te tij. Ne fakt me kete lexim seksual mund te zberthesh jo pak por gjithçka ne filmat e Dhamos, dhe te social-realizmit. Shkoni shikoni ata filma…Keshtu puna e Dhamos mer jahu… Hajde Dhamo hajde.

 

 

(vijon ne faqen 9)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s