Rreth disidences ne kinematografine shqiptare (2) – Kristaq Dhamo ose Kadareja i filmit shqiptar

 

 – Faqja VI –

korcar (vijon nga faqja 5):

Personazhet tradhetare, dhe kinse tradhetare, jane nje konstante e filmave te Dhamos. Ne te gjithe filmat e tij ka nje personazh qe mund te quhet tradhetar. Nga ky pikeveshtrim mund te thuash se Dhamoja ka realizuar filma spiunazhi, njesoj si filmat amerikane qe vene ne skene kriminele (filmat « noir »). Dhe atmosfera e filmave te tij, e ndikuar nga filmi « noir » amerikan eshte mese e justifikuar (“Vitet e para”, “Gjurma”…). Fundja kur flasim per Kristaq Dhamon, ose me mire kur flasim per Kinostudion Shqiperia e Re te vjen ne mendje direkt studioja e karakterit hollivudian, Hollivudi pra : eshte e njejta menyre funksionimi vetem se sherbejne ideologji te ndryshme. (Po e le me kaq analogjine midis Kinostudios Shqiperia e Re dhe studiove hollivudiane… se asht muhabet i gjate.)
« Vitet e para » eshte filmi i katert i realizuar nga Dhamo, ne 1965, dhe ve ne skene tharjen e kenetes se Maliqit. Filmi eshte xhiruar ne te njejtin vend me duket, pra ne Maliq, me aktore me prejardhje prej rrethit ne shumicen e roleve, degjohet e folura e tyre korçarçe (mua me kenaqi ne fakt), dialekti puro alla korçarçe, dhe ne kete aspekt, pra e folura e tyre korçarçe dhe jo zyrtarçe, filmi eshte « neo-realist »… Ne fakt Dhamoja e respekton te foluren e vendit apo te prejardhjes se personazheve, dialektet e tyre, ne shumicen e filmave te tij, vetem devijon nga kjo, ne disa filma te tij, kur s’ka ç’ben me sa duket dhe i duhet nje aktor i mire ne filan rol por qe nuk flet gjuhen e « vendit », per shembull te « Qortimet e vjeshtes » film qe zhvillohet ne shkoder, personazhi kryesor i luajtur nga Kastriot Caushi ka te folur tipike zyrtarçe dhe jo shkodrançe. « Vitet e para » eshte i vetmi film ky ka nje koherence dhe respekt te vertete, nje aspekt te vertete « neo-realist » per sa i perket te folures, dialektit, korçar. C’tregon filmi « Vitet e para » ? Shkurt : Stavri Lara (luan Piro Mani) kthehet nga lufta ne qytetin e tij, ne Korçe. Te shtepise e dine te vdekur ne lufte. Takohet me shoket dhe familjen e tij, nderkohe qe e dashura e tij, Rina, mesojme te jete fejuar (apo martuar ?) me nje tjeter njeri, me nje tip « borgjezi » qe nuk do ta lejoje te punoje, por do ta kete te gjithen per vete, pra ta mbaje ne shtepi… kur ajo deshiron te shkoje vullnetare ne tharjen e kenetes se Maliqit (te njejten gje i thote dhe personazhi kryesor gruas se tij, Martes, tek « Brazdat »… , pra deshiron qe gruaja te qendroje ne shtepi dhe te mos rropatet shume ne pune, dhe prandaj ndahen, se Marta, komuniste e vertete, do qe te punoje patjeter, madje do qe te rrite dhe normen). Ne nje moment kemi nje ballafaqim midies Stavrit dhe Rines, qe takohen rastesisht ne qytet : Stavri e pyet ne eshte e lumtur, kurse Rina e qorton se pse nuk i pat shkrojtur, Stavri i thote te shkrojta po me sa duket nuk te ka ardhur letra… Rina e inatosur i pergjigjet “jam e lumtur me burrin qe kam prandaj lerme rehat”, dhe keshtu ndahen. Nejse, Stavri Lara shkon i derguari i partise, si sekretar partie, ne tharjen e kenetes se Maliqit. Mesojme ne te njejten kohe se nje tjeter personazh, personazhi i drejtorit (luan Sander Prosi) na qenka agjent sabotues ne sherbim te amerikaneve qe duan me patjeter qe keneta te mos thahet… qe te perçajne punetoret dhe te sjellin pagezim midis tyre. Puna kolektive dhe vullnetare vazhdon me shume veshtiresi, aq me shume qe brenda per brenda ka sabotues. Me the e te thashe… shikoni filmin me mire. Ajo qe dua te them ketu eshte se nje film i tille lundron qe shume gjini kinematografike, tek “Vitet e para” ka nje shumellojshmeri gjinish kinematografike te papare ne filmat e tjere shqiptare : film spiunazhi me nota “film noir”, film « neo-realist », melodrame, film korist (me shume personazhe), si dhe gjinia social-realiste : nje eufori e vertete fiksioni. Une besoj se eshte filmi me i rendesishem i Dhamos. Ajo qe te bie ne sy ne filmat e pare te Dhamos qendron te fakti se kur tradhetaret flasin per komunistet nuk ngurojne te shprehen me fjale te renda te tipit « ata te vrasin », « ata te japin plumbin », « po na zbuluan na pret plumbi, te gjoret ne »… Kjo e folur kaq haptazi ne lidhje me gjaknxehtesine, gjakataren, e komunisteve zvenitet shume ne filmat e mevonshem te Dhamos duke filluar qe nga « Gjurma »… ta kam llafin personazhet tradhetare nuk flasin me kaq hapur per gjaknxehtesine e komunisteve ne filmat e tjere ; e ç’mund te tregoje kjo perveç se « nervozitetin », ne realitet, e udheheqjes komuniste n’at kohe… Shikoni skenen nga fundi ku personazhet sabotuese, tradhetare, te pajisur me bomba sahati, kapen ne flagrance, ne mes te nates nga te gjithe vullnetaret… Skene me te zeze, ne kuptimin « film noir » gjithmone, nuk me kane zene syte, jo vetem ne kinematografine shqiptare por ne kinematografine boterore : jemi ne mes te nates, personazhi i drejtorit me nje nga zbirot e tij, i drejtohen diges per t’i vene minat qe ta shembin, kur ju dalin te gjithe vullnetaret me llampa elektrike ne dore (vetem llampat elektrike duken ne mes te nates, nje lukuni e tere), njehere nga njera ane, pastaj nga ana tjeter, pastaj akoma ne nje ane tjeter deri sa i rrethojne krejtesisht… Ka dhe nje personazh tjeter ne kete film, rol i luajtur nga Margarita Xhepa (eshte filmi i saj i pare) : gruaja apo e dashura (nuk e morra vesh mire) e drejtorit qe luan Sander Prosi, me prirje borgjeze, e cila mundohet te joshe Stavri Laren… eshte personazhi k.u.r.v.e me i hapur, me i qarte, qe kam pare ne filmat shqiptare dhe mizaskena e Dhamos eshte nga me te qartat. Dhe ajo perfundon e rrethuar ne mes te pyllit, ne mes te nates, nga vullnetaret nderkohe qe deshiron te arratiset. (Jo me kot kur fola per aspektin film noir tek « Gjurma », tek epilogu, kemi te bejme me nje arratisje, me nje tentative arratisjeje.) Por ka dhe me mire te filmi “Vitet e para” : tradhetaret u asgjesuan, keneta u tha, diga u ndertua… Stavri Lara jep lajmin gjithe shqiperise nepermjet radios… te gjithe vullnetaret jane mbledhur e brohorasin « ura, ura, oleee, oleee »… N’ate moment, ish-e-dashura e Stavri Lares, Rina qe nderkohe e kemi pare, e kuptuar, se u bashkua me vullnetaret per tharjen e kenetes dhe u nda nga i dashuri borgjez i saj, vrapon drejt Stavri Lares, çan turmen, dhe perfundon ne krahet e tij, perqafohen, dhe n’at kohe hapen portat e diges e leshohet uji (uji i bardhe !), pra shperthen uji, qe versulet drejt fushave te Maliqit (mund ta detajoj te gjithe skenen me filan apo filan plan po me mire shikojeni vete…). Pse tregohen fusha ne fund te filmit do ta tregoj nga fundi kur te flas per filmin « Tana ».

 

 

(vijon ne faqen 7)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s