Rreth disidences ne kinematografine shqiptare (2) – Kristaq Dhamo ose Kadareja i filmit shqiptar

 

– Faqja V –

korcar:

Kadal kadal he burr se nuk ke pa gja hala!…

Autor-ô te fola per retrospektive Kristaq Dhamo me duket… une ja hengra nenen, NENEN Parti e kam fjalen, i pashe gjithe filmat e tij me demek, perveç « Furtunes » film i bashkerealizuar me Youri Ozerov, qe me duket pak karagjoz si film, ne fakt vetem 10 minutat e para pashe, si dhe « Mengjese lufte », film qe e kam pare me kohe, film me femije, pra mbase nuk hyn shume ne llogari te punes, krijimtarise, se Dhamos, megjithese do ta shoh prape me vone, por besoj se « Mengjese lufte » duhet te kete qene film me efekt mode n’ate kohe, efekti i modes duke qene Xhanfize Keko. Dhe me ç’pashe nga Dhamoja ô shoke besoj sinqerisht se ka per te folur nje liber te tere ne mos me shume…

Qe t’i sheshojme pak gjerat, apo me mire « ta marrim shtruar shoke » (si ç’eshte refreni qe has me shume ne gojen e komunisteve te Dhamos, dhe nuk eshte refren dosido, merrni vesh me poshte se pse…), fundja kur flasim per Dhamon duhet ditur se flasim per babain e kinematografise shqiptare. Dhamoja ka bere filmin e pare shqiptar. Mire, per hajer!… Por kjo s’do te thote ndonje gje te madhe ne krahasim me faktin se gati te gjithe kineastet dhe njerezit e kinemase, ata prapa ekranit apo prapa kameres, njerezit e hijes, se aktoret po e po, kane kaluar ndermjet shkolles Kristaq Dhamo, mjafton te shohesh e te lexosh titrat e filmave te tij, me kujtese po citoj vetem dy kineaste te medhenj te asaj periudhe, Piro Milkani dhe Viktor Gjika, qe e kane filluar punen si operatore te Dhamos, perveç faktit qe Dhamo ka qene profesor. Ceshtja Dhamo, apo rasti Dhamo nuk eshte dosido, filmin e tij te pare e ka realizuar ne moshen 25 vjeçare, dhe kjo prape s’do te thote ndonje gje te madhe, veçse kur merr vesh se ka qene filmi i pare shqiptar me metrazh te gjate kupton jo pak nga personazhi Dhamo, por kupton akoma me shume kur i mendon « i fije » filmat e Dhamos… ne kontekstin e asaj kohe, e kam fjalen te besimi i ndersjellte PARTI – Dhamo.

Po e le filmin e pare te Dhamos « Tana » per ne fund (se fundja dhe une nga fundi ja fillova filmave te Dhamos, i vetmi qe mbaja mend ishte « Bote e padukshme », filmin e tij te fundit, qe e kam pare rastesisht ne televizor). Filmi i trete i Dhamos titullohet « Detyre e posaçme » dhe ve ne skene, ne rolin kryesor Ndrek Lucen, si agjent gjoja i te huajve, si spiun, qe deshiron te rrezoje komunizmin ne Shqiperi, ne fakt ai eshte e kunderta pra eshte komunist dhe ka infiltruar disidencen (ballistet nder te tjera) ; filmi bazohet ne ngjarje te verteta te ndodhura nga fundi i vitete 50 (kam pas lexuar nje liber per kete, i shkrojtur nga nje anglez por ja harrova titullin) : agjentura angleze me ndihme te ballisteve mundohet te perhape disidencen dhe te rrezoje komunizmin (ne fakt ky episod i historise shqiptare ka qene nje nga me gjakataret, me varje e prerje masive te disidenteve dhe spiuneve : dale se e gjeta ne Internet behet fjale per nje liber te shkrojtur nga nje anglez me emer David Smiley me titull « Regular irregular » dhe ben fjale per nje agjent te dyfishte te MI6 – per nje te ashtuquajtur Kim Philby, libri eshte perkthyer dhe frengjisht, eshte nje saga e vertete). Nejse s’ka rendesi libri, libri eshte pune me vete, e kisha fjalen te filmi « Detyre e posaçme » ku personazhi kryesor pra hiqet ne fillim si spiun ne sherbim te kapitalisteve dhe deri te, gati gati, mesi i filmit spektatori nuk di gje, pastaj papritmas shfaqet si komunist i flakte, pra e marrim vesh se qendron ne krahun tone (te spektatoreve, te komunisteve), nga ana dramaturgjike nuk e morra vesh mire qyshetekun e kesaj heqjeje maske ne ate moment te filmit, nje arsye e ka por nuk e kap dot per momentin… Fakti qe personazhi i Ndrek Luces shfaqet si tradhtar ne fillim te filmit nuk ka se si mos te kujtoje personazhet e disa filmave per te cilet folem me lart, pra tek filmat « Gjurma », « Brazdat » dhe « Bote e padukshme », por edhe te filmi « Nga mesi i erresires » eshte e njejta dialektike, madje edhe te filmi « Vendimi » si dhe « Qortimet e vjeshtes », sepse dhe personazhet kryesore (meshkuj) te ketyre filmave me shfaqjen e individualizmit, interesave vetjake, ne nje menyre apo ne nje tjeter, jane tradhtare te kauzes se perbashket, te kauzes shoqerore… komunizmit pra. Ashtu si tek « Detyre e posaçme » ku personazhi kryesor shnderrohet, shfaqet, nga tradhtar ne komunist, ashtu dhe tek filmat e tjere personazhet qe paten shfaqur interesa vetjake, kinse tradhetaret ose me mire tradhetaret e perkohshem, ne zhvillim e siper te ngjarjes shnderrohen ne komunista. Flas per « tradhetare te perkohshem » sepse filmi i shnderron nga tradhetare ne komunista, kjo eshte trajektorja e personazheve. Tek filmi « Bote e padukshme », i fundit i Dhamos, eshte paksa tjeter gje por prape kjo qe them qendron. (Tjetra e filmit “Bote e padukshme” qendron ne faktin se tradhetari kesaj here eshte femer (personazhi i Eva Alikaj), pra eshte nje femer (per here te pare ne filmat e Dhamos) tradhetarja e perkohshme, qe do ta kuptoje gabimin dhe do vije n’udhe te drejte, kurse tradhtari i vertete per here te pare eshte “drejtori” (apo diçka tjeter e tille, pergjegjes mbase) i spitalit, pra “udheheqja” e spitalit ; sa per kujtese jemi ne 1987 dhe Enveri ka cofur, dhe duhet pare skena ne studion e “drejtorit” (luan Robert Ndrenika, roli i Iliazit) ku ky i fundit i thote personazhit te Eva Alikaj, te mos tregoje te verteten… se ndryshe e pret burgu, dhe ashtu si ç’sillet, si ç’vjen verdalle duke folur, ne studion e tij, disa here shfaqet statuja e Enver Hoxhes, nje statuje e vogel prej allçie te bardhe them une te jete sepse me kane rene ne dore nja dy si ato, pra ta kam llafin s’eshte prej mermeri, statuja e “xha Hasanit” pra, e vendosur ne nje bufe, ne kurriz te personazhit te drejtorit ; vetvetiu del pyetja pse shfaqet vetem atje statuja e xhaxhit, pse shfaqet ne studion e tradhetarit te vertete, pse pikerisht n’at moment ku tregohet qartazi se kush eshte tradhetari, pse jo ne nje vend tjeter ne shtepine apo studion e filan personazhi tjeter per shembull? Diku ne nje post tjeter fola per nje kritike te mundshme te udheheqjes ne filmin “Bote e padukshme” dhe te gjithe kete ndjesi apo interpretim e bazoj te kjo skena ku shfaqet statuja e xhaxhit, dhe per mua ka dy interpretime te mundshme : ose Dhamoja kritikon udheheqjen e asaj kohe, pra ne mungese te xhaxhit, se nuk eshte me ne vijen e tij, ose kritikon hapur xhaxhin duke qene se s’eshte me ne jete… Une besoj se eshte e para. Aq me shume qe tronditja e murit te Berlinit besoj se ne nje fare menyre kishte filluar te ndjehej qe ne 1987, por me shume se kaq duhet te kete te beje me, fjala vjen, punet e brendshme te udheheqjes se asaj kohe, ose me faktin se Dhamoja nuk i merrte per te afte, ose sapo vdiq Enveri trajtimi i Dhamos nga udheheqsit pat ndryshuar… asnje zot s’e di faktikisht, po mbase e di Dhamoja – dreqi vete!)

 

 

(vijon ne faqen 6)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s