Rreth disidences ne kinematografine shqiptare (2) – Kristaq Dhamo ose Kadareja i filmit shqiptar

 

– Faqja IV –

autori:
M’pelqejne shume keto paragrafe :

.
CitimPostuar më parë nga korçar ...kemi te bejme gjithmone (kur them gjithmone flas per : “Brazdat”, “Gjurma” dhe “Bote e padukshme”) me nje personazh qe eshte tejet i mire ne punen e vet por qe ne nje menyre apo ne nje tjeter i tejkalon ambiciet e shoqerise dhe do qe te duket apo te perfitoje per veten e vet, pra shfaq nje fare “individualizmi”

.
CitimPostuar më parë nga korçar  …ç’mund te quhej disidence n’at kohe ? Per ti rene shkurt : ose kritika e udheheqjes ose pohimi (afirmimi) i “individualizmit”
… gjithe puna e Dhamos dhe e skenarit (megjithese s’eshte e njejta gje) qendron tek devijimi i talentit, i zotesise, dhe si rrjedhoje i vrullit individualist NË sherbim te shoqerise…  Dhe ne kete aspekt i bie qe Dhamoja te jete komunist i perkryer.
Madje kaq komunist i perkryer saqe neqofte se heqim nje paralele me boten e kinemase, dhe punen kolektive te kinemase, dhe rolin e ç’do njerit prej protagonisteve qe nga regjizori duke kaluar nga skenaristi, nga aktoret, nga ndriçuesit, nga operatoret e zerit, nga ndihmuesit e ndryshee, nga figurantet etj. eh pra kur heqim nje paralele te tille, më komunist te perkryer se sa Dhamoja nuk gjen dot ne faqen e dheut, madje ka shume gjasa qe te jete i vetmi kineast komunist i kryer dhe i perkryer, pra kineasti komunist me i mire ne bote. Asnje nuk e arrin dot, as Vertov, as Eisenstein, as “les Straub”, as Pasolini as ku di une se kush tjeter… megjithese nuk njohim shume pune te kineasteve te tjere komuniste, dhe megjithese ambiciet formale (te formes, “formaliste”) nuk jane te njejtat me ambiciet e ketyre kineasteve te siperpermendur, por pikerisht ketu qendron gjeniu i Dhamos, ne shkrirjen e ambicieve formale ne nje tip barazie shoqerore.

.

Kjo me kujton nje mendim timin te herëpas-hershëm (qe me vjen ne kokë) ne lidhje me disidencen ne Shqiperi. Disidenca, ashtu sikunder dhe termi ‘totalitarizem’, jane terma ideologjikë, pra nuk mund te dalin jasht kornizes se ideologjise, mbi bazen e te ciles perdoren. Me te gjitha gjasat (mendimet e tua jane te peraferta me ate qe dua te them), disidenca, ne sensin qe perdoret sot nga demokracite liberale, sigurisht nuk ka ekzistuar ne Shqiperi. (eshte ajo qe ti quan “kritika e udheheqjes”).

Mbetet pra ajo tjetra, afirmimi i individualizmit. Eshte e njejta gje qe ka bere psh edhe Kadareja ne letersi. Kur ti shkruan se “Mua me duket se kjo eshte nje menyre per Dhamon qe t’i beje autokritike (e famshmja autokritike) vetes, nje menyre qe t’i shteroje vetes ambiciet individualiste ne nje shoqeri komuniste”, identikisht te njejten gje mund te themi se bënte dhe Sali Shijaku ne pikture, biles ja dhe prova permes nje tablloje te tij te njohur (Saliu eshte ne qender, djathtas, me bluzen e bardhe te piktorit me penela ne dore, i autoportretizuar; prapa tij, jo rastesisht qendron vepra e tij më e njohur, “Vojo Kushi mbi tank”!!), piktori i nenshtrohet mendimit te shoqerise :

Ajo qe eshte interesante te kuptohet sot eshte se, pikerisht, duke afirmuar dhe auto-kritikuar individualizmin e tyre, qofte Kadareja, qofte Sali Shijaku, qofte dhe Dhamo, jane artiste puro komuniste (ose siç thua ti: te kryer dhe te perkryer !!).
Gjithe duke qene artistët disidentë të vertete!

Komunizmi (cilesia) ishte disidenca e vetme dhe e verteta e socializmit (sasisë). Ose edhe me sakt, e socializmit shteteror (qe per mendimin tim, eshte termi më adekuat qe korrespondon me epoken ne fjale). Ketu e ka ne fakt dhe burimin i famshmi sherr prej 20 vitesh midis atyre qe thone se Kadareja (si më i njohuri nder artistet e asaj kohe) ka qene shkrimitar i sistemit, dhe atyre qe thone se ka qene shkrimtar anti-sistem! (fundja, edhe vete Eisenstein-i, nuk i kishte fort mire punet me Stalinin !!).

 

autori:

Citim Postuar më parë nga korçar  P.S. Autor-ô se tani u kujtova, a e di se personazhi i gruas qe don te behet traktoriste tek “Brazdat” quhet Marta po me shume se kaq a e pe se sa ngjashmeri ka me Marfa-n te “E reja dhe e vjetra”… Po te le ty t’i vendosesh fotot meqe ja nise me Frasherin dhe Bogart.

     

.

autori:

Citim Postuar më parë nga korçar  Nejse autor-ô shihe njehere dhe filmin “Bote e padukshme” dhe “Brazdat”… radhazi po pati mundesi, e fol njehere se mua keshtu me duket, paçka se u zgjata shume me gjera paksa intelektuale.

yyyyyyy, po “Bote e padukshme” qenka i mire fare fare !! Duhet ta kem pare dikur, ne ’87, kur ka dale (ti e di qe une jam ca i lashte ), por zere se nuk e kisha pare : nuk kisha asnje kujtim !

Ah ok, Kristaq Dhamo me sa duket, gjithe jeten e tij ka bere “te njejtin” film (kjo, nje karakteristikë e regjizoreve te mire !! – e shkruaj kete gje sepse jemi ne forum publik, dhe mund te keqkuptohem, se une e di qe ti e di  ). Per me teper qe Dhamo nuk ka bere dhe aq shume, veçse 10 filma ne gati 30 vjet karriere.

Fakti qe ka bere kryesisht “te njejtin” film, mendoj se eshte diçka e qellimshme, edhe pse ne pamje te pare duket e veshtire, po te kemi parasysh qe filmat shqiptare te asokohe ishin te gjithe prodhime te porositura nga kinostudio “shqiperia e re”. Por te pakten nje gje eshte e sigurt : “Bote e padukshme” eshte remake i “Brazdave”, 20 vite me pas. Mendimin qe eshte akt i qellimshem (riberja e te “njejtit” film), ma perforcon fakti qe, tek “Bote e padukshme” ai eshte edhe skenarist (bashkautor me Vath Koreshin, nga te paktet skenariste e shkrimtare te mire qe kemi pas). Sikunder eshte bashke-skenarist edhe tek “Gjurma” (qe duhet te jete ne zanafille te “triptikut” !!).

rrofsh per “bote e padukshme” : po te kthej edhe une reston !

ps: Dhe thone pastaj se kot gri sallate une tek forumi shqiptar! 

 

 

(vijon ne faqen 5)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s