Rreth disidences ne kinematografine shqiptare (2) – Kristaq Dhamo ose Kadareja i filmit shqiptar

 

-Faqja II-

autori:

Citim Postuar më parë nga korçar “La ligne generale” me kujtoi direkt triumfin e traktorit, makinerise… se ndonje gje tjeter s’mbaj mend dhe aq.

Ndersa mua me kujton ngazellimin e Marfes kur makina prodhon qumeshtin e pare ! Sa here e shikoj, Marfa qesh, ndersa une qaj ! haha !

Related imageImage result for la ligne generale sergueï eisenstein

 

Citim Postuar më parë nga korçar Si thua autor-o, a thua e gjetem disidentin kinematografik shqiptar, a thua vjen pranvera me nje dallendyshe?

Hë hidhu, duhet te jete ende gjallë ! Me kusht qe mos ta kete lene ende mendja (eshte gati tek të 80-at…), duhet te dale interviste fort interesante !!

Image result

Kristaq Dhamo: He was born in Fier on 20 April 1933.
Finished the studies at the High Cinematographic Institute in Budapest, Hungary. Begins working at the Film-Studio “shqiperia e re” where realized the I-st long metrage feature movie “Tana” on 1958. For many years he has been artistic director at the Film-Studio. Dhamo gave a precious help at preparing young students of cinematography, organizing several profesional courses. He is the foundator of the post-university Studio for the Cinematography. On 1979 it is given to him the title “Merited Artist” and on 1987 is honored with the title “People’s Artist”. At the XI-th festival of the Albanian movie 2000 is honored with the career award.

Filmografi:

1958 – Tana
1959Furtuna (bashkepunim me Juri Ozerov)
1963 – Detyrë e posaçme
1965– Vitet e para
1970– Gjurma
1971– Mëngjese lufte
1973– Brazdat
1978– Nga mesi i errësirës
1981– Qortimet e vjeshtës
1984– Vendimi
1987– Botë e padukshme

Ty te paskesh terheq dikur vemendjen “Bote e padukshme” (ka vite e vite qe nuk e kam pare…), ndersa tani qe po afishoja listen, po me bie ndermend qe ka qene “Brazdat” filmi qe gjithmone me ka pas bere pershtypje, biles me ka pas bere pershtypje qe kur e kam pas pare ne vitet 70 apo 80. Tani e kuptoj se ka qene nje fare natyralizmi apo nje fare realizmi poetik qe më bente ta shikoja me nje sy tjeter. Me siguri, fakti qe Dhamo i paska mbaruar studimet per kinematografi ne Budapest (nje nga shkollat me te famshme te filmit ne bote, dhe jo vetem ne ate te Vendeve Lindore), duhet te kete luajtur rolin e tij.
Qofte dhe vete fotoja e meposhtme, eshte shembull flagrant i ketij natyralizemi apo ketij realizmi poetik : as vete nuk jam ne gjendje ti ve emrin ekzakt …

.

korcar:

Autor-ô ta kam thene me duket qe “interesantes” i kam bere m… me kohë! Nejse, po aty me shkoi menia dhe mua… ka mundesi pse jo. Por thelle thelle (ose ceket ceket nuk e di) dic me thote se Dhamoja duhet te kete qene mbi te gjitha ndonje tip artisti “zyrtar” me kuptimin “funksionar” (fonctionnaire)… njeri qe aplikohet mire ne punen e tij, mbi te gjitha, njeri qe aplikon mire dhe “verberisht” ato qe ka pas mesuar (here e pare qe ja shikoj f’tyren dhe kjo fotografia, megjithese vec nje fotografi, me ben te dyshoj diç me shume). Me duket se jemi ne qe enderrojme keshtu apo ashtu… Ku di une pse Dhamoja me kujton idene e nje nxenesi, zyrtari, funksionari, te merituar, i forte, i aplikuar ne punen e vet, gjoja i ndergjegjshem, me nje fjale jo kale i eger por kale karoce… Nje tip funksionari qe ecen me force si kale i verber dhe kur i thone “ô shok e kemi rrugen nga ana tjeter” pergjigjet “ah po me falni” dhe vazhdon ecen ne rrugen e diktuar me te njejten force… Nje tip njeriu qe don ti beje gjerat kaq mire saqe i tejkalon caqet vetvetiu. Nuk po di shum me than te drejten!
Ore po kete “Brazdat” e shikojme dot gje ne Internet? Qe ta bejme nje tip cikli, retrospektive, Kristaq Dhamo…

.

autori:

Ok; gjithsesi, ‘gjurma’ tek e fundit te pelqeu, ç’rendesi kane te tjerat…
“Brazdat” e kam biles dhe dvd ne shtepi : e kam pas blere parvjet ne Tirane ! 
nejse, mjafton te shkoje ne google.com, te shkruaje ‘brazdat” dhe del direkt ketu.

ps: siç do ta shohesh, personazhet kane shumë me pak kompleksitet se tek ‘gjurma’; megjithate, fotoja eshte interesante, ka nje far trajtimi (une e quaja natyralist, ose realizem poetik) ne film.Gjithsesi, per nje gje jam i sigurt : Dhamo me ç’duket nga punet qe ka bere, ka ditur te beje regjizurë (il savait faire une scène); se ç’kam pershtypjen qe shumica e regjizoreve te sotem (dhe jo vetem shqiptare !!), treçereku i tyre nuk do te ishin te afte te vinin ne skene nje pjese qofte dhe te vogel fare teatri (ti me kupton, e kam ne sensin e dramaturgjise, “faire une scène” – nuk di si ta them ndryshe…).

 

 

(vijon ne faqen 3)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s