Rreth disidences ne kinematografine shqiptare (2) – Kristaq Dhamo ose Kadareja i filmit shqiptar

 

– Faqja X –

korcar:
Autor se pashe rastesisht se i ke vene keto qe jane shkruar ketu te blogu yt me titullin “K.Dh. Kadareja i filmit shqiptar”… Vetem per te thene se neqofte se e ke menyre per te thene se K. DH. eshte “disident”, me duket se nuk me ke kuptuar… aq me shume qe disa komente te tuat per komentet e mia s’ti komentova…
Nejse flasim.

 

autori:

Jo jo, pikerisht e vura per te thene qe Dhamo nuk ka qene disident ! Ose me sakt, ka qene disident po aq sa ka qene disident Kadareja (per vepren e te cilit, per mendimin tim, sot ka nje keqkuptim te hatashem, ushqyer per fat te keq edhe nga vete Kadareja). Dhe jo rastesisht vendosa biles edhe dy tituj te ndare:
se pari, “mbi disidencen ne kinematografi”, dhe pastaj “Dhamoja, ose kadareja shqiptar”.

 

korcar:

Autor-ô po pse s’na e shpjegon, po arrite te me shpjegosh kete e te me mbushesh “menien” je njesh, ta heq kapelen dhe une (qe te jem i sinqerte me ty une e kam nje ide te qyshetekut, bile kam dhe nje ide te “qyshetekut tend”).

 

autori:

Ne lidhje me vepren e Kadarese, kam pershtypjen se e thame edhe pergjate dialogut qe patem bashke, ne lidhje me filmat e Kristaq Dhamos : qofte filmat e tij, qofte romanet e Kadarese, jane pjesa me e mire e asaj krijimtarie. Dhe sigurisht qe jane vepra socialiste ! Biles une ne nje postim te melartem pata shkruar se ato, veprat e mira, duhet te kene qene komunizmi (cilesia), ndersa ato te tjerat, mediokret, socializmi (sasia) i asaj qe quhet ‘realizem socialist’. Pikerisht kete konstatoja edhe kur lexoja nje kritike te njohur si Floresha Dado, tek shekulli : “prof. Floresha Dado… mori rastin e poemës ‘Shqiponjat fluturojnë lart’ kur thotë: ishte e realizmit socialist, por mbetet një vepër e madhe“. E gjora profesoreshe : a thua se i vjen turp te pranoje qe Kadareja ka shkruar nje veper te realizmit socialist !

Nga ana tjeter, qofte letersia, qofte piktura, qofte kinemaja, perveç se te jene çeshtje te politikes, historise… etj etj, jane edhe çeshtje te vete letersise, piktures apo kinematografise. Perndryshe, si te shpjegosh qe veprat me te mira simfonike, Rachmaninovi, Prokofievi apo Chostakovitch-i i kane shkruar ne ate qe eshte bere banale te quhen ‘vitet me te errta te terrorit stalinian’, dmth vitet ’30 te shek XX, ne BRSS !
Keshtu qe te thuash se Kadareja apo Chostakovitchi kane qene auore desidente, jo vetem qe eshte genjeshter me bisht, por per me teper, me kete nuk i behet as nder krijimtarise se tyre (qe ne kete rast, do te na paskerkesh qene skizofrene: komuniste e kapitaliste njeheresh !).

Sa per kinemane, per ta mbyllur “me faqe te bardhe” kete ditar te 2010, po citoj shpejt e shpejt disa nga filmat qe kam pare kete muaj. Per me teper qe eshte njeri syresh qe meriton jo vetem te citohet, por dhe te flitet e komentohet jo pak…

 

Fund

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s