Rreth disidences ne kinematografine shqiptare (2) – Kristaq Dhamo ose Kadareja i filmit shqiptar


(Vazhdimi i dialogut tim me korçar-in)

autori:
CitimPostuar më parë nga korçar Autor-o nuk e di ç’ka thene Tarkovski per Eisenstein-in… Por e di qe tek Eisensteini montazhi nuk eshte veçse maja e ajzbergut dhe se ka shume gjera per te zbuluar, por te jem i sinqerte me ty mua me mjafton maja e ajzbergut e ç’me duhet te shoh fundin e ajzbergut, kush rri e futet n’uje, s’jam as foke… dhe kjo per nje arsye te thjeshte : vlerat nacionaliste te Eisensteinit, fundja kineast më nacionalist se Eisensteini nuk besoj te kete. Jo vetem vlerat nacionaliste ruse dhe ideologjike, por ne qofte se imazhi do kish qene shtet-vend, me nacionalist se Eisensteni prape s’ka. Por mbase n’ate kohe ishte semundje qe duhej kaluar.

ah, ketu nuk jam tamam dakort ! Perndryshe, si ta shpjegosh filmin “Que viva Mexico”, himni me i bukur qe mund ti jete bere ne historine e kinemase Meksikes dhe popullit meksikan ?? (qe fundja, ne aspektin kombetarist, s’kane asgje te perbashket me Rusine dhe kombin rus !!).

Une them se ti ke më së tepermi parasysh (me te drejte !) dy filmat e tij te fundit, dmth “Alexandr Nevskiy” (1938) dhe “Ivani i tmerrshem” (1944). Por mos harro se i pari, i realizuar ne 1938, u be ne formen e nje paralajmerimi alegorik ndaj fuqizimit te Gjermanise se Hitlerit, ndersa i dyti, u realizua ne kulmin e Luftes se II Boterore (1944), qe per shumicen e ruseve njhet më së temepmi si “Lufta e Madhe Patriotike”. Ishte e natyrshme qe keto dy filma te jene tempuj te nacionalizmit rus !

Mendimi im eshte se filmat me te mire, Eisenstein-i i ka realizuar ne periudhen e pare, dmth ne vitet 1920-1930 (“Greva“, “Battleship Potemkine“, “E Reja dhe e Vjetra“, “Que Viva Mexico“) dhe kjo nuk eshte rastesi : jane filma te periudhes kur dhe komunizmi rus ishte disa here më teper internacionalist se sa nacionalist (kombetarist). Ne nje fare menyre, e njejta gje ka ndodhur edhe ne Shqiperi, dhe pothuaj ne te gjitha vendet komuniste (perfshi dhe Kuben !) : vitet ’44 -’60 ne Shqiperi, jane fort te dallueshme nga ato te mepastajmet, dmth nga vitet ’60-’80, vite te cilat jo rastesisht, historianet me dy gram tru ne koke i konsiderojne si vite te nje politike me se shumti nacional-socialiste se sa komuniste (miti dhe monumentet e Skenderbeut jane ngritur veçse ne vitin… 1968 !).

E njejta gje ka ndodhur dhe me Kuben, per shembull, e cila kaloi ne politike nacionaliste qe nga momenti (1967) kur nje ish minister i saj me origjine argjentinase (Che Guevara), pasi leshoi kolltukun e ministrit te Industrise ne kembim te shkurreve dhe ferrave te Bolivisë, deshtoi ne eksportimin e Revolucionit guerrilas. E lé pastaj Bashkimi Sovjetik, atdheu-mëmë i komunizmit, se si u katandis duke filluar nga vitet ’50 e me tej me politiken e tij te ‘sovranitetit te kufizuar’ (kundrejt vendeve satelite)…

Dua te them se eshte rrjedha e historise ajo qe ka percaktuar natyren e krijimtarise te filan apo fisteku regjizor, e ne rastin konkret, edhe te Eisenstein-it te cilit, siç thoja me lart, kur i kam shikuar (ose me sakt, rishikuar) filmat e pare qe ka bere (vitet ’20-’30), i heq vertet kapelen ! Pare ne kete prizem, per mua, “Pasqyra” (The Mirror) e Tarkovskit, me gjithe adhurimin qe kam per te, eshte shume shume here më shume film nacionalist-rus se cilido nga filmat e Eisensteinit

ps: Se ç’kam nje parandjenje qe nuk e ke pare “E reja dhe e vjetra” (Staroye i novoye, aka “Old and New“, aka “La ligne générale“). Une personalsiht do ta vija tek 10 filmat me te bukur qe kam pare deri me sot ! Sinqerisht !

 

korcari:  

Autor-o do te me vrasesh sedren apo si? I kam pare more vella te gjithe filmat e Eisensteinit, aq me shume qe nuk ka bere shume filma… “La ligne generale” me kujtoi direkt triumfin e traktorit, makinerise… se ndonje gje tjeter s’mbaj mend dhe aq. Ajo qe eshte e cuditeshme po e quaj keshtu, eshte ajo qe njerezit mbajne mend nga filmat e Eisenstein, dhe zakonisht nuk mbajne mend shume, nje imazh apo nje sekuence tek e tuk, por jo shume… gjithe ato plane, gjithe ajo eufori imazhesh, reduktohet tek pak kur vjen puna… Degjo se dhe puna e Eisenstein eshte pune e gjate, ka shume per te thene, dhe nuk kam takat te diskutoj shume per te, aq me shume qe “interpretollogjia” ne lidhje me Eisenstein-in eshte sa malet, e kam llafin per librat e shkruar per te (dhe kam lexuar dic dhe une), por ajo qe desha te them kur shkruaja nacionalist duhet marre me shume ne kuptimin “integrist” (ne kuptimin jo te mire te fjales) ne gjithcka… Une keshtu e shoh te pakten! (Kurse sa per “Pasqyren” e Tarkovskit dhe c’thua, une kam pershtypjen se me shume se nacionalizem (pse jo fundja) kemi te bejme me dicka te zakonshme te Tarkovskit : nostalgjine. Por e perseris edhe njehere kur fola per nacionalizem te Eisenstein-it e kisha fjalen per “integrizem”.)
Nuk me ra ne sy ajo qe thua, dhe qe thone, per ngjashmerine e Frasherit me Bogart… por eshte e vertete, pse jo. Por me duket se ky Frasheri ka lojt dhe te “Tana”, te filmi i pare shqiptar (nuk po shkoj te wikipedia se pertoj), ta kam llafin mbase ka qene aktor besnik i regjizorit.

Si thua autor-o, a thua e gjetem disidentin kinematografik shqiptar, a thua vjen pranvera me nje dallendyshe?

 

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s