Rreth disidences ne kinematografine shqiptare (1)

 

-Faqja III –

korcari:
Postuar më parë nga autoriLexo Postimin
“Kur shkruan se ” ose jam une qe enderroj sepse fundja ajo qe kerkoj (dhe besoj se s’jam i vetmi) eshte nje disident kinematografik i periudhes se komunizmit“, nuk je fort larg te vertetes : me te gjitha gjasat, Dhamo duhet te kete qene nje far’ Kadareje i filmit shqiptar. Ti e di pastaj qe filmi, eshte shume më i eks pozuar se letersia, perderisa dhe eshte më i drejtperdrejte, keshtu qe ka qene më kollaj te gjeje disidence tek Kadareja, sesa tek Dhamo, pra me kollaj te gjehej disidence tek letersia se sa tek filmi.”

Dy therrime muhabet per kete qe thua me lart… Thua kete : “filmi eshte shume me i ekspozuar se letersia, perderisa eshte me i drejteperdrejte” – deri ketu jemi ok. Me ç’thua me pas une e humba fillin… nuk e kuptoj mire (sikur e ke ngateruar pak me duket). Nejse po sikur te nisemi nga premisa se filmi eshte me i drejteperdrejte dhe me i ekspozuar me dy mend ne koke e marrim vesh se ne kohen e xhaxhit censura ishte me aktive ndaj diçkaje me te drejteperdrejte, pra ndaj kinemase, aq me shume qe konsideratat per kinemane ishin Leniniste (pra art per popullin e gjere ; neqofte se filmat shiheshin nga fshataret Kadareja nuk lexohej nga fshataret, ndonje tek e tuk mbase por ne pergjithesi jo). Pra duke qene se kinemaja eshte art me i drejtperdrejte (megjithese nuk eshte tamam keshtu po nesje po e marrim si te mireqene) edhe disidenca e shprehur ndermjet tij eshte me e drejtperdrejte, pra me e kollajte per t’u kapur ne flagrance, kurse letersia eshte me e perdredhur , eshte pre me shume e “interpretimeve” (ne fakt edhe sot e kesaj dite ky “cliché” me çudit, por po e marrim dhe kete si te mireqene). Pra si rrjedhoje ne kohen e xhaxhit zbulimi i disidences ka qene me i lehte ndaj kinemase se sa ndaj letersise, prova (neqofte se duhet nje) eshte dhe fakti qe Kadareja ja ka kaluar bash mire n’at kohe, pa ndonje problem te madh. Nuk e di mire ku dua te dal me kete arsyetim, po me duket se dua te dal ketu dhe te them se sot per sot ndodh e kunderta : sot njerezit jane te bindur se disidenti ka qene Kadareja, kurse asnjeri nuk flet per kinema disidente. Do thote ndonjeri, eshte llogjike perderisa kinemja si art i drejtperdrejte… dhe disidenca nepermjet tij me e drejtperdrejte etj., ata gangot e asaj kohe i kane “hjek” ç’do aspekt disident kinemase dhe ajo qe shohim sot, pra filmat e at’hershem qe shohim sot, jane te sakatuar, pa disidence. Kurse mua me duket se nuk eshte tamam keshtu dhe dua te dal te kjo : komunistet na paskeshin qene me te afte te interpretonin imazhet, kurse keta kapitalistet e sotshem na qenkan me pak te afte te interpretojne imazhet, at’here kur duhet te ishte e njejta gje : neqofte se komunistet e shihnin disidencen me kollaj asaj kohe edhe sot keta kapitalistet duhet ta kene kollaj ta shohin disidencen ne kinematografi, komunistet e shihnin qe ta perndiqnin kurse keta te sotshmit duhet ta shohin qe ta levdojne, por ndodh e kunderta. E di qe s’kemi te bejme me gjera “ne vlere absolute” po prape kam pershtypjen se ky perfundim qendron. Nje tjeter deduktim eshte ky : se imazhet kane baze interpretimi “ideologjine dhe funksionin” qe mbreteron ne te tashmen. Per ti rene shkurt : Ne komunizem mbreteronte idea se ndermjet imazhit njerezit ndertoheshin, kurse sot mbreteron ideja se ndermjet imazhit njerezit argetohen. As sot as dije nuk eshte munduar kush te shohe imazhin si te perveçem, si te veçante, meqe rra llafi. Megjithese kam pershtypjen se komunizmi i ka pas dhene me shume rendesi imazhit (per arsyet e tij), nje tjeter fakt eshte ky qe kineastet qe kane mbrojtur me shume dhe me mire kinemane kane qene kineaste “te majte”, per te mos thene komuniste, shumica e tyre te pakten. (Dreq o pune qenka dhe ky muhabet i gjate…)

Nejse dy fjale per gjurmen : perveç mizaskenes qe eshte tejet disidente ne kete film, ajo qe me pelqeu eshte ambiguiteti (dyfytyresia) e gjithe filmit, hiq ketu epilogun, paçka se dhe brenda per brenda epilogut ka ambiguitet. Ambiguitet ne kete rast do te thote jo-paragjykime dhe shprese per personazhet, menyra se si trajtohet personazhi i armikut nga mizaskena eshte tipike e nje kinemaje ky imazhi ka jeten e vet, zhvillon jeten e vet. Tek epilogu, po izoloj nje moment ku personazhi kryesor e denon me fjale armikun ne ballafaqimin e tyre (eshte ideologjia qe e denon), kurse mizaskena nuk e denon aspak, dhe i jep te njejtat shanse armikut si dhe personazhit kryesor.
Krejt tjeter gje : ka nje tjeter moment ne film, jemi ne mes te qytetit dhe personazhet po shkojne diku dhe shohim nje rruge, eshte nate, ku kalojne dy makina dhe keto dy makina qe kalojne jane dy makina te tipit mercedez, makina tipike te filmave amerikane (shih foton me poshte) dhe makina te tilla n’at kohe jo vetem qe duhet te kete pasur pak, por shumica e automjeteve te asaj kohe duhet te kene qene te tipit lindor, tip “zastavash” a ku di une se çfare. Dhe eshte nje moment i vogel ne film ku shohim te vetmet vetura qyteti, perveç “zisave” apo kamioneve te tjere te transportit, si dhe nje veture ushtarake ne momente te tjera te filmit. (Nejse ne nje menyre apo ne nje tjeter duhet bere ndonje tip “hetimi” per kete Dhamon dhe filmat e tij.)

Autor-o nuk e di ç’ka thene Tarkovski per Eisenstein-in… Por e di qe tek Eisensteini montazhi nuk eshte veçse maja e ajzbergut dhe se ka shume gjera per te zbuluar, por te jem i sinqerte me ty mua me mjafton maja e ajzbergut e ç’me duhet te shoh fundin e ajzbergut, kush rri e futet n’uje, s’jam as foke… dhe kjo per nje arsye te thjeshte : vlerat nacionaliste te Eisensteinit, fundja kineast me nacionalist se Eisensteini nuk besoj te kete. Jo vetem vlerat nacionaliste ruse dhe ideologjike, por neqofte se imazhi do kish qene shtet-vend, me nacionalist se Eisensteni prape s’ka. Por mbase n’ate kohe ishte semundje qe duhej kaluar.

 

 

(vijon ne faqen 4)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s