3 filma te rinj parë kete javë :

“Un Homme qui crie” (”Klithma e nje burri“) – film çadian me regji te Mahamat Saleh Haroun.

Edhe pse eshte gje e rralle te shohesh filma afrikanë, ky eshte i dyti film qe i shoh ketij regjizori:

Daratt pothuaj nuk me kish pelqyer fare; ky fundit eshte edhe më i keq, edhe pse, ne minutat e para, fillon mire…. .

Festivali i sivjetshem i Kanes duket te kete qene tmerresisht i dobët, po te mendosh se ky film ishte ne 19-shen e filmave ne konkurim zyrtar, dhe pat fitu biles dhe çmimin e trete (çmimi i Jurise)…

nota: 3.0

.


.

”Bal” (“Mjalti”) – film turk me regji te Semih Kaplanoglu

Edhe nga ky regjizor, kam pase parë para dy-tre vitesh nje film tjeter tijin, “Yumurta” (Veza), film qe me kish pelqy ! Ndersa ky tjetri, “Mjalti” (qe eshte pjese e nje trilogjie filmike, “Veza, Mjalti, Qumeshti”), me pelqeu shume here me pak. Ashtu sikunder dhe filmi afrikan i lart-permendur, “Mjalti” nuk fillon keq, vazhdon relativisht mire, por … nuk arrin te dale aty ku “pretendon”…
C’eshte edhe me e deshperueshme, eshte fakti qe filmi ka fituar kete vit Ariun e Arte ne Festivalin e filmit ne Berlin, (festival qe u be vite qe eshte gjithe e me i keq ne perzgjedhjet e tij, ne ndryshim, per shembull, nga ai i Venecias qe ka propozuar filma gjithe e me interesante, keto vitet e fundit).

nota : 5.5
.


.

“Les amours imaginaires” (”Dashurite imagjinare” -Heartbearts) – film kanadez me regji te Xavier Dolan

Njesoj si dhe per dy filmat e tjere, edhe ketij regjizori (Xavier Dolan) i kisha pare nje film tjeter vjet, filmin e tij te pare fare : “Si e vrava nenen time“. Veçantia e regjizorit eshte fakti se vjet ai kishte 20 vjeç (dhe luante rolin kryesor ne film!) dhe te njejten gje ben dhe kete vit: luan rolin kryesor, dhe si regjizor, ka veçse nje vit me shume, dmth 21.

Vjet, per filmin e tij qe rrefente andrallat e adoleshences se tij, kisha shkruar : “Film i mire. Qe veçse mund te lavderohet.
E vetmja gje qe mbetet eshte fakti se, a do ti mbaje keto premtime cilesore kinematografike regjizori i ri, ne filmat e tij te ardhshëm. Per t’u parë… !
“.

Por edhe kesaj rradhe, per filmin e tij te dyte qe rrefen andrallat e tij sentimentale, më duket se duhet pritur ende per te thene diçka te sigurt per talentin e tij. Pasi mendimi im eshte se filmi i tij i dyte, eshte me pak premtues se i pari… Dhe vazhdoj te kem pershtypjen se filmat e tij jane ende “detyra shtepie”, jo ne sensin e keq (sepse ka “detyra shtepie” fort te levdueshme !), por fakti qe ai luan rolin kryesor ne filmat e tij (gjithmone autobiografike), forcojne kete aspekt “dyshues”…

nota : 5.8

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s