“Njerez dhe zota” (Des hommes et des dieux) -film francez me regji te Xavier Beauvois


Filmi fitues i Cmimit te Madh te Jurise ne edicionin e fundit te festivalit te Kanës, tregon historine tragjike te 8 murgjve franceze ne nje fshat te humbur algjerian, ekzekutuar barbarisht nga ekstremiste islamiste, ne kulmin e luftes civile ne ate vend, dmth ne vitin 1996.

Mua me duket se ka nje problem jo te vogel me kete film (edhe pse, regjizori eshte nga te paktit kineaste te rinj franceze qe ka provuar te kete talent) : filmi nuk arrin te tejkaloje nivelin e cliché-se. Nese do merrja nje shembull, meqe mund te kete edhe lexues qe e kane pare tashme :
Njeri nga murgjit takon ne fillim te filmit nje vajze nga fshati. Diskuton me te per dashurine. Dhe kaq. Vajza pastaj nuk duket më ne film. Ku shkoi?? C’u bë me te ?? Me dashurine e saj ??
Shkurt, shumica e skenave mu duken ilustrative. Dmth cliché. Kjo si duket vjen nga fakti qe regjizori eshte treguar shume i kujdesshem me filmin, më shume i kujdesshem se ç’duhet. Kur ben nje film me nje teme te tille te forte (te themi – politike), gjeja me e mire per nje regjizor eshte qe ti infektojë imazhet e filmit me opnionin e tij, me pasionet e tij. Pra te mos realizoje imazhe neutrale, cliché, por imazhe te angazhuara artistikisht. Rrezik se do kisha preferuar qe filmin ta kish realizuar nje regjizor i talentuar (te themi keshtu), por pse jo besimtar (fetar). Biles po me kujtohet nje thenie e Serge Daney (kritik kinemaje) qe thosh se “nje imazh cliché, ne fakt, nuk eshte as imazh i vertete, as fallco. Eshte thjesht imazh statik“. Ndaj dhe filmi i Beauvois me dha pershtypjen e nje filmi statik, sepse imazhet e tij jane statike, qe nuk levizin. Gjynah, sepse subjekti i filmit eshte vertet pasionues… Por eshte mese evidente se regjizori ka hezituar midis realizimit te nje filmi intim (me buxhet te ulet), dhe nje filmi me buxhet te larte (siç eshte ne fakt dhe filmi ne fjale). Rezultati ka dale diçka midis mishit dhe peshkut… (imagjinoj se si do ta filmonte nje histori te tille Eugène Green, regjizori i “Murgeshes portugeze”… ).

ps: Lambert Wilson eshte tmerrsisht irritues : ne dy ore film, dy orë grimasë (shtremberim surrati). Si ne foton e meposhtme… :

5.5

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s