Filmat e regjisoreve qe nuk jane me ne kete bote – 4. Filmat e Tarkovskit


andreitarkovsky-1

Per fat te mire, nje portret te gjate te regjizorit rus Andrej Tarkovski e kam shkruar dikur ketu, ndaj nuk ja vlen per tu ndalur ne anen biografike te vepres tij. Nese do kish diçka qe do shtoja, do kish te bente me atë se si ka ndryshuar perceptimi i filmave te tij ne syte e mi, ne keto 10 vite harlisjeje timen kinematografike.

Mendimi im eshte se ka nje ndryshim aspak te neglizhueshem midis 5 filmave te pare te Tarkovskit, (realizuar ne Bashkimin Sovjetik) ne 20 vitet e para te krijimtarise se tij (ndermjet viteve 1960 dhe 1979 – “Ivan’s childhood”, “Andrej Rublev”, “Solaris”, “The mirror”, “Stalker”) dhe dy te fundit, “Nostalghia” dhe “The sacrifice” – realizuar gjate peridhes 1980- 1986, vite te mërgimit te Tarkovskit neper Europe. Sipas meje, problemi qendron pikerisht tek keta dy te fundit te cileve, ne ndryshim me 5 te parët (te cilet perbejne dhe trungun e vepres se regjizorit ne fjale), u mungon diçka nga magjia tarkovskiane. Kjo diçka, gjithmone sipas meje, ka te beje me faktin qe tek “Nostalghia” dhe “The sacrifice”, Tarkovski bie ne manierizem, pra “il fait du beau avec du beau” (ben art nepermjet artit), e nderton te bukuren nepermjet te bukures. Biles nese do te aventurohesha ne hipotezen time, do thoja qe nese Tarkovski do kish vazhduar te jetonte edhe pas renies se komunizmit ne Bashkimin Sovjetik, do kish realizuar filma te keqinj, reaksionare, kryesisht te natyres spiritualisto-patetike : ne dy filmat e fundit ne fjale, per fat te keq, keto elemente jane tashme jo pak prezente….

Keshtu qe te flas per filmat e Tarkovskit, i bie te flas mbi te gjitha per 3 nga filmat e tij te realizuar ne Bashkimin Sovietik, per “The Mirror” (Zerkalo – “Pasqura”) – per mendimin tim filmi me i bukur auto-biografik i realizuar ndonjehere; per “Stalker” – filmi me i bukur n’bote, dhe “Andrei Rublev” – nje nga dy-tre filmat me te mire biografike te relaizuar ndonjehere ne kinematografi. Sa per “Ivan’s childhood” (femijeria e Ivanit), mendoj se nuk i kalon kufijte e kuriozitetit si filmi i pare me metrazh te gjate i regjizorit, ndersa per “Solaris” do mjaftonte te thuhej se vete regjizori nuk kish qejf te fliste per të…

Siç shprehem me lart, “Stalker” eshte per mua filmi me i bukur ne bote ! Sa here e kam parë, kam patur te njejten ndjesi : me eshte dukur sikur e shikoja per here te pare ! Per fat, nje here te vetme e kam pare edhe ne ekran kinemaje !!

Stalker” (jo rastesisht titulli i filmit mban emrin e personazhit kryesor, nderkohe qe fare mire filmi mund te titulloj “Zona”) eshte himn i Tarkovskit per ate qe personifikon pikerisht personazhi i tij kryesor, Stalker-i dora vetë. Njeri i rendomtë, i zakonshem, jo ndonje inteligjence e veçante  (duhet bere kujdes ç’thote e shoqja e tij ne fund te filmit, kur ajo i drejtohet kamerës dhe i flet vetë kamerës (dmth, spektatorit) )

Skena kyç (”mesazhi” i Tarkovskit – po e them keshtu…), eshte kur Stalker, andej nga mesi i filmit, i hap zemren dy bashkudhetarëve te tij e u flet per mendimet e tij mbi boten dhe njeriun. U thote qe njeriu, kur eshte femi, i njomë, eshte i brishte, delikat; kur plaket, behet si ajo pema, ashpersohet, ngurtesohet. U thote :

“... Let everything that’s been planned come true. Let them believe. And let them have a laugh at their passions. Because what they call passion actually is not some emotional energy, but just the friction between their souls and the outside world. And most important, let them believe in themselves. Let them be helpless like children, because weakness is a great thing, and strength is nothing. When a man is just born, he is weak and flexible. When he dies, he is hard and insensitive. When a tree is growing, it’s tender and pliant. But when it’s dry and hard, it dies. Hardness and strength are death’s companions.Pliancy and weakness are expressions of the freshness of being. Because what has hardened will never win…“.

Stalker (personazhi) eshte toleranca, fragiliteti, butesia, njerezorja. Atij ja kushton filmin Tarkovski. Dhe jo rastesisht i ben nje dhuratë : nje njeri kaq i rendomte, ka sjelle ne jete nje vajze qe vertet eshte me te meta fizike (handikape), por qe ka dhunti hyjnore (skena e fundit e filmit) !

– Sa per “Zonën” : ne fakt, “Zonën” nuk e ka krijuar Stalkeri. Që ne fillimte filmit, mund te lexohet nje tekst qe shpjegon se ka ndodhur nje katastrofë berthamore (obsesioni i Tarkovskit me luften atomike, tipike e viteve ‘70, kur u realizua filmi) apo nje katastrofe nderplanetare (nje meteor ka rene mbi toke… diçka e tille, – “por dhe une vete nuk e di mire“- thote teksti).
Tarkovski niset nga ky fakt, e merr ate si te mirëqënë, dhe ngré historine e tij me “stalker”.

Natyra : natyra eshte “personazh” më vete në film. Biles ka nje detaj te hatashëm: natyra e “Zonës” ndryshon ne funksion te “humorit”(te sjelljeve) te dy vizitorëve (shkrimtarit dhe fizikantit). Kur ne fillim te filmit njeri nga te dy tenton t’i afrohet “dhomës” duke i rënë shkurt, natyra egersohet, fillon era… etj etj. Ne fund fare, kur te tre ndodhen dy hapa larg dhomës dhe nuk sherrosen më (ulen kembekryq), nje shi i mrekullueshem qe zgjat 5 minuta rrjedh pa pushim si per te thene: “Zona po shfryn gjithe ç’hoqi nga dy njerez pa din e pa iman (qe nuk besojnë…)”.

Ka shume gjera per te thene per “STALKER”-in e famshem, sepse eshte nga ato filma qe sot, s’ka regjizor ne bote qe do mund ta bente ose qe do guxonte ta realizonte (do te etiketohej menjehere si “megalloman”, “pretencioz”, … biles patetik !). Shkurt, eshte si puna e te shkuarit ne Hënë: sot, askush nuk imagjinon te rishkohet perseri ne Hënë ! Pse ? Sepse ashtu sikunder ne Hënë njeriu shkoi ne nje periudhe precize te Historise se njerezimit, ashtu edhe ‘STALKER’-in, Tarkovski e realizoi ne nje periudhe precize te krijimtarise se tij. E ka bere ne vitin 1979. Para tij, ne te njejtin dhjetevjeçar, më ekzaktesisht ne 1971, Tarkovski realizoi SOLARIS, per te cilin siç thashe me lart, ai vete ka qene shume kritik (e qe pa dyshim, eshte ndofta filmi me i dobet i Tarkovskit), ndersa ne 1974-en, pat realizuar “Zerkalo” (”pasqura”). Pikerisht, ne kohen ndermjet “pasqyres” dhe “stalker”-it Tarkovski formuloi ne menyre precize mendimin e tij estetik per kinemane (ne libri “Koha e skalitur”),gje qe ndihmon per te kuptuar më mire STALKER-in, nga ana artistike.

Më konkretisht :
“STALKER” ka nje ritëm hipnotik, disi “te ngadalshem”, por si marramendes, si “te çuditshem”. Pse ? Sepse Tarkovski, gjate atyre pese viteve (’74-79), ne librin e tij ” koha e skalitur”, percaktoi elementin baze ne nje film, qe ai e quaji figure kinematografike. ç’fare eshte ky element baze, sipas Tarkovskit ? Sipas tij, ky element baze eshte koha, por JO ne sensin e pseudo-ritmit artificial nepermjet montazhit, kolazhit, por koha qe rrjedh qofte edhe brenda nje plani filmik te vetem, pra si kohe organike. Sipas Tarkovskit, koha, ritmi ne nje film NUK rrjedh falë montazhit, por rrjedh perkunder tij ! Montazhi sherben veçse per te organizuar strukturen e filmit, per te “bashkuar” pjesezat e tij, por me kusht qe në secilen “pjesez” koha te ushtroje tashmë presionin e saj. Ndaj dhe filmi te jep pershtypjen e nje filmi “aventure” por… te ngadalësuar ! Dhe pikerisht, kjo diference tempo-je, ritmi, ndryshon gjithshka dhe e ben filmin te jete ai qe eshte : hipnotik !

Ka dhe ca gjera te tjera per te thene. psh, “STALKER” eshte nje film qe po ta vesh ré me kujdes, te tre personazhet kryesore meshkuj formesojne nje “trup” te vetem, nje trup me tre koka (si te thuash). Dhe meqe mungon prezenca femerore pothuaj gjate gjithe filmit, hapsira perpara se te shkojne tek “Dhoma e Dëshirave” ka forma te buta femerore (fotoja). Sikur Tarkovski do te na thote: “Kur s’ka femer, ajo eshte gjithandej, eshte vete natyra !“.

Nga ana tjeter, më duket se nuk duhet me u ngut me i paragjyku personazhet e filmit. Fundja, edhe shkrimtari, edhe fizikanti, terhiqen, nuk kryejne ndonje akt final te pa-riparueshem. Asnje nga personazhet nuk duket te jete i denuar paraprakisht nga skenari (dmth, nga regjizori qe eshte dhe skenarist). Shkrimtari, vertet alkolik, por nganjehere shfaq edhe ndershmeri dhe mendjendritshmëri. Po ashtu fizikanti (profesori), motivet e te cilit per te atomizuar “Zonën” fundja, jane motive nobël.

In fine, pas kaq heresh qe e kam pare, filmi duket te jete nje parabolë morale mbi humbjen e besimit (sigurisht, jo vetem atij fetar, religjioz, por BESIMIT, ne sensin filozofik) nga ana e njeriut modern. Jo rastesisht “Stalker” eshte, te pakten ne aparence, i zhanrit fantastiko-shkencor !

Ajo qe eshte interesante eshe fakti qe, e besojme apo jo mitin e kesaj “Zone” (dhe te te famshmes “Dhomë te deshirave te realizueshme” qe ndodhet ne fund te Zonës), filmi mbetet i mrekullueshem, magjepes. Pra si te thuash, me duket se ‘Stalker’ e tejkalon te verteten skenaristike, “fantastiko-shkencore” (”ka apo s’ka “Zonë“, “ t’i realizon apo jo Dhoma dëshirat“…), stad ne te cilin do mbeste çdo film i rendomte i ketij zhanri. Filmi e tejkalon kete stad banal te se “vertetes” skenaristike, duke u kthyer ne poeme filozofike. Ne poemen me te bukur, per mua, bere ndonjehere ne kinematografi !

Top-5 i preferencave te mia per filmat e Tarkovskit :

1. ‘Stalker‘
2. ‘Zerkalo’ (The Mirror)
3. Andrei Rublev
4. The sacrifice
5. Ivan’s childhood

 

 

27 comments

  1. Stalker, me ndihmon dot me ndonje reference konkrete ku Tarkovsky vete shfaqet kritik per Solaris ? Edhe une jam i mendimit qe si film eshte i dobet ne krahasim me te tjeret (une vete preferoj Andrey Rublev, sidomos pjesen 8 (The bell), por nuk kam arritur te gjej dicka te thene apo shkruar nga vete Tarkovsky.

    Like

    1. Nuk me kujtohet ku e kam lexuar kete gje. Ndofta tek “Koha e skalitur”, por edhe ndofta ne ndonje shkrim tjeter te regjizorit (ai ka pas lene plot te tille).
      Pjesa e 8 e Rublevit (Rhe bell i famshem!) eshte hatà fare-fare. Eshte fragment antologjik kinemaje !!

      Like

  2. Dhe meqe jemi ketu, me duhet nje liste nga ty (nese mundesh) me filmat e preferuar te Novelle Vague (Bresson Godard etj). Kam pare disa, dua te shoh te tjere, por me duhen disa shtylla dhe ti je goxha shtylle 😀

    Like

    1. Bresson nuk ka qene kurre pjese e “Nouvelle Vague”: Bresson ka ngrene gjithmone “buke veç” : biles edhe në nje aspekt më te gjere, mund te themi: te gjithe regjizorët, nga D. W. Griffith tek Kiarostami (e permend, meqe kur ai vdiq para pak kohesh, Godard tha: “ndofta tani mbaroi dhe kinemaja”) mund te futen në nje “thes”, perveç Bresson-it (i vetmi qe ka realizuar filma ku aktoret nuk luajnë, nuk aktrojnë, por jane ‘modele’ -keshtu i quante ai- ).

      Nga “Nouvelle vague” (1959-1969) ka jo pak filma te shkeqyer. Ja, po te bej shpejt e shpejt nje liste me te tille :

      – The Umbrellas of Cherbourg (Jacques Demy)
      – Vivre sa vie (Jean-Luc Godard)
      – Que la bête meure (Claude Chabrol)
      – Lola (Jacques Demy)
      – Paris nous appartient (jacques Rivette)
      – Ma nuit chez Maud (Eric Rohmer)
      – Le Mépris (Jean-Luc Godard)
      – Muriel (Alain Resnais)
      – L’amour fou (Jacques Rivette)
      – Le boucher (Claude Chabrol)
      – Adieu Philipinne (Jacques Rozier)
      – La jetée (Chris Marker)
      – Pierrot le fou (Jean-Luc Godard)

      Ke pastaj filmat e Truffaut (te viteve ’60) si “Les 400 coups” (pikerisht, me kete film ka filluar allnimi artistik midis Truffaut dhe Godard: ky i fundit mendonte se filmi ishte i keq, ashtu mendoj dhe une sot) ose “Jules et Jim” (I hate it !!).
      Megjithate, Truffaut, ne mendimin tim (dhe jo vetem timin) ka bere tre filma te shkeqyer ne ate periudhe (vitet 60): “Tirez sur le pianiste”, “La peau douce” dhe “La sirène du Mississippi”

      shihi !

      Liked by 1 person

      1. Rrofsh!

        Bressoni sic thua ti eshte, nuk ka qene ndonjehere zyrtarisht pjese e rrymes, por ka qene nje nder ndikuesit kryesor te saj, le te themi nje lloj babai shpirteror 😀

        Do perpiqem te shoh sa me shume nga filmat qe me nise. Pak veshtire ne fakt se nuk di as frengjisht, duhet ti gjej me subtitles.

        Pierre le fou psh kam dy muaj e kerkoj ne net dhe se gjej dot anglisht.

        Like

    1. Jo, thjesht jam ne mergim dhe kam kohe te lire me bollek 😀

      Hyra ne nje debat me nje vendali ktu, tip hipsteri ky boti, dhe po ti thoje tarkovsky i shkelqenin syte : mirror the best, stalker the best, solaris the best e kshu me radhe. U perpoqa ti them se solaris nuk ben pjese te keto masterpieces, dhe nuk di sa vete autori do e cilesonte si te tille. Vetem se ngeca te referencat, se hodha dot tuc kte dmth 😀

      Pierrot le fou e pashe mbreme, super. Pak naiv dmth, asgje tarkovskiane po them, po i kendshem per syrin. Pjeset nga fshati afer Kanes me kujtonte qeparoin me shoke.

      Ti duhet te shkruash me shpesh ketu. Psh une do te sugjeroja si me urgjente nje liste for dummies, dmth per ata si puna ime.

      Cfare filmash nuk duhet te humbas une dhe pse, sipas teje gjithmone. Sepse une kam shume deshire te zbuloj kinema autor, indi, por ne shqip nuk di te kete tjeter vec teje qe e zhvillon kete hobi online. Dhe per te cahiers du cinema s’jam gati 😛

      Like

      1. He mo he se nuk je aq ‘dummie’ ti 🙂 (meqe bej lidhjen me nderhyret e tua te dikurshme tek blogu i vjeter).
        Biles u habita qe e kishe gjetur blogun “e ri” (i cili ne fakt, ka gjithe temat e blogut te vjeter, i cili u zhduk nga administratori pas 9 vjetesh ekzistence sa hap e mbyll syte, dhe prap nuk e kuptoj si e gjete (ndofta nga peizazhe te fjales, ku çoç shkruaj ndonjehere).

        Godard eshte KREJT tjeter gje nga Tarkovski. Po krejt amà (s’po them opozite, se mund te keqkuptohemi kot).
        Godard i ka dhene kinemse ndofta sa i kane dhene 99% e kineasteve te tjere bashke sepse jo vetem e ka modernizuar (revolucionarizuar), por dhe eshte shprehur, e ka komentuar SHUME artin kinematografik.
        Tarkovski eshte tjeter gje. Më se shumti ka bere vepra te perkryera artistikisht (gje qe nuk eshte fare, po fare amà rasti i Godard-it, i cili MBI TE GJITHA ka eksperimentuar). Asnje nga filmat e Godard nuk ka qene e nuk eshte ‘i arrire’ (ai vete do thoshte: ç’tmerr nje film i arrirë, dmth perfekt !). Plus qe Godard ka bere shume filma (mbi 50 !) ne 50 vjet krijimtari (Tarkovski vetem 7. Plus qe vdiq shume i ri: 54 vjeç). Godard ENDE para dy vjetesh beri nje film, po aq rinor sa dhe eshte dhe vete (ne koken e tij, kuptohet).
        Shkurt: rrugetimi i tyre ka qene teresisht i ndryshem

        ja kshu kshu hallet e kinemase 😀

        Liked by 1 person

  3. Nga PTF te gjeta ; le te themi jam shnderruar ne nje lloj stalkeri per shkrimet e tua (e pranoj qe gjurmoj edhe ndonje gje tek tuk qe le tek PPU) 😀

    Me beri pershtypje nje gje psh, meqe ju futem kesaj pune.

    Ne nje skene te Pierrot, ka dicka hilarious ku Anna duke sikur nderron medium, nga filmi ne teater, dhe flet drejteperdrejte me publikun. Por e ben kete ne menyre eksplicite, duke e thene madje, dhe jo si ne rastin e stalker (ka dhe aty disa pjese ku personazhi i flet ne fakt publikut, por jo ne kete lloj forme kaq te deklaruar, kujtoj mbi te gjitha skenen kur flet e shoqja).

    Tani, ajo qe me beri mua pershtypje ketu ishte nje lloj thellimi mbi kete lloj gjetjeje regjizoriale.
    Kete shift te mediumit, ne menyre kaq eksplicite, e gjen ne fakt rendom ne kinematografine e sotme, ndaj pare ne retrospektive, gjetja e Godard nuk se te le ndonje mbrese te vecante. Mirepo, une nuk e di, ndoshta ne kohen e vete, ka qene pikerisht ai qe e ka eksperimentuar kete lloj shifti. Cka do te thote se po ta shihje Pierrot ne ate kohe qe doli, do kishe nje lloj “tronditje” nga ky “manipulim”, gje qe sot nuk ndodh.

    Lind pyetja, kjo lloj kinematografie eksperimentale, a ka realisht po te njejten vlere e pare sot, perpos almanakeve dhe enciklopedive dhe teorive per studentet marubian ?

    Meqe ishim te hallet dmth 😀

    Liked by 1 person

  4. Ka te beje me raportet fiksion/dokumentar.
    Kronologjikisht, i pari qe ‘shpiku’ veshtrimin e kameras nga nje personazh filmi eshte Bergman, ne vitin e larget 1953, me Moniken e tij (https://en.wikipedia.org/wiki/Summer_with_Monika), fiks para momentit kur heroina e filmit vendos te beje dashuri me ish-te dashurin e saj te cilin e Kish ndare tashme. Aty ajo shikon ne sy spektatorin (

    Vepra e Godard eshte thellesisht e “torturuar” (haunted) nga shtrimi i pyetjeve mbi raportin dokumentar/fiksion ne nje film (dokumentar ne sensin e lendes se pare te marre nga jeta, bruto, dhe fiksion, ne kuptimin e manipulimit).
    Shikimin e kameres nga nje personazh Godard e perdor qysh me filmin e tij te pare fare (Breathless), kur Belmondo, qe ne mnutat e para te filmit, nga vetura e tij, i thote spektatorit frazen e famshme “Nese nuk ju pelqen deti, nese nuk ju pelqen mali, nese nuk ju pelqen as qyteti, epo ik pirdhuni atehere” https://www.youtube.com/watch?v=bfukcKYjNGs

    Qe prej asaj kohe, kane rrjedhur shume ujra. “Shikimi i kameres” sigurisht qe eshte perdorur dhe sterperdorur, por problemi mbetet : SI dhe PSE. Ky eshte edhe debati i vertete

    pyetje: po une, nuk kam te drejte te hy ne blogun tend ??

    Liked by 1 person

  5. Tani per tu kthyer tek “Pierrot le fou” : ajo qe bie ne sy eshte para se gjithash perdorimi i tre ngjyrave primare (bazike) : bluse, se verdhes dhe se kuqes. Njesoj si tek Kandinsky!

    KANDINSKY

    Thene kjo, kalojme me tej. “Pierrot le fou” eshte film qe merr persiper te ‘pikturoje’ misterin e qenieve njerezore dhe te botes ne te cilen ata jetojne. Lidhjen mes tyre. Dhe kete e ben permes kolazhit. Une nuk njoh tjeter film më te persosur persa i perket kesaj: kolazhit. Biles ngjitesja, zamku, eshte shpesh i dukshem, enkas! Shume gjera ne film jane “nga dy here”, pra te ngjitura: edhe heroi kryesor, Ferdinandi, ka dy emra: Paul/Pierrot. Edhe disa fraza te filmit thuhen dy here. “Zamku” konstatohet edhe ne muzike: shperthimi i saj i papritur, po aq sa edhe nderprerja e saj e dhunshme. Biles nderprerja e menjehershme e muzikes, nganjehere paralajmerohet nga nje ekran i zi.
    Pikerisht, “ngjitesja”, “zamku” i intereson Godard-it. Pra ajo se ç’i lidh, ç’i “ngjit” qeniet njerezore. Dhe perpiqet ta kapë nepermjet filmit, gjithe duke qene koshient per veshtiresine e arritjes se nje objektivi te tille.

    vijon

    Like

  6. Dhe, meqe Godard konstaton se eshte e veshtire per te kapur kete “zamk” qe lidh qeniet njerezore me njeri-tjetrin, perpiqet qe se paku ti pershfaqe ata, gjithmone permes kolazhit, si arketipë te situatave në periudha te ndryshme historike. Dhe me kete rast, i therret ne ndihme piktures (sepse siç thame me lart, qellimi eshte te ‘pikturoje’ misterin e vete qenies njerezore). Keshtu, Marianen (heroinen kryesore te filmit, luajtur nga Anna Karina), ne nje moment te filmit, Pierrot e therret Marianne Renoir, si per te evokuar “Petite fille à la gerbe”, pikture e famshme e Renoir.

    Pastaj, Anna Karina identifikohet me “Girl before a Mirror” te Picasos
    mirror si dhe me plot heroina te tjera te piktures se shek XIX e XX (fotot e tyre shfaqen ne muret e partamentit).

    Dhe vete çifti, ne nje moment, identifikohet me ciftin e tablose se Chagall-it : kur Belmondoja zgjohet nga gjumi, shohim tablone “Saint Jean Cap-Ferrat” (tabloja e pare, poshte), qe ne nje fare menyre, eshte nje flash-forward i road-movie qe na pret ! (sa do te donte Belmondoja qe cifti i tyre ti ngante atij te “The lovers” te Picaso-s(tabloja e dyte, poshte), dhe ai vete, te ishte… “Paul en Pierrot”(e treta), gjithashtu tablo e Picasso-s ! (te treja tablote jane te ngjitura ne mur!!)

    lovers

    Por nuk eshte vetem piktura qe evokohet ne film. Jane edhe tabelat POP ART. Eshte dhe letersia (Balzaku, Allan Poe, etj etj).

    Por filmi ka edhe nje kontekst ne kuadrin e vepres se Godard. Eshte filmi i tij i dhjete (realizuar ne 1965-n – filmi i tij i pare eshte i 1959-s).
    “Pierrot le fou” eshte filmi me i njohur (famous) i kesaj periudhe te pare te krijimtarise se Godard (1959-1970), edhe pse, per mendimin tim, filmi me i shkelqyer i tij i po kesaj periudhe eshte “Le Mépris”.
    “Pirrot le fou” eshte nje fare bilanci i krijimtarise se tij te kesaj periudhe. Nga ana teknike, regjizori eshte ne kulmin e mjeshterise se tij artistike (art te cilin duke filluar nga viti 1970, Godard do ta vere teresisht ne pikepyetje, do ta shkermoqe per ta riformuluar dhe riformatuar, e per te na dhene fimat e asaj qe une e quaj JETA E DYTE ARTISTIKE e Godard-it (1970-1979: periudha militante, ose ndryshe: filmat marksiste-leniniste, po i quajme keshtu – edhe pse ata nuk jane per asnje sekonde te vetme dogmatikë, por te nje dialektike te papare).
    Dhe pas 1979, e deri me sot, fillon periudha e trete (ende ne aktivitet) e Godard, por kjo eshte krejt tjeter meselé !

    Like

  7. Me kenaqe!

    I kisha humbur keto referenca te Pierrot, shume interesante.

    Moniken dhe 2-3 things i futa direkt ne liste, ishalla i gjej online.

    Nderkohe perdite ketu do me kesh per ndonje postim te ri. Iku gjysma 2017 dhe ke ngel vetem me 2-3 review.

    PS : Blogun e kam zeruar, fshire cdo gje. Po pres ose te gjej nerva ta rikonceptoj nga e para, ose ta mbyll fare.

    Liked by 1 person

  8. Pashe Le Mepris.

    Brigita nuk ka lidhje fare, po fare me Karinen. Mu duk totalisht vulgare. Karina ka sensualitet, seksualitet, intelektualizem, pafajesi, djallezi, femijeni…e te tjera nuk di. Bardot mu duk fare e rendomte, asnjehere sme ka pelqyer.

    Filmi ishte i mire, por jo ne shijet e mia.

    PS : Sa fantastike ajo shtepia ne Kapri 😀

    Like

      1. Kinemaja konsumiste versus arti, jeta ne cift, odisea dhe paralelizmi me ciftin ne fjale, nudizmi si kulture pop, zoti (zotat) dhe karakteristikat e tyre njerezore (i krijuam ne ata, jo ata ne), dekonstruksioni i procesit te filmit vete.

        Me vija te trasha une keto linja kapa.

        Te tjerat do pres kur te kesh ti nge,

        Po linja narrative mu duk e ceket, si te thuash, nuk arrinte dot te justifikonte veprimet e personazheve. Lexova qe ishte ndoshta filmi i pare (dhe i vetem?) i JLC me buxhet relativisht te madh.

        Tani per te dale pak nga Godardi dhe per ta shtyre cik biseden me tutje.

        Une personalisht vdes per filmat e ngadalte, por kam nje lloj alergjie kur perceptoj ne nje film snobizem, ose nje lloj masturbimi ndaj artit.

        E kam vene re kete psh tek filmi i fundit i Tarkovskyt. Por shembulli me tipik jane filmat e Woody Allen. Mund te jem komplet out, por mua dialogjet e tij me lodhin, me trashin, dhe me japin alergji. Me duket se gjthcka perpiqet Allen ne filma eshte te shpalosi oratorine apo batuten, vazhdimisht, dhe vazhdimisht, pa mbarim.

        Per ta lidhur me Le Mepris. Me la dhe ai nje shije te tille. Nje kerkim i vazhdueshem i dickaje sublime, artistiko teorike, por duke harruar vete linjen dhe narracionin.

        Plus, ta thashe, vetem Karina i jep nje filmi te Godard 40-50 % me shume per shijet e mia.

        Vazhdoj te preferoj band of outsiders 🙂

        Like

  9. Te kuptoj. Biles ti e ke evokuar edhe nje here tjeter kete punen e “filmave te ngadalte” (qe ne fakt, nuk do te thote asgje si term: nje film në dukje i ngadalte, mund te kete 101 here më teper veprim, action, se nje film me montazh te dalldisur (inatçor).

    *

    Problemi i filmave autoriale (ose i kinemase indipendente, ta quajme si te duam) eshte pikerisht kjo qe thua ti : POZA. Pra mundesia qe ka nje spektator per te dalluar se KUR behet fjale per pozë, per snobizem, dhe kur behet fjale per kinematografi te vertete. pra per imazh. Ka te beje me teorine e imazhit (Cfare eshte nje IMAZH ?)

    Per kete, duhet skalitur shikimi (dmth syri) : po aq sa edhe duhen pare vazhdimisht filma, aq edhe duhet lexuar lietarure e mire per to (kritika, revista te specializuara, etj etj).

    “Le Mépris” de garantoj qe nuk eshte pozë, pra “masturbim ndaj artit” (po te citoj). Eshte pure cinéma (per jo pak kinofile, biles njeri nga 10 filmat me te rendesishem te historise se kinemase).

    Une them se ai film ka 3-4 ide (kinematografike, kuptohet!!) ne nje sekuence te vetme! (te rralle jane filmat e tille).

    vijon

    Like

  10. Ok, po ulem të shkruaj shpejt e shpejt’ perndryshe nuk do behem kurre mbare.
    “Le mépris” eshte filmi më I njohur i periudhes se parë të Godard, pra periudha “Nouvelle vague” (1958-1968). Në pergjithesi, anti-Godardianet vdesin ta ngrene në qiell kete film (meqe e konsiderojne clasik, në sensin akademik), si për të nenvizuar qe filmat e tjere të tij (pas vitit 1968 e deri me sot) janë “futja katunit” (sigurisht, sepse nuk kanë sy për ti parë), me pretekstin se ato nuk kanë qene suksese komerciale: Le mépris eshte suksesi i fundit komercial i Godard (ndofta mé perjashtim të Pierrot le fou).
    Por eshte e vertete qe Godard eshte si puna e Indise: o e adhuron, o e urren. O njeren, o tjetren (dua të them: më mirë kuptoj dike qe më thote “i urrej filmat e Godard” sesa dike qe thote se filmat e tij “janë çka”.

    Ka rendesi të thuhen dy fjale për historine e filmit, se ka plot qe nuk e kuptojne se për cfare behet fjale tek “Le mépris”.
    Në fakt, gjithshka sillet rrotull xhirimit të nje filmi, “Odiseut”, me regji të Fritz Lang, i cili ka qene regjizor (shume i preferuar nga “Nouvelle vague”) dhe qe në film, luan rolin e vete regjizorit. Prokosch, producenti amerikan i filmit qe po xhirohet (pra i Odiseut), deshiron ta ‘modernizoje’ filmin (me pak salce psikanalitike) dhe për kete, fton shkrimtarin-skenarist Javal (Michel Piccoli).
    Ketu luhet dhe gjithe “filmi” i “Le mépris” :

    vijon

    Like

  11. Ketu luhet pra dhe vete filmi i “Le Mépris” (qe perkthehet në shqip : Shperfillja, perçmimi) : Paul Javal, shkrimtari-skenarist, e lejon (enkas, për arsye karrieriste) producentin amerikan tja luaje Camille-s, se shoqes se tij (producenti vete, e perçmon skenaristin). Nga ana tjeter, e shoqja e ketij të fundit, pra Camille, e kupton kete gje, pra qe i shoqi e shiti (ne nje fare menyre) tek producenti, per arsye egoiste (karrieriste më sakt : Paul, shkrimtari, shpreson qe producenti amerikan ti financoje pjesen e ardhshme teatrale qe do shkruaje). Në pjesen e dyte të filmit, tek vila në Kapri, mjafton nje pretekst (i shoqi, skenaristi, i fut (pa asnje qellim të keq!!) nje dacke perkthyeses se producentit tek vithet) : qe nga ai moment, pra qe nga momenti kur shikon skenen, pra dacken vitheve, Camille fillon dhe perçmon të shoqin (le mépris !!). Dhe në fund fare, iken me producentin.
    Le Mépris eshte nje film qe tregon se si në nje çift kalohet nga “la méprise” (gabimi i vogel) në ‘mépris’ (perçmim)

    Godard vetë eshte shprehur qe behet fjale për nje film të thjeshte, pa ndonje mister: nje film aristotelicien. Thene ndryshe: Le Mépris eshte historia e nje “trupe” të vogel njerezish qe kqyren dhe gjykohen mes vedit (mes njeri-tjetrit); pastaj, eshte kinemaja (kamera!) qe i kqyr. Kamera (kinemaja!!) eshte reprezentuar permes Fritz Lang, qe luan rolin e profesionit të tij në jetë: ate të regjizorit qe po xhiron Odisene.

    *
    Për mendimin tim, Le Mépris eshte film sa klasik (madheshtor, ‘serioz’) aq edhe eksperimental. Gjenialiteti i Godard qendron në atë se si arrin të shfaqe (pershfaqe) dicka qe ndodh në shume pak sekonda (ose edhe në nje sekonde të vetme) : ndryshe nga regjizoret qe bejne filmat mé skenar (zakonisht, filma të tille tregojne historine e nje çifti për vite e vite të tera), Godard na vë para syve se ç’dodh në nje fraksion sekonde tek nje çift (psh skena në fillim të filmit kur Paul i thote të shoqes “shko shko me regjizorin, hyp në makinen e tij”) vetem e vetem permes lojes se linjave, të montazhit, të perdorimit të muzikes (personalisht, e konsideroj si muziken më organike të nje filmi në gjithe historine e kinemase!).

    Vijon

    Like

  12. Ate qe eviton Godard, janë shpjegimet psikologjike (si në shumicen e filmave, për fat te keq), duke evituar, mbi të gjitha, boten shpirterore të personazheve (sipas tij, nje gje e tille nuk ka pse të jetë në misionin e kinemase, meqe intérioriteti i secilit prej nesh eshte ceshtje private e secilit prej nesh – në kete prizem, kinemaja e Godard eshte e kunderta e asaj të Tarkovskit). Sigurisht, behet fjale për dyshime, xhelozi, dhimbje shpirterore etj etj, por Godard i zhvesh ndjenja të tilla nga pesha é tyre ekzistencialiste (“oh une i/e shkreti(a)”), për të na i kthyer me nje elegance të rralle thjesht permes siperfaqes se gjerave, gjesteve, levizjes se trupave, muzikes. Thene ndryshe : intensitet pa substance, shpejtesi pa masën, emocion pa pathos. Me nje qellim të vetem: kapjen e shpejtesive të ndryshme të trupave njerezore (kaotizmin e Palit – Paul), nxitimin (ngutjen e paparë!) te producentit, intercine e Camille. Me nje qellim të vetem: të na shfaqe para syve lindjen e nje ndjenje njerezore: të perçmimit.

    E gjitha kjo në vetem… 146 plane filmike!

    Like

  13. Por mund te shkruhet pafundesisht per “Përçmimin” sepse, ne fakt, edhe pse Godard dora-vetë ka insistuar ne faktin se ai eshte nje film i thjeshte, nuk eshte tamam ashtu: “Le Mépris” eshte më se shumti nje film ‘fallcerisht’ i thjeshte. Dmth, i pasur. Dmth i mirë. Por, nese kemi parasysh qe, filmat shihen, ndersa ata te mirët rishihen, i bie qe “Përçmimi” duhet riparë, per tu ‘kuptuar’, ‘kapur’ në gjithe ‘pasurinë’, miresine e tij.

    Duhet te kihet parasysh edhe momenti dhe rrethanat kur u realizua filmi, i cili daton i 1963-shit. Eshte filmi i gjashte i Godard ( i cili asokohe realizonte nga dy metrazhe te gjata ne vit : 1960-1963). Producenti i tij, Beauregard, u be ortak me Carlo Pontin, nje producent i njohur italian, me kusht qe Godard te bente nje film në Itali, ne Kapri (shume në mode asokohe!!).
    Nuk i them rastesisht keto: ne loje futet edhe nje producent amerikan (per ta shitur filmin pertej Atlantikut) : Joseph Levine te cilit, varjanti i pare i filmit nuk i pelqeu fare. Ai priste te shihte Brigitte Bardonë, yllin kinematografik te asaj kohe, nudo! Sidomos bythen e saj!! Perndryshe, ai nuk do te paguante pjesen e fundit te shumes financiare. Keshtu qe Godard detyrohet (literalisht !!), kunder deshires se tij, te xhiroje nje skene suplementare te filmit: ate qe hap dhe vetë filmin (Michel Piccoli dhe Brigitte Bardoja ne krevat, dhe dialogu i famshem: “a te pelqejne kembet e mia?” “po qafa ime?” “po cicat e mia?”… etj etj (nje skene e shkelqyer kinematografikisht, sepse e realizuar e tera pa ‘cut’, pra si nje plan i vetem, e ku kamera leviz ngadale mbi trupat lakuriq te dy aktoreve).

    Po ashtu, mund te thuhet diçka edhe ne raport me vetë jeten bashkeshortore te Godard-it, pra me Anna Karinen. Po ta shohesh me vemendje filmin, ai eshte shume autobiografik (edhe pse, zyrtarisht i bazuar ne nje roman te Alberto Moravisë, me te njejtin titull – dhe ky eshte i vetmi film i Godard i bazuar mbi nje veper letrare) : eshte autobiografik, edhe pse Anna Karina, e shoqja dhe muza kinematografike e Godard, edhe pse nuk luan ne film, eshte e pranishme gjithe kohen. Sigurisht, permes personazhit te Brigitte Bardose! Dhe Godard, nepermjet personazhit te Palit (Paul).

    Po ta ndjekesh kronologjikisht, asokohe, pra ne 1963, filmi i fundit i Godard ku luan Anna Karina ka qene “Vivre sa vie” (1962) ne te cilin ajo ka rolin e nje putane (per mua, filmi ABSOKUTISHT MË I BUKUR i Godard-it te viteve ’60, pra i periudhes “Nouvelle vague” (Vala e Re) dhe nje nga 2-3 filmat e tij më te bukur, ever!
    Rrethi (enturazhi) i çiftit thosh se asokohe çifti nuk i kish punet aq mire : nuk do te kete qene rastesi qe Godard e vuri te shoqen e tij ne rolin e nje putane.
    Po ta vesh ré me kujdes, në nje skene ne apartament, Bardoja, bjonde par excellence, vë nje paruke te zeze! Eshte forma e flokeve te Nana-së, heroine se “Vivre sa vie”, rol i luajtur nga… Anna Karina !

    Skena e parukes tek “Le Mépris” vjen pas skenes çeles te filmit, pra skenes kur Pali (Paul) i thote te shoqes :”hyp moj hyp tek makina e producentit, s’ka gje, hyp” (pra kur ai e “shet” gruan e tij tek ai). Pra, qe nga ky moment, i shoqi e trajton gruan e tij si putanë. E meqe eshte keshtu, pse mos vere edhe paruken e… Anna Karines tek “Vivre sa vie” ??

    (ne foto, Anna Karina tek “Vivre sa vie” -My life to live- dhe Brigitte Bardot tek “Le Mépris”) :

    Like

  14. Falemnderit qe e shtjellove !

    Le te themi qe per kete film, isha informuar kaq shume dhe kaq mire ne blogosfere, sa pak a shume i kisha te qarta edhe shenimet e tua (hera e pare 😀 )

    Nuk di cfare te them sinqerisht. Nga nje ane, e kuptoj mire ndjeshmerine e nje kinofili ndaj nje filmi rendom te perceptuar si kult. Nga ana tjeter, nuk dal dot kunder vetvetes dhe filmi mua nuk me bind, por jam gjithashtu i ndergjegjshem per limitet e mia.

    Cfare me shqeteson, eshte ajo pika take it or leave it.
    Une filmin nuk e urrej, absolutisht jo. Por nuk e adhuroj dot.

    Le te biem pra dakord ne mosdakordesine tone dhe te zhytemi ne filmat e tjere.

    Psh Vivre sa Vie do e shoh me urgjence !!!

    Like

    1. Ah JO, “take it or leave it” nuk é thashe kurrsesi për filmin në fjale !! É thashe në pergjithesi për vepren e Godard. Perkundrazi, edhe pse kanë kaluar shume vite, më kujtohet fort mirë qe Le Mépris me ka lene dyshues kur e kam parë për here të parë. “Avantazhi” im eshte qe, qe prej asaj kohe, e kam ripare 3-4 here të tjera (biles kur po shkruaja dje, duke folur, mu hap oreksi 😬

      Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s