“SOCIALIZËM” – film francez me regji te Jean-Luc Godard

Image result for socialism jean luc godard
Ajo qe eshte paradoksale, eshte se shpesh, ne Perendim, ata qe e konsiderojne veten intelektualë (ose me sakte, ata qe e shikojne nje film permes llogjikes, e jo permes ndjenjave), më se shumti nuk i pelqejne filmat e Godard (me demek, “s’kuptuam asgje”). Nderkohe qe, qellimi, te pakten gjate shikimit te pare te nje filmi te Godard-it, nuk eshte te kuptosh, por te ndiesh.

Film Socialisme” (titulli i vertete i filmit) eshte i ndertuar ne tri pjese : Pjesa e pare, e titulluar “Des choses comme ça” (”Disa gjera te tilla”), zhvillohet ne nje anije te madhe, kroçerë. Godard trajton ne ate pjese te filmit disa nga obsesionet e tij filozofiko-kinematografike siç jane ato mbi paranë, harresen, Europen, luften… Dhe mbi te gjitha, mu duk mua, Godard ben nje sinteze (round-up) te gjendjes aktuale te imazhit, pra te imazhit viziv. Edhe pse Godard ndodhet ne nje kroçerë perqark Mesdheut, më shume se nje ndalesë ne portet e Barcelones, Napolit apo Greqise, regjizori ndalon ne portet, ose me sakt në portat e imazhit : “Socialisme” eshte mbi te gjitha nje udhetim ne “R.M.T.A.F” : ne “Republiken” e Mënyrave dhe Teknikave Aktuale te Filmimit. Por te kuptohemi : nuk eshte çeshtje stili, më duket mua : planet jane ne me te shumten e rasteve plane filmike fikse, e me perjashtim te ndonje zoom-i, nuk ka asnje figure tjeter stilistike. Pra nuk eshte çeshtje stili, eshte çeshtje vizibiliteti, dukshmerie : plane te hatashme filmike, te realizuara nga nje qoshkë kabine e anijes-kroçerë, here permes funksionit “video” te nje aparati fotografik, here me kamera mini-DV, here biles me… telefon celular ! Por e perseris : jo per tu bere interesant, jo per te patur nje stil te tijin, por per ta bere te dukshem, te “prekshëm” imazhin ! Dhe per ta diversify (ta beje te larmishem).

Pra per nga forma, nje fare menyre, “SOCIALIZEM” eshte antiteza e “Avatar” dhe kjo, jo vetem sepse Socializmi godarian eshte i kundert me kapitalizmin new-age te fantazise Cameroniane, por mbi te gjitha, sepse filmi i Godard (forma e tij), eshte krejt e kundert me estetiken prej loje-videoje te “Avatar”.

Socializem” eshte, por dhe nuk eshte film politik. Ose eshte ne sensin e principit te famshem godarian : “te besh politikisht kinematografi”. Por kurrsesi ne sensin e te berit kinematografi politike. Nese ka nje gjest politik, ai do te qé mos shkuarja e regjizorit ne Kanë, per te prezantuar filmin e tij. Dhe pergjigja qe dha : “Me Festivalin e Kanes, do te shkoj deri ne vdekje, por kurre nje hap më tutje” ! Dhe, nese filmi perbehet nga 3 pjese (e para, udhetimi ne kroçere; e dyta, historia e familjes Martin, qe ka si biznes te sajin nje pompe benzine qe mban emrin e nje Rrjeti Klandestin te Rezistences anti-fashiste te Luftes se II Boterore, e treta – pjesa historike, nga Egjipti ne Barcelone, duke kaluar per nga Palestina, Odesa, Greqia (Hellas) e Napoli, pra, nese filmi perbehet nga 3 “pjese” (mouvements), jane edhe 3 akte artistike te regjizorit qe kane shoqeruar daljen e filmit:
1. hedhja ne Internet e trailer-it te “Socializem”, e qe ne fakt eshte i gjithe filmi, por i kaluar me shpejtesi ne 1 minut e 14 sekonda kohe; 2. Mundesia per ta shkarkuar filmin, ne VOD, ne te njejten dite me prezantimin e tij ne edicionin e Kanes 2010, para dhe se filmi te dilte neper kinema; 3. nderrimi i mendjes nga vetë regjizori per te shkuar ne ceremonite e Kanes, per shkak te “disa problemeve alla-greke” (haha – dmth probleme financiare) – siç u shpreh vete ai.

Keto 3 akte te autorit perkthehen :
1. kam bere nje film, qe, po arritet te gjenit shpejtesine e duhur, mund ta shihni per 1 minut e 14 sekonda.
2. Nese nuk ja arrini kesaj, mund ta shkarkoni ne Web per … 7 € !
3. S’eshte nevoja te shkoj ne Kanë, se filmi qarkullon tashmë ne web, e s’ka nevoje per show qesharakë festivalesh !

Po sikur te jete ky socializmi i vertete i filmit “SOCIALIZËM” ??

°°°°°°°°°

Ne pjesen e pare te filmit, Godard filmon detin (shume i merzitur deti…!), lojrat e fatit ne anije, pishinat, neonët (sigurisht neonët !!), festat (makabre) ne kroçerë, duke tentuar te gjeje metaforen ekzakte per te dalë aty ku dhe do te dalë : ç’po ndodh me imazhin, ne epoken e dixhitalit ?? Ne asnje prej filmave te tij te meparshem, Godard nuk ka shkuar aq larg sa kete here ! Gati-gati, mund te thuhet se subjekti i vertete i “Socializem” eshte … shpejtesia e imazhit ! te pakten, ne pjesen e pare !
Nderkohe qe imazhi i fundit i filmit eshte nje tabele e zeze, ku shkruhet : “No comment” (rubrike e famshme e Euro-News !). Ftesë per publikun : seanca mbaroi + ftese – urdher(”ushtarak”), por po aq sa dhe xhentilesë.

Godard kesaj rradhe nuk duket te jete i inatosur. Filmi biles eshte gati-gati i bute, miqesor. Edhe montazhit “inatçor” godardian duket sikur i jane ulur nervat. Biles dhe melankolia (tipari ndofta më karakteristik i vepres se tij), duket ti kete lene vendin diçkaje tjeter : ti kete lene vendin bekimit, bekimit se ku po shkon kinemaja, filmi. Godard bekon kinemanë ! Ne moshe 79 vjeçare. Permes nje moderniteti te habitshem !

Sepse filmi “Socializem” ka vertet nje modernitet te hatashem ! Filmi flet ne 7 gjuhe : frengjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, arabisht, rusisht, spanjisht ! Ku ka më nder, per nje festival nderkombetar filmi si ai i Kanes ??! Dhe ç’eshte e mrekullueshme eshte fakti se kete kontemporanitet, kete modernitet, filmi nuk e mban mbi shpine si barrë, por si bekim (grace) ! Pse ? Sepse eshte i realizuar nga ndofta i vetmi regjizor aktual ne botë qe arrin te shohe në çdo xhest, ne çdo gjë, shancin e lindjes se nje filmi ! Godard duket sikur thote : “Duhet shpikur nje regjim bashkekzistence per te gjithe regjistrat e te dukshmes, te shikueshmes, vizuales“.

Prezenca e ujit, kafsheve, konfirmon te njejten gje, modernitetin, por ne nje menyre tjeter : pervec misionit te trajtimit te Historise se shek XX (shekull kur lindi kinemaja), filmi, arti i 7-te, ka per mision te mirëpresë te gjitha llojet e imazheve : filmi duhet ta mendoje Historine e te dukshmes si Histori Natyrore, pra si histori edhe te vegjetales, edhe te humanes, edhe te botes se kafsheve.

Ose, te gjitha keto, edhe me shkurt: ndofta duhet te mjaftohemi vetem me titullin : te besh politikisht kinematografi, sot do te thote te tentosh socializmin (shoqerizimin) e imazheve !

10 !

trailer i filmit (pra dhe i gjithe filmi, ne 1 minute e 14 sekonda kohe) :
YouTube – FILM SOCIALISME : Bande-annonce [HD-VF]

 

ps : Rastesia e ka dhene qe, ne te njejten kohe qe del filmi i fundit i ketij mohikani te fundit fare te kinemase, ne librarite franceze qarkullon e para biografi e plote e regjizorit, plot 900 faqe, tejet pasionuese, e qe do ua keshilloja miqesisht atyre qe mund te lexojne ne gjuhen frenge :

 

 

 

Advertisements

2 comments

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s