“TË VDESËSH SI BURRAT” – film portugez me regji te João Pedro Rodrigues


João Pedro Rodrigues, bashke me Pedro Costen apo Albert Serra-n, eshte nje nga dy-tre zerat seriozë te kinemase aktuale indipendente portugeze. Ky eshte filmi i tij i trete, nderkohe qe filmi i tij i pare, ne 2001-shin, “O fantasma“, eshte kthyer tashmë ne nje film cult (dhe qe me ka pas pelqyer po aq sa dhe i dyti, “Odete“, ne 2005-n : tre filma ne dhjete vjet, rralle e per mall !

Universi i filmave te João Pedro Rodrigues eshte bota per te cilen ai di te flase më mire, pra ajo e homoseksualeve. Por vertet SHUME larg cliché-ve alla “Priscilla, Queen of the Desert” & company !

Kesaj rradhe, portugezi ne fjale ka trajtuar nje teme edhe me delikate, duke vene ne qender te “Morrer Como Um Homem” (”Te vdesesh si burrat“), nje … transeksual, dhe hiç me pak e hiç me shume, historine e Tonia-s, nje ikonë trans te klubeve te nates se Lisbones, ne vitet ‘90, i(e) cili(a), ne kulm te karrieres se tij (saj),

braktisi indentitetin e tij (saj) te dyfishte, per t’iu perkushtuar teresisht “personazhit artistik” te tij(saj). Tonia progresivisht fshin te gjitha “mbetjet” e indentitetit qe nuk mund ti kontrollonte, si mashkulloriteti i trupit, emrin e familjes nga vinte (e cila e kish mohuar), dhe deri dhe atësinë e djalit te saj, qe e kish nga nje raport heteroseksual ne rinine e tij.
Keto nuk jane ne film, por kuptohen gjate shikimit te tij, i cili, per nga zhanri, eshte melodrame me elemente tragjedie, fort i ndikuar nga melodramat e hatashme te Duglas Sirk apo Fassbinder-it.

Rralle më eshte dhene keto viteve te fundit te shikoj plane më te gjetura e më te goditura filmike, të nje force marramendese ! Rralle me eshte dhene te shikoj nje film kaq delikat, qe nuk bie per nje sekonde te vetme ne karagjozllek !
Por mendoj se filmi vuan rendshëm nga ritmi… : per minuta te tera, shpesh merzitesha, dhe me krijohej pershtypja se skenat nuk jetonin, nuk misheroheshin, mbeteshin tabllo te mrekullueshme vizuale (si ne fotot e meposhtme) dhe kaq.
Dhe kam bindjen se, per fat te keq, nuk jam i gabuar…

5.5

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s