“Go Get Some Rosemary” (Lenny and the Kids) – film amerikan me regji te vellezerve Safdie

Related image

Po te ishte gjalle Cassavetes (babai i kinemase indipendente amerikane), do ngrihej nga varri e do ti thoshte te birit, Nick-ut (regjizor dhe ky, si dhe i ati) : “Po ç’ben mor bir, kjo qe ben, eshte ç’te duash ti, vetem kinema nuk eshte !“. Dhe, nese do te shihte “Go Get Some Rosemary” do kthehej perseri i qete ne varr, sepse do shihte me syte e tij qe flaka e artit te tij jo vetem nuk eshte shuar, por Joshua & Benny Safdie, dy vellezer New York-ezë, permes filmit te tyre e kane mbajtur edhe me lart pishtarin e kesaj flake !

Film underground dhe antikonformist, “Go Get Some Rosemary” eshte historia Lenny-t, te nje babai te divorcuar (tek te 40-at), qe merr femijet e tij per dy jave, per ti mbajtur ne shtepine e tij (gjate vitit, femijet rrine me nenen e tyre). Dhe qe heziton midis rolit te babait te femijeve, dhe shokut te tyre.

Une nuk e dija, por pasi pashe filmin, konstatova qe rolin kryesor, e luaka Ronald Bronstein, qe nuk eshte askush tjeter veçse regjizori i … FROWNLAND, nje film i mrekullueshem indipendent amerikan, nje nga 10 me te bukurit qe kisha pare ne 2008-en.

 

8.5

 

 

 

8 comments

  1. dmth me “Daddy Longlegs” paskesha pare “Go get some rosemary”.

    E kuptoj kur flet per Cassavetes aty, mua me afroi mjaft me “The Rain People” 1969 i Coppola-s

    Liked by 1 person

  2. Kete film e kam pare edhe une, fare rastesisht, ndoshta 2-3 vjet me pare. Mbaj mend nje gjendje ankthi qe me shoqeronte gjate gjithe filmit. Nuk di sa ka qene realisht ai qellimi final i regjizorit(ve), por mua edhe sot kur kujtoj filmin e vetmja ndjesi qe me jep eshte ankth.

    Like

    1. gjendje ankthi, dmth filma shqetesues ndoshta do te thuash.
      Me duket se Safdie’s studiojne jeten dhe shqetesimet e nje grupi njerezish qe rrine jashte sistemit, pak a shume. Studimet e tyre (permes kameres, filmit) mendoj jane pa paragjykime dhe pa pretendime. Ata e sjellin njeriun te plote dhe me sinqeritet.
      Mbyllja e “Daddy longleggs” ishte sh. e bukur: e papritur, por ne sinkron me c’pershkruajne gjithe kohes se filmit. Po ashtu goditese dhe njerezore.
      E pashe filmin tani, me ket rast. Sa mire ti e paske ndjekur me kohe.

      Like

      1. Korrik, pa dashur te te zhgenjej, por kur them ankth e kam ne kuptimin e pare te fjales dhe pa hyre shume ne te thella.

        Dmth, une e kuptoj fare mire cfare thua ti, madje me kujtohet qe gjate filmit shpesh arrita te kem nje lloj empatie me baben kembegjate. Problemi eshte qe kisha gjithe kohen ankth se femijet ishin totalisht te pasigurte me te. Duket sikur vellezerit Safdie luajne gjithe kohen me kete dyjezim, derisa te shtrydhin. Ne fund asgje nuk ndodh, por gjithmone mund te ndodhte. Me sa kujtoj tani psh eshte ai shoku i vete qe i hipen femijeve siper, pastaj i jep ilac i fut ne gjendje “kome”, pastaj i nis vetem ne market. Absolutisht autentik ne dashurine e vete per femijet baba, por akoma dhe me shume i papergjegjshem. Kjo lloj parehatie, nuk di te them akoma nese ishte pikerisht kjo qe kerkonin regjisoret, por kjo lloj parehatie nuk me linte te thellohesha shume ne detaje, ndjesi, apo pjese te tjera te filmit.

        Like

  3. Peshpesh, besoj se ajo eshte: nje far parehatie, sepse eshte ‘normale’ (njerezore, në fakt) qe papergjegjshmeria të shkoje paralel mé dashurine (njerezore- prinderore, në rastin konkret).
    Por sigurisht, Ndofta edhe mund të kesh qene ate dite në nje gjendje të tille (nje si far’ ankthi) dhe filmi ta ka shtuar dozen.
    Amà kryesorja eshte qe, menyra se si regjizoret i shikojne personazhet e tyre, nuk eshte “nga lart”, me tagerllek (prej cineasti-demiurge) por si të barabarte (nuk eshte as rastesi qe rolin e babes e luan shoku më I ngushte i vellezerve-regjizorë)

    ps: të kam ‘borxh’ Le Mépris, nuk kam harruar (por blogu ka patur perkohesisht ca probleme teknike; eshte ok tani)

    Like

    1. Ore nje sekonde qe te kuptohemi, se ka nje moskeqkuptim ketu me duket 😀

      Une nuk thashe qe filmi nuk me pelqeu, perkundrazi, me pelqeu shume.
      Fakti qe me shkaktoi kete parehatine, ne vetvete eshte nje arritje, dmth e kane pasur apo jo si qellim ka pak ose aspak rendesi, mua keshtu me erdhi dhe madje e arritur mjaft mire. Nqs nje film mua me shqeteson, me neverit (jo ne kuptimin artistik te fjales, pra jo se nuk eshte realizuar mire, por sepse ate kerkon te percoje), me nevrikos, me trazon, me stimulon intelektualisht, etj etj, atehere une e dua ate film. Perndryshe ka filma limonate sa te duash.

      Plus ajo qe thua ti eshte shume e vertete ; shpesh varet edhe nga gjendja jote emocionale e momentit. Por kjo i jep akoma me bukuri nje filmi, sepse eshte nje variabel qe te ben ta perjetosh ndryshe duke e pare dhe ripare ne kohe te ndryshme.

      PS : dje ripashe ne youtube (dhe HD madje) Kaili Blues ! Cfare filmi !!!
      U fiksova mire kesaj radhe te 40 e kusur min long shoti. Perle !

      PS1 : Pres une nuk harroj per Le Mepris. Sinqerisht jam shume kurioz sepse edhe ne blogosfere kam pare nje turli te madhe kritikash pro apo kundra. Nje pjese e mire e mbajne si nje masterpiece, pjesa tjeter si nje deshtim qe ne fakt i dha shtysen Godard te kuptoj qe kinemaja nuk mund te funksiononte ne ate menyre, cka ne fakt edhe ndodhi me te sepse pati nje shifting ne krijimtarine qe vijoi.

      Liked by 1 person

Leave a reply to korriku Cancel reply