“Bad Lieutenant- Port of Call New Orleans” – film amerikan me regji te Werner Herzog

Image result for bad lieutenant

Gjermani Werner Herzog, regjizori i çmendur i filmave te çmendur si “Aguirre” apo “Fitzcarraldo”, i syrgjynosur se fundmi ne Hollywood, ka realizuar me ne fund nje film artistik (u bene vite qe realizonte vetem dokumentarë, edhe pse ata ishin nga më jo-konformistët e më interesantet qe mund te ekzistojne ne planetin Kinema !).

Dhe si i “çmendur” qe eshte, ka realizuar nje remake, gjithe duke mos qene vertet nje remake, ne kuptimin e mirefillte te fjales : “Bad Lieutenant” vertet ka qene nje film i Abel Ferrares (1992), me Harvey Keitel, por Herzog, nuk ruan pothuaj asgje nga filmi i Ferrares, dhe eshte krejt tjeter gje. Mbi te gjitha, ajo qe bie ne sy eshte se Herzog-ut as qe i behet vone per konceptin judeo-kristian të shpagimit (redemption- larja e mekateve te njerezimit permes aktit te Jezu Krishtit), koncept themelor ne filmin e Ferrares (1992). Dhe merret me gjera KREJT te tjera !

Werner Herzog duket ne formë ! Më ne formë s’ka ku te shkoje ! Gjithshka ne film duket se eshte bere mendueshem dhe me qejf : qe nga mjetet narrative, nga ato formale, e per ta mbyllur, nga ato morale. Duket ashiqari qe regjizori eshte shkrirë i teri duke realizuar filmin e tij ! Shembull per ata qe e kane pare filmin : ai burri qe kercen hip-hop mbi nje kadaver, kusht te jete tjeter perveçse… Herzog-u dora vetë ??

Ne qender te filmit Terence McDonagh, komisar policie (Nicolas Cage, i H A T A SH Ë M !), alkolik, toksikoman, nevrotik seksual: nje perzierje e pabesueshme e Nosferatu (vampiri i famshem!) me inspektorin Harry. E dashura e tij ? Nje prostitute ! (Eva Mendes).


 

 

 

 

 

Por ç’eshte me e pabesueshmja, eshte fakti qe inspektori eshte tmerresisht i dashur, interesant, pasionant.

Pse ? Sepse ka filozofine e tij per jeten, moralin e tij, konceptin e tij per Drejtesine. Pse ? Sepse rolin e tij e luan ne menyre te magjishme Nicolas Cage, nje fantazem e nje fantazme – duke “imituar” Nosferatu-në e Murnau-t, por dhe Kinski-n e Herzog-ut.

Bad Lieutenant-it (Policit te keq !) te Ferrares i jepet keshtu ne shanc i ri ne kinema. Kesaj rradhe ngjarjen nuk zhvillohen ne New York por ne New Orleans : sapo ka kaluar uragani Katrina. Katastrofë !

C’fare ben Herzog-u ? E thjeshtë : kthen bythmbrapsht moralin Ferrerian : komisari i policise jo vetem qe nuk vdes ne fund te filmit, por dhe dekorohet per ç’ka bere ! E habitshme nje gje e tille per Herzog-un, pasi ne filmat e tij, zakonisht heroi kryesor shkon drejt vdekjes, vetmise, çmendisë. Dhe eshte Bota, Natyra (xhungla), Universi qe fitojne, triumfojne.

Kesaj rradhe… jo ! Fiton deliri ! Mos ka dashur te na thote regjizori se, ne nje Amerike te droguar keqas, më i droguari nder policë vlen më shume se vete Amerika ?? Ndofta ! Gjithsesi, nje gje eshte e sigurt : moralizmi aq i deshiruar ne kinema (vdesin spektatorët per nje çike moral !), ka shkuar per lesh ! Aq me mire per… spektatorin (ne fakt !) !!

 

Pra fiton njeriu (nje polic), tmerresisht i vetmuar, ok, por i shpetuar (jo i sheruar, ok ??!). Ose, siç e tregon dhe plani i fundit fare filmik i filmit : Nicolas Cage i ulur, dhe mbi te, nje akuarium ! Njeriu dhe Natyra rrinë tok, bashk-jetojne. Por jo se njeriu eshte NGRITUR, eshte LARTESUAR, por sepse ka ZBITUR edhe me poshte… se kafsha!

Kete fillim viti, ajo qe ishte interesante ne filmat e mire amerikane, ishte fakti se kish diçka pasionuese prej groteskeje tek Shutter Island i Scorsese-s.
Dhe kish diçka prej humori ironik anglez tek Ghost writer i Polanskit.

Tek “Bad Lieutenant” i Herzog-ut, ka diçka prej te qeshure… krokodili ! sikurse ne nje plan filmik te tij – foto:

Film magjik !! 9.5

 

 

nje skene e mrekullushme nga filmi :

YouTube – Iguanas

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s