“TETRO” – film amerikan me regji te Francis Ford Coppola

 

Ka nje keqkuptim me filmografine e Francis Ford Coppola-s: eshte ngritur nje legjende, sipas se ciles, filmat më te mire te ketij regjizori, jane detyrimisht ata qe jane dhe me te njohur, dmth “The Godfather“, “Dracula“… etj etj. Nuk eshte fort ashtu, ne fakt. Vena më e mire kinematografike e Coppola-s gjendet me se shumti tek filma te tille intimë te tij si “The Conversation“, “Rusty James“, “Peggy Sue got married“, filma te cilet ai i ka realizuar here pas here, duke i alternuar me filmat e tij cult (e qe permenda me lart).

Megjithate, duhet thene se, qe prej vitit 1997, Coppola nuk kish realizuar më filma, disi i zhgenjyer edhe me veten, me pamundesine e realizimit te filmave “siç do t’ja donte zemra”, duke u marre kryesisht me production (dhe me berje vere !).

Qe prej 2007-es, ka nje kthim te tij si regjizor, se pari me “Youth without youth” (2007) dhe tani me “TETRO“.

Disa mendime te mijat, hedhur shpejt e shpejt, pas shikimit te filmit ne fjale :

1. Pjesa e pare e TETRO, te themi deri ne gjysem te tij, me la krejt te ftohte. Duket se Coppola e njeh pak Argjentinen, ose e njeh keq. Ngjarja dukej e stisur, mizaskena jo bindese. Por nderkohe, mendoj se behet fjale per nje film “mal aimable” ( jo fort xhentil – sikunder personazhi kryesor), edhe pse nga ana tjeter, filmi më interesonte.

2. Ne fakt, TETRO eshte ne nje fare menyre, nje remake (nga ana e regjizures) i “Rusty James“. Pra jo ndonje gje e re “nga fronti i perendimit”.

3. Duke filluar nga momenti kur vellai i vogel ben aksident, filmi me pelqen gjithe e me shume. Mendoja se do te drejtohej drej linjes se krijimit artistik (heroi kryesor ka prirje gjeniale ne letersi, edhe pse e fsheh kete dhunti), nderkohe qe behet kryesisht fjale per nje “larje hesapesh” ne familje.

4. Skena e “çvirgjerimit” (hera e pare qe ben seks me nje femer) te vellait te vogel, eshte per mua skena me e mire e filmit. Do doja me teper skena te tilla, impresionuese per nga bukuria dhe thjeshtesia. Nejse, po kerkoj pak si shume dhe une, kur kihet parasysh megallomania legjendare e Coppola-s ! lol

5. Aktoret me pelqejne, me perjashtim te se dashures se Tetro-s. Fallciteti i saj me bente nevrik.

6. Nuk me pelqeu fort fakti qe filmi ka disa “mbyllje” : pergjate 30 a me shume minutash, te krijohet ndjenja se po mberrin fundi i filmit. Dhe ne fakt, jo, ai mezi vjen. Por dhe ne pergjithesi, i kam bezdi filmat qe perpiqen te “shtyjne” e “shtyjne” fundin e tyre. A thua se duan te na impresionojne pa pushim.

7. Gjithsesi, mendoj se problemi kryesor i filmografise se Coppola-s qendron ne faktin se, vetem tani vone, pas viteve 2000, regjizori kuptoi se nuk mund te vazhdonte gjithe jeten krijuese te tij duke bere Godfather apo Dracula. Dhe problemi eshte se tani qe ai ka 70 e kusur vjeç, sikur eshte pak vone…

Thene ndryshe : Nese Jean-Luc Godard, i te njejtes gjenerate me Francis Ford Coppola-n, pas realizimit te filmave cult “Le mépris” & co (vitet ‘60) mundi te na ofroje ne vitet 2000 filma te mrekullueshem si “Notre Musique” apo “Eloge de l’amour”, kjo ndodhi sepse Godard kaloi se pari per nga faza eksperimentale “Dziga Vertov” (vitet ‘70) dhe faza e viteve ‘80. Pra nuk i “dogji” etapat, perkundrazi, e vu rrezikshem ne loje artin e tij. Coppola u kujtua tani qe ka 70 e kusur vjeç… Pak vone, pak si shume vone… . Gjynah, se ndjehet vertet deshira per te bere “tjeter gje” !
Kuptohet, askujt nuk i mohoet e drejta per te bere “tjeter gje”, qofte dhe ne moshen 70 vjeç, por une mbeta goxha perpleks perpara nje filmi qe perzien (bashkon) emfazën (emphasis – “ekzagjerimin” e gjestit artistik) me modestine, rinovimin me… vazhdimesine (ngjashmeria me “Rusty James”).
Edhe modesti, edhe megallomani, bashke, sikur nuk kaperdihen kollaj… 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s