DOGTOOTH (Kynodontas-“Dhembet e qenit”) – film grek me regji te Giorgos Lanthimos

Historia e filmit : Nje familje greke, e perbere nga babai, nena, dy vajza dhe nje djale, kane vendosur (nuk shpjegohet ne film pse-ja) ti ikin jetes reale dhe te jetojne te mbyllur ne nje vilë te rrethuar nga mure te larte, pa telefon, pa radio, pa TV. Vetem babai punon (duket se eshte drejtor ndermarrjeje, diçka e tille). E gjithe familja i nenshtrohet ketij rregulli, ketij ligji, kesaj “teoreme” : te jetojne te izoluar nga bota.

Ka pas shkrujt korçar-i ne fillim te vitit :

“Dogtooth”, regjia: Giorgos Lanthimos.

Film nga “Gërqia” ky… S’para ka filma greke nga këto anë te globit, ndonjë tek-tuk, si dhe filmat e Theo Angelopoulos (më nderkombetari i regjizoreve greke).
Zakonisht filmat greke jane po aq bloze sa ata shqiptare, ne mos qofshin filma greke me shqiptare, me histori “allvanikosh”. Si percaktim fillestar me duhet te them se filmi ne fjale eshte tip filmi si ata te Hanneke, krejt. I njejti stil! 
Po ç’eshte ky stil i Hanneke? Stil teorik, me dialektike teorike, me personazhe teorike te cilet jane njerezorë aq sa imazhi u lejon te jene njerëzorë (nje shembull i vogel : nje peisazh, pa njerez në të, eshte me njerezor se nje plan me njerez qe çoç bejne, ne kesi lloj filmash). Me pak fjale : filma teoremë. Dhe nuk i quaj kot filma teoreme sepse nje nga ata qe e stisen kete stil duhet te kete qene Pasolini me filmin e tij “Teoreme” .Nuk ka krahasim midis Pasolinit dhe Hanneke, jane si dita me naten. Por dhe Pasolini ka pasur “shkarjet”, apo mekatet, e tij artistike megjithese kur e kam pare “Teoremen” per here te pare me pat lene pershtypje te forta, dhe sidoqofte eshte film qe merr ngjyra te tjera kur e nderlidh me filmat e tjere te Pasolinit. Kurse Hanneke… ç’te thuash per Hanneke? C’te them me teper se “teorike”…? Personazhet nuk jane veçse mish teoremash, paçka se Hanneke, si djalke i zgjuar qe eshte, e kritikon dhe kete pikeveshtrim. Dogtooth me pelqeu mbase me shume se filmat e Hanneke, fale thjeshtesise (apo paaftesise ??) se tij. Atje ku Hanneke, si djalke i zgjuar qe eshte, gerryen gropa e tunele (jo dhe aq te pa-verteta fundja, te mos ja ulim meritat jashtemase) per te humbur gjurmet e ujkut apo gjoja per t’i “humanizuar” teorite e teoremat e tij (gropat e tunelet), Dogtooth perkundrazi, nuk i shqepet teorise se tij fillestare : ka nje grope (tokësorisht dhe simbolikisht) te vetme ne Dogtooth dhe personazhet përpëliten atje per gjate gjithe kohes. Ta kam llafin qe Dogtooth nuk perpiqet, apo nuk di (kjo ngelet pikepyetje), te braktise idene fillestare… gje kjo qe ne vend qe ta dobesoje filmin, i sherben per t’i dhene akoma me shume dobishmeri dramatike e kinematografike, me shume “thellesi” (behet fjale per gropa fundja). 

 

 

Ndaj te njejtin opinion me korçar-in, qe ka te drejte kur thote se, “regjizori nuk i ndahet teorise se tij fillestare : ka nje grope (tokësorisht dhe simbolikisht) te vetme ne Dogtooth dhe personazhet perpeliten atje per gjate gjithe kohes“. Kjo perben dhe forcen e filmit, kjo eshte arsyeja pse filmi, edhe pse teorik, in fine, arin ta kaperceje kete stad teoreme.
Duhet veçuar po ashtu plastika perfekte e tij, ne sherbim total te “teoremes” (ose me sakt, ne sherbim te kapercimit te saj) : mua filmi nuk më leshoi nga fillimi ne fund.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s