“Babai i femijeve te mi”- film francez nga Mia Hansen Love

 

Ne vitin 2005, ndodh nje ngjarje e rende ne boten e filmit ne France : nje producent filmash indipendentë var veten me litar ne zyren e tij. Quhej Humbert Balsan. Ishte producent i shume regjizoreve indipendente te talentuar, si Elia Suleiman, Claire Denis, Youssef Chahine. Me nje fjale, po mos kish patur Humbert Balsan, do kishim pare me pak filma te mire.

I mbytur ne borxhe bankare, producenti i jep fund jetes ne menyre tragjike. Nje thashethem qe ka qarkulluar asokohe, ka dashur te beje disi fajtor per vetvrasjen e tij Bela Tarr-in, regjizor hungarez, nje nga peshat më te renda te Kinematografise Autoriale. Producent i filmit te fundit te Bela Tarr “Burri nga Londra” ishte pikerisht Humbert Balsan : Bela Tarr kish kerkuar nje buxhet shume here me te larte se mundesite financiare te producentit.

Gjithsesi, e vertete ose jo, pjeserisht i vertete ose jo, ky detaj ekziston edhe ne filmin ne fjale. Episodi i Bela Tarr-it nenkuptohet permes nje roli episodik te nje regjizori suedez ne film. Dhe nje nga arsyet qe filmi mi ngriti nervat, ishte pikerisht aludimi qe ben regjizorja e filmit per kete histori. Regjizori i ashtuquajtur suedez (aludimi eshte per Bela Tarr) paraqitet ne film si tip kapriçiozi, alkoliku. Per pak sa nuk dola nga salla e kinemase, por nderkohe, thashe me vete : “Bela Tarr as qe do marre mundimin per te pare kete filmin e kesaj shurres, ndersa kjo shurra duhet ti kete ne DVD gjithe filmat e gjeniut Bela Tarr”.

Ne fakt, filmi nuk me pelqeu. Pjesa e pare, pra deri ne vetevrasjen e producentit, eshte interesante falë lojes se hatashme te personazhit kryesor. Pastaj filmi, edhe pse ka meriten te vazhdoje edhe pas vetevrasjes se heroit kryesor, i terheq kembet zvarrë… Ideja eshte e mrekullueshme : filmohet po e njejta hapsire (shtepia, zyra….) e producentit, por tashmë pa të, ne mungese te tij. Kane mbetur e shoqja, femijet, bashkpunetorët. Keshtu qe nga ana e idese se ndertimit ne dy pjese, filmi eshte i magjishem. Por “ça ne tient pas“, nuk arrihet qellimi i kesaj ideje. Pjesa e dyte eshte jo-bindese, per syte e mi. Me sa duket, regjizorja nuk do ta pranoje se po ben nje film me skenar, pra film me dramë, me “aksion”. Dhe, ngaqe i thote vetes nga mengjesi ne darke se eshte regjizore-autoriale, e fut filmin neper shtigje te kota, duke na treguar skena kontemplative, jo-bindese dhe konvencionale. Per mua, pjesa e dyte eshte komplet e shkuar kot !

Shkruan peoples, qe gjithashtu e ka pare filmin :

Filmi i dytë i regjizores së re franceze Mia Hansen Love trajtohet me nota të theksuara optimizmi, si për t’ia dedikuar filmat e saj këtij produktori që nuk arriti t’i shohi filmat (fëmijët) e MHL sa ishte gjallë. Pra, ai produktor (burrë) që sa ishte në jetë i besonte një vajze të re, e cila vetëm një film me metrazh të shkurtër kishte bërë në atë epokë, i premtoi vajzës se ajo mund të bënte filma(fëmijë). Dhe deri më sot kjo vajzë e talentuar ka bërë dy: Tout est pardonné dhe ky i fundit.

 

Kjo eshte e vertete: Mia Hansen Love (daneze per nga origjina), vite me pare kish marre premtimin nga Humbert Balsan qe ai ti financonte filmin e saj te pare. Kjo eshte dhe ne film : regjizori i ri (djaloshi bjond) qe i prezanton skenarin e filmit te tij te pare producentit, nuk eshte gje tjeter veçse personifikim i regjizores MHL (sa per informacion: rolin e regjizorit te ri e luan vellai i vertete i regjizores).

Dhe per me teper, entuziazmi im kur pashe se filmi hapet drejt nje pjese te dyte, edhe pas vetevrasjes se heroit kryesor, rà komplet, u be zero, kur degjova nga goja e njeres nga personazhet (nga goja e vajzes se madhe te producentit) repliken e meposhtme : “Je me sens française d’âme.” (Ndjehem franceze ne shpirt). A thua se regjizorja i bashkohet korrit patriotiko-kombetarist aktual francez mbi Identitetin Kombetar francez. Gje me te shpifur, kisha kohe qe s’kisha degju ne nje film !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s