“Vajza me e lumtur ne bote” – film rumun me regji te Radu Jude

 

Titull ironik per nje film te ri rumun : Nje vajze e re provinciale rumune, fiton nje veture falas, falë grumbullimit qe i ka bere etiketave te nje lengu frutash ! Prinderit e shoqerojne ne kryeqytet, Bukuresht, ku do xhirohet rekama qe do ti beje publicitet vetures, e cila menjehere pas xhirimit, do ti jepet dhurate vajzes se re. Ne te njejtin moment, prinderit e vajzes se re, perpiqen ta bindin atë qe… ta rishesë veturen !

Dmth, behet fjale per xhirimin e nje reklame, gjate te cilit vajza e re duhet te buzeqeshe dhe te thote se eshte vajza me e lumtur ne bote. Dhe te gelltise gllenka pas gllenkash te lengut te frutave, fale te cilit fitoi veturen !

Filmi eshte interesant, por per fat te keq, skenari e ngrin mizaskenen ne disa skema socio-psikologjike jo pak skematike dhe cinike (psh: skena kur prinderit nderrohen ne W.C-në e nje stacioni servisi, duket se na thote : “E shikoni ? Te varferit jane po aq budallenj sa dhe te pasurit (producenti), kur behet fjala per parà ! Dhe pranojne ti nenshtrohen te plotfuqishmëve, biles pa u perpjekur ta fshehin poshtërimin“.
Ok, e dime se keshtu jane ish-Vendet e Lindjes aktualisht, keshtu jane dhe shqiptarët per shembull, por pikerisht, pse e dimë, nuk kemi nevojë te na e rithotë ironikisht me gjuhe cinike nje veper filmike ! Ose ndofta, e kemi per “rracë” ne ballkano-lindorët cinizmin (bej shakà !!).

Ka disa momente vertet humoristike ne film (”ba ba ba ba ba ” (pij, pij, pij, pij” – thirrjet e regjizorit gjate xhirimit te reklamës; ose gjuha qe perdor i ati i vajzes, gjuhe po aq sa fyese sa dhe dipllomatike). Sikurse ka dhe skena te tjera qe nuk jane bindese (sherri i pafundem ëmë-bijë).

Ne fakt ne fakt, problemi i filmit eshte se nuk eshte fort… delirant ! (kuptohet, pa rënë ne gracken e filmit-skeç, të jemi dakort !!).

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s