“Yuki & Nina” – film franco-japonez me regji te Hipolite Girardot & Nobuhiro Suwa

yuki and nina  

Njeri nga dy regjizoret e ketij filmi eshte aktori francez Hipolite Girardot (i cili luan edhe ne film), tjetri eshte nje nga regjizoret japonezë më te talentuar aktualisht, Nobuhiro Suwa.

Ate qe ka te hatashme ky film eshte se, pak e nga pak, “petit à petit“, ai behet i madh, GRAND ! Ne fund fare, filmi eshte GJIGAND ! Edhe pse, ne qender te filmit eshte nje femije i vogel, Yuki.

Yuki ka rreth 10 vjeç, jeton ne Paris, dhe dy prinder : babai eshte francez, nena me origjine japoneze. Prinderit divorcojne; e jema vendos qe te shkoje perkohesisht te jetoje ne Japoni e te marre me vete Yukin. Yukit i vjen keq qe prinderit divorcojne. Dhe ka nje shoqe, Ninën, me te cilen “çan ferren”, dhe “arratiset” nje pasdite nga shtepia. Per tu fshehur ne nje pyll…

***

Duhet thene qe ne fillim se filmi nuk merret fare me çiftin qe divorcon. Ne vend te tij, ai merret me dy “çifte” te tjera, me dy “divorce” te tjera :

se pari, çifti fëmi-prind, pra “divorci” i femijes nga prinderit. Yuki meson (permes nje bisede me te jatin) se, në fakt, femijet nuk duhet ta konsiderojne veten si kristalizim i dashurise se prinderve te tyre (teori goxha e kthyer ne verdikt, te pakten në mentalitetin shqiptar, e ilustruar shpesh me shprehjen “femija eshte fryt i dashurise”  !). Perkundrazi, femija nuk ka pse te kondicionoje rrjedhen e jetes se prinderve te tij, ashtu sikunder prinderit duhet te ndikojne sa me pak te jete e mundur ne ardhmerine dhe rrjedhen e jetes se femijeve te tyre. Pikerisht, kete kupton Yuki, dhe sapo kupton kete gje, e aplikon duke u “arratisur” nga shtepia per disa ore ne nje pyll. Ndodh keshtu “divorci” i pare i filmit, ai femi-prind (Yuki-prinderit).

“Cifti” i dyte i filmit, pra dhe “divorci” i dyte eshte ai midis Yukit dhe shoqes se saj te lagjes, Ninës. Ai ndodh duke filluar nga mesi i filmit, pra qe nga momenti i “arratisjes” se dy gocave te vogla nga shtepite e tyre respektive. Duke filluar nga ky moment, Yuki mund te eksperimentoje me ne fund vetmine, dmth paqen me veten. Duke filluar nga ky moment, filmi hapet drejt nje perspektive krejt tjeter, te magjishme, perspektive qe vetem kinematografia me forcen e saj mund ta bejne te mundshme !

***

Qe prej realizimit te “H Story“ (2001) -perle kinematografike bazuar mbi motivet e “Hiroshima mon amour”, japonezi Nobuhiro Suwa nuk pushon se “torturuari” veten mbi raportet e “çiftit” Japoni-France, ose me gjere, Japoni-Europe. Dhe ne nje fare menyre, me regjizorin (dhe aktorin) francez Hipolite Girardot perbejne nje “çift” më vete. Per regjizorin japonez, nje çift mund te “studiohet” vetem kur ai eshte ne momente krize, sepse pikerisht, ne ate moment, secili perberes i nje çifti, mund te analizoje veten. Dhe duke qene se asnjeri nga dy regjizorët nuk e flet gjuhen e tjetrit (respektivisht japonisht dhe frengjisht), duke ardhur te dy nga kultura krejt te ndryshme, pikerisht ky “bashkim” jo “i persosur”, jo “natyral”, behet premise per regjizorin Suwa qe te reflektoje per veten, dmth per vendin e tij, per kulturen japoneze. Ne nje fare menyre, Suwa e ka “perdorur” francezin Girardot per “interesat” e veta artistike !

Ka histori te “lezeçme” me “çiftin” ne fjale. Kur kane dhene intervisten ne Kane, pas filmit, pothuaj nuk kane komuniku fare me njeri-tjetrin, pra kane qene ftohur shume.
Nga ana tjeter, Girardot, regjizori francez, ne nje interviste te tij, tregonte se montazhi i filmit ka qene jo pak i veshtire, duke qene se me Suwa-n, regjizorin japonez, jo vetem qe nuk ndante te njejten pike shikimi per filmin ne fjale, por dhe per kinematografine, ne pergjithesi. Dhe kete e thoshte hapur e pa dykuptimshmeri ! Ne fakt, kjo ndihet edhe ne film: pjesa franceze eshte disi me e “stisur” (qe supozohet te jete drejtuar me se shumti nga Girardot); eshte tjeter gje “pjesa” japoneze.
Por pikerist, kjo me duket interesante, ndaj fakti qe vete “çifti” realizues ka qene ne krizë (kulturash, pike-shikimesh… etj etj), i jep force filmit !
ne foton e me poshtme: dy regjizoret e filmit


CitimYuki&Nina Nuk isha ne dijeni te ketij “çifti” kineastesh, por me duket interesante fakti qe dy regjizore, te shtetesive te ndryshme, trajtojne nje teme te tille..

Ka histori te “lezeçme” me “çiftin” ne fjale. Kur kane dhene intervisten ne Kane, pas filmit, pothuaj nuk kane komuniku fare me njeri-tjetrin, pra kane qene ftohur shume.
Nga ana tjeter, Girardot, regjizori francez, ne nje interviste te tij, tregonte se montazhi i filmit ka qene jo pak i veshtire, duke qene se me Suwa-n, regjizorin japonez, jo vetem qe nuk ndante te njejten pike shikimi per filmin ne fjale, por dhe per kinematografine, ne pergjithesi. Dhe kete e thoshte hapur e pa dykuptimshmeri ! Ne fakt, kjo ndihet edhe ne film: pjesa franceze eshte disi me e “stisur” (qe supozohet te jete drejtuar me se shumti nga Girardot); eshte tjeter gje “pjesa” japoneze.
Por pikerist, kjo me duket interesante, ndaj thoja ne mesazh qe, fakti qe vete “çifti” realizues ka qene ne krizë (kulturash, pike-shikimesh… etj etj), i jep force filmit.

 CitimPostuar më parë nga autori
Per regjizorin japonez, nje çift mund te “studiohet” vetem kur ai eshte ne momente krize, sepse pikerisht, ne ate moment, secili perberes i nje çifti, mund te analizoje veten. Dhe duke qene se asnjeri nga dy regjizorët nuk e flet gjuhen e tjetrit (respektivisht japonisht dhe frengjisht), duke ardhur te dy nga kultura krejt te ndryshme, pikerisht ky “bashkim” jo “i persosur”, jo “natyral”, behet premise per regjizorin Suwa qe te reflektoje per veten, dmth per vendin e tij, per kulturen japoneze. Ne nje fare menyre, Suwa e ka “perdorur” francezin Girardot per “interesat” e veta artistike

Eshte shume shume interesant Suwaduket se ka shume gjera per te thene (permes atyre qe realizon, kuptohet). Do doja ta rishihja “Nje çift i persosur” (Un couple parfait).

 

yuki-y-nina-800x470

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s