AVATAR – film amerikan me regji te James Cameron

Faqja II

Dhjetor 30, 2009

CitimPostuar më parë nga PINK
.. e ne lidhje me Avatar, duhet ta kishe pare te pakten ne 3D. Do kishe pershtypje tjeter, mendoj. LoL

Siç te thosha me lart, mbreme shkova ripashë AVATAR, kesaj rradhe ne 3D.

Ne komentin tim per filmin, pasi e pashe heren e pare ne 2D, une nuk kam shkruar pershtypje te keqija, kryesisht ato jane te mira. Dhe qe as nuk permiresohen, as nuk keqesohen, tani qe e pashe ne 3D. Mbetem pak a shume me te njejten shkalle pelqimi e me te njejtin opinion per filmin.

Ne fakt, më ndodhi ashtu siç i kish ndodhur nje mikut tim : ne krye te 10-15 minutave, i harrova syzet, dhe kjo eshte shenje e mire sepse konfirmon se filmi eshte interesant, me ose pa 3D.

Megjithate, kam disa rezerva per realizimin ne 3D :
per shembull, mu duk paradoksale qe, nje film i xhiruar ne 3 Dimensione, te kete nganjehere “turbullire” (blur- ne ang.; flou – ne fr.), sepse si tri-dimensional qe eshte, ai supozohet te shfaqe relievin sa më te qarte, pa “trubullire”.
Ja nje shembull: tek fotoja e meposhtme, njeri nga dy futbollistet, duket turbull, dhe ky efekt behet per te dhene pershtypjen se ai eshte larg.

Por kjo eshte nje foto 2 dimensionale, pra “turbullira” justifikohet; ndersa ne 3D, normalisht, relievi duhet te zevendesonte “turbulliren” !!

E njejta gje edhe per perdorimin e fokusimit (focal). Nuk me kujtohet skena, por mbaj mend qe, ne nje moment, ne te njejtin plan, kemi edhe reliev, edhe focus !! Si duket, ndaj dhe kisha nganjehere dhimbje te vogla koke… lol

Ne fakt, qe te jemi te sinqerte : AVATAR te jep efektin e nje filmi me aventura, ngjyra fluo te lezeçme, e gjitha kjo e shoqeruar me nje nen-tekst politik (ekologjik, mbi te gjitha), por qe nuk shkon fort larg, nuk na mrekullon.

Konkretisht : qe filmi te me mbante lidhur më fort pas vetes, do doja qe heroi i filmit te ishte më i dyzuar (lekundur) se anen e cilit do mbante : anen e civilizimit nga vinte (planeti Tokë) apo ate te planetit Pandora. Ndersa ne film, qe ne minuten e 9-te, e kemi te sigurt qe heroi kryesor “eshte çun i mire”  – manikeizmi eshte total, ndarja me thike midis te mires dhe te keqes eshte foshnjerore… Per shembull, per asnje sekonde te vetme, nuk me hyri dyshimi se ai do ti tradhetonte Na’vis-ët, banoret e plantetit Pandora ! Edhe pse filmi, ben gjoja sikur “nuk i dihet, edhe mund ti tradhetoje, keshtu qe, kujdes spektator, ki mendjen ke filmi !” lol

Por ajo qe me bezdisi me shume, eshte mungesa e nje reflektimi estetik, per shembull nje reflektim se ç’fare te reje mund te sjelli 3D. Ndaj e mora shembullin e “turbullirave” dhe focus-eve ne film, sepse me duket disi e pafalshme per James Cameron qe ti “shpetojne” gjera te tilla… Edhe behet gjitha jo zhurme mbi 3 dimensionalen, edhe… perdoren turbullira dhe focus si ne 2D !!

Pastaj edhe diçka, se per pak harrova : behet fjale per nje film qe flet per shamanizmin (shamanism), dmth per mardhenie dhe rite spirituale midis njerezish dhe shpirterash mbi-natyrore. Gje më te paqme, nuk ka ! Po mire, po pse atehere regjizori i pershfaqë vizualisht keto ceremoni, si ceremoni gjigande naziste (hitleriane) apo fashiste (musoliniane) ?? ! Shume shemtuar ! Kjo gje, s’me pelqeu hiç hiç !
Ose, meqe normalisht në shamanizem degjohen zerat e stergjyserve (do ishte gje shume e bukur te degjonim zerat e stergjysheve te banoreve te ketij planeti !), pse degjojmë muzike te tipit “Indian Sacred Spirit” apo zerin e Maria Carey-t ne sfond ??? Faqja zeze !! Nuk mund te gjente James Cameron diçka më origjinale per te reprezentuar (pershfaqur) keto rite (nga ana vizuale) dhe keto zera (nga ana fonike) ??

Por si duket, te gjitha keto vijne nga nje fare strukjeje e filmit ne vetvete : te rralla jane momentet kur bota Tokesore vihet ne kontakt me irrealen, me ate te planetit Pandora. Dhe ato jane momentet më te bukura te filmit. Gjynah qe regjizori nuk eshte treguar me i hapur ne kontaktin e dy boteve mes tyre !!!

Shkurt, gjynah qe ka gafa te tilla, sepse qellimet regjizoriale jane fort pozitive : nje grup te rinjsh amerikanë qe ishin ngjitur me mua ne kinema, shperthyen ne te qeshura, kur koloneli i Ushtrise amerikane ulerin ne film : “Te luftojme terrorin me terror !”. Sigurisht, te rinjve amerikanë ne salle, u eshte kujtuar George W. Bushi !! 
Po aq pozitiv sa eshte dhe qellimi regjizorial i Cameron-it per te larë hesapet me amerikanët, qofte historia aktuale (Bushi), qofte ajo e kaluara (Indianet e Amerikes). Pra, nga kjo ane, s’ke ç’i thua !

 

(vijon ne faqen 3)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s