“VINCERE”- film italian me regji të Marco Bellocchio

Na ishte ç’na ishte njehere e nje kohe, na ishte nje kinematografi qe besonte tek mjetet e fuqishme shprehese te saj: tek loja e aktoreve, tek muzika e filmit, tek ngyrat, tek dekoret, tek… tek te gjithe elementët “kompozues” te nje filmi. Pastaj, disa producentë e qeflinj te paepur te parasë abuzuan me te gjitha keto, dhe sallat e kinemave u mbushën me histeri, dhune vizuale, kakofoni efektesh qe harboen ne te gjitha senset pa krijuar sens. Shkurt, televizioni e vrau kinemanë.

Dua te them qe fajin nuk e kane as ngjyrat, as muzika, as dekoret, as kamerat. E ka abuzimi me to. Perdorimi i tyre si ne TV. Marco Bellocchio kesaj rradhe kish bere pikerisht nje film “si nje here e nje kohe”, gjithe muzike, gjithe ngjyra, gjithe dramë, por… te mrekullueshem ! Si nje here e nje kohë !

Marco Bellocchio nuk eshte nje regjizor “dosido” : kemi permendur shpesh Nani Moretti-n, si regjizor italian post-fellinian qe eshte perpjekur keto 20-30 vite ti rezistoje vdekjes se kinemase italiane. Por ne fakt, zëri i parë qe eshte ngritur ne fillim te viteve ‘70 kunder kesaj vdekjeje, ka qene ai i Marco Bellocchio-s. Dhe sot qe ai ka 70 vjeç, rralle kam njohur regjizore te kesaj moshe qe te bejne serish filma sikur te kishin … 30 vjeç ! Pra, sikur te ishin ne fillim te karrieres.

Me pelqen shume ky regjizor ! Ende kam ne mendje imazhe nga filmi i tij i parafundit, Il regista di matrimoni, per fat te keq i kaluar jo pak ne heshtje ne France… .

Kesaj rradhe, Marcho Bellocchio eshte marre me figuren e Mussolinit, dhe më saktesisht, me nje lidhje te fshehte jashte-martesore te tij, andej nga vitet 1910-1920. Nga nje lidhje e tille lindi nje femije, te cilin Mussolini e mohoi, sikunder mohoi lidhjen e fshehte jashte-martesore. Sikunder mohoi ekzistencen e ish te dashures se tij, e cila del nga mendt.

Vincere

Ka 1001 gjera per te thene per kete film, tmerresisht inteligjent, tmeresisht i pasur vizualisht, artistikisht. Nje opera e vertete ne ngjyra, aktrim, muzikë, copeza te rralla dokumentaresh te vjeter. Futurizëm dhe melodramë perzier bashke. Kinemaja pa zë. Tragjedia greke. Historia. Sigurisht, Historia me H te madhe. Film qe ka ambicien te jete i Madh, me M te madhe; i Hatashem, me H te madhe. Film qe deshiron te triumfojë, të VINCERE, tamam si klithma e Mussolinit, drejtuar turmes.
Pa dyshim, film edhe me kontradikta (melodrama dhe tragjedia, ne princip, nuk rrinë dot bashke). Por meditimi mbi kinemane pa zë eshte i mrekullueshem ! Po aq sa dhe perzierjet e kino-ditareve te kohes me fiksionin.
Mussolini na shfaqet si aktor i lindur, oportunist i thekur, klloun. Ida, e dashura e fshehte, nuk ndryshon, gjithmone njelloj, e çmendur pas tij. Me nje fjalë, Antigona. Ose… vete Italia !

.


 

 Dhjetor 29, 2009

Postuar më parë nga peoples
(rikthim) – Vincere per mua eshte filmi me i mire qe na dha 2009. Nje energji e tille, nje kombinim i tille me dokumenta, ngjarje, te cilat jane pak ose aspak te njohura nga publiku, verteton se MB eshte nje regjizor i talentuar dhe meriton me teper nga kritika. Ai ka ndertuar nje tragjedi sepse ashtu ishte koha kur BM sundonte Italine. Dhe personazhet jane te gjithe tragjike, te zgjedhur me pikatore. Ne asnje moment nuk e leshon perin ky MB, gjithnje i rri prane kameres dhe aktorit, i cili duhet te mbushi ekranin dhe jashte ekranin qe funksionon mire.

VINCERE eshte pa dyshim filmi me inteligjent (ne sensin, intelektual) i vitit. Troppo intellettuale ?? Forse…
Gjithsesi, film qe pretenton me ndergjegje te jete i Madh, qe pretendon te triumfojë, di vincere !! 
Film musolinian ?? Gati-gati ! Fundja, plumbi do plumb ! 

Gjithmone, dy çmënduri ne filmat e Bellocchio-s : tek “Buongiorno, notte” ose “Il sorriso di mia madre” : nga njera anë, çmenduria kreative, imagjinuese, transformuese, artistike (dmth anti-çmenduri) tek personazhi i brigadistes Chiara ose piktorit Piaccifuoco; nga ana tjeter, çmendi rigjide, fashiste, religjioze, fanatike tek personazhet e brigadisteve te kuq qe vrasin Aldo Moron ose te prifterinjve (tek “Il sorriso..”).

Edhe kesaj rradhe, dy çmenduri : nga njera ane Ida Dalser, e marrosur pasionante, ish gruaja ilegale e Musolinit, dhe ne anen nje i marrë i rrezikshem, Mussolini. Por, ne ndryshim nga filmat para-ardhes, kesaj rradhe, e mira nuk eshte ne anen e atij qe ndryshon, dmth Mussolinit, por ne anen e atij (asaj) qe mbetet rigjide deri ne fund e qe nuk mund te mendoje gje tjeter ne kete bote perveç se Dashurise se saj per Duçen. Dmth, kesaj rradhe e mira eshte ne anën e rigjiditetit, mos-ndryshimit, metafizikes. Ndryshim jo i vogel ky, per filmat e Bellocchio-s !!! Vertet i komplikuar Bellocchio ! Dmth, pasionant ! Nje shembull : skenat e seksit, ne fillim te filmit, ndofta jane te rendesishme, ok, por mbi te gjitha, jane shqetesuese (disturbing…).

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s