“Murgesha Portugeze” – film franco-portugez me regji të Eugène Green

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkruaja ne nje mesazh pararendës se, “Hadewijch”, edhe pse film i universit spiritual, nuk eshte i depertuar (haunted) nga mistikja, nga spiritualja, krejt e kunderta nga ç’ndodh me “Murgeshën portugeze” (A Religiosa Portuguesa), padyshim nje nga dy-tre filmat me te bukur te 2009-es.

Dhe me kalimin e diteve, i mbetem ketij opinioni : asgje nuk eshte teorike ne kete film, dhe sinqerisht, regjizori Eugène Green eshte unik e i pa pabarazueshem ne regjistrimin e portreve (per te dale tek ideja qe hodha ne nje mesazh tjeter, mbi menyren per ta shfaqur mistiken permes portretit, i cili, sa me shume behet i padepertueshemper syrin e spektatorit, aq me shume realizohet kalimi nga realja tek mistikja, realizohet kalimi nga trupi (mishi) tek shpirterorja.

***

Kapja e te padukshmes ne kinema, eshte nje nga temat e medha te mizaskenes (regjise) ne filmat autorialë. Por per te folur me kembe ne toke, sigurisht qe e padukshmja nuk mund te kapet (syu nuk do ta shihte !). Megjithate, mund te kapet aspirata per diçka te padukshme. Dhe sigurisht qe ka shume menyra per te shfaqur aspiraten. Sigurisht permes mizaskenes.

Pikerisht tek mizaskena dua te dal, tek forma e nje filmi, por mbi te gjitha, tek raporti i pandashem qe ka ajo me permbajtjen, me rrefimin e ngjarjes, me narracionin. Per fat te keq, nuk jane te paket filmat (qofte dhe ata autorialë !) ku mizaskena veçse nenvizon rrefimin, shoqeron rrefimin, e komenton atë. Ndersa tek “Murgesha portugeze“, mizaskena krijon rrefim, krijon narracion.

 

 

 

 

 

 

 

 

Te marr nje shembull gjithmone nga filmi ne fjale : Te gjitha skenat kur heroina e filmit shkon ne nje lagje te Lisbones (me duket se jane tre ose kater te tilla) dhe takon nje femije te vogel, jane filmuar nen te njejtin aks : filmohet e njejta rruge, e njejta shtepi, ne te njejten menyre. Ne fillim, keto plane filmike mu duken disi “pertace” dhe thoja me vete : “ah, çudi, gjithshka eshte e magjishme ne kete film, ndersa planet e lagjes ne fjale qenkan perseritese, monotone”. Sigurisht, nuk kisha kuptuar ende finalitetin e filmit : se pari, regjizori krijon nje fare familjariteti me ato plane, kuadro filmike, duke ti treguar disa here, gati çdo 20-30 minuta. Dhe, kur kuptova se finaliteti i filmit ishte pikerisht birësimi i atij femije, gjë per te cilën nuk dyshohej as ne fillim e as ne mes te filmit, kuptova se, ne fakt, regjizori na e kish thene tashmë nje gje te tille permes mizaskenes, regjise, formes se filmit (perseritja e planeve ne fjale) : forma arrin te krijoje… permbajtje ! (dhe jo thjesht ta komentoje, ta shoqeroje atë, pra te kthehet ne qellim ne vetvete).

ne foto, skena finale e filmit:

Dy-tri fjale per regjizorin, sepse i meriton disa rreshta : Eugène Green, regjizor enigmatrik, thuhet se eshte amerikan per nga origjina, por prej vitesh punon ne Europe. E ka filluar me pjese teatrale, dhe ne keto 10 vietet e fundit, ka realizuar gjithesej jo me teper se 3 filma. I kisha pare ne 2004 filmin e tij te dyte, “Ura e Arteve” (Le Pont des Arts), nje film qe nuk e harroj, gje qe konfirmon se më kish lene tashme gjurme ne kujtese (ketu eshte lista e filmave qe pata pare ate vit). Sigurisht, sot renditjen do ta revizionoja ndjeshem ! 

Me kujtohet po ashtu, se kisha qene pak skeptik me teatralitetin ne dukje te sforcuar te lojes se aktoreve, me diksionin disi te “panatyrshem” te tyre, sepse me dukej se nje gje e tille mund te ishte nje far shtirjeje artistike; po aq sa isha skeptik per nje fare simbolizmi te mbyllur ne vetvete, nje far manierizmi.

 

 

 

 

 

 

 

 

Murgesha Portugeze” me konfirmoi se nuk behet fjale shtirje, manierizem, por per nje raison d’être (reason for being): ajo qe kujtoja se mund te ishte fé (besim) tek manierizmi (mungesa e jetes), ishte fé (besim) tek jeta ! Per me teper qe, “Murgesha portugeze” flet per relixhiozitetin (spiritualitetin) e raportit te qenies njerezore me jeten, me boten. Nese ne filmin pararendes te Eugène Green planet filmike me ishin dukur sikur nuk komunikonin fort me njeri-tjetrin, tek ky i fundit ata jane ne ndervarje te vazhdueshme, depertohen nga energji qe nuk pushojne se transformuari nga nje forme ne tjetren.
Dhe sigurisht, ideja e filmit, ajo qe do te na thote autori (le propos du film), më mrekulloi. Te gjithe personazhet jetojne intensivisht ne ekran, gjithe duke qene te veshur plot mistere : burri qe kish nje takim, aktori i lumtur i martuar, kineasti, femija, nena adoptive, murgesha, don Sebastiani…

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s