“Medeni mesec ” (”Honey moons”) -film shqiptaro-serb me regji te Goran Paskaljevic

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Miku im Fuori Sync, qe e ka pare filmin gjate shfaqjes se tij ne Tirane, shkruan:

“Mbreme u ngrit sipari i edicionit te 7-te t Festivalit te Filmit nderkombetar ne Tirane/Tirana International Film Festival (ketu gjeni programin ditor).
Filmi perurues, i ketij edicioni, nuk mund te ishte tjeter vecse bashkepunimi i 1-re kinematografik shqiptaro-serb “Honeymoons” , nen regjine e te talentuarit Goran Paskaljevic dhe skenar te Genc Permetit, njerit nga programuesit dhe drejtuesit e festivalit ne keto 5 vitet te fundit.
Filmave te Paskaljevic-it, TIFF-i i ka kushtuar jo pak hapesire edhe ne edicione te shkuara (kujtoj ketu filmat “Balkan The Powder keg”, “Midwinter night’s dreams” , te cilin e kam pelqyer shume, si dhe po aq te bukurin “Optimisti”). Kesaj here Paskaljevic-i “rreshket” ne tentativen e tij te fundit kinematografike. Transpozimi dhe nderthurja e fateve, pothuajse te ngjashme, te dy cifteve te dashuruarish, njeri shqiptar dhe tjetri serb, ne ambjentet e tyre respektive sociale mbytese shfaqet i sforcuar dhe perplot me perforcime klishe-sh. Per te mos u ndalur aspak tek “haperdarjet” gjeografike, aq shume i sterperdorur si element ne filmat e regjisoreve te viteve fundit, te tipit Kukes-Tirane, per te kaluar me pas ne Serbi, Beograd-nje qyteze tjeter serbe, se ciles s’ia mbaj mend emrin, dhe me ne fund per te bere kalimin Ballkan-Evrope. Nuk mund te mos mungonin dhe “lapsuset” e tipit: nje familje nga nje fshat i Kukesit qe pervecse flet mire e bukur toskerishten (ti autor nuk e ke lene pa e permendur kete element ne filma te tjere shqiptare) na shfaqet plot sqime qytetarie te “rene nga vakti”.
Pjesa “shqiptare” e filmit shfaqet me sforcuar se ajo “serbe” e cila, perkundrazi, rrjedh me natyrshem. Me sa jam ne dijeni, por qe nuk mund ta konfirmoj, pjesa “shqiptare” eshte shkruajtur nga vete Permeti kurse me “serben” eshte marre vete Paskaljevic-i. Me kete nuk dua te them aspak qe ne shqiptaret jemi me dobet se serbet! 

Komenti i meposhtem eshte imi :

Miku im,
Te falenderoj per sjelljen e ketij postimi, lidhur me filmin shqiptaro-serb “Honey moons” (Muajt e mjaltit- besoj se i bie ne shqip).

Nuk me eshte dhene te shikoj asnje film te regjizorit serb Paskaljevic, por te kuptoj shume mire ne ato qe shkruan, sidomos per ato qe ti i quan “haperdarje gjeografike” :

Ne fakt, po me krijohet gjithe e me shume bindja se, haperdarja gjeografike nuk ka asgje te keqe ne vetevete, kur eshte e arsyetuar, e perligjur. Por, me sa konsatoj gjithe e me shpesh qe shikoj filma, dhe jo vetem ne filmat shqiptare e ballkanas, por nga mbare globi, te haperdahesh gjeografikisht eshte nje gje, dhe ta perligjesh ate haperdarje, eshte nje gje tejer ! Dhe qe ta perligjesh bindeshem, me duket se kryesorja eshte te kesh mjete financiare. Pra dolem tek ajo qe quhet ekonomi e filmit, per te cilen, fatkeqesisht nuk kemi folur shume ne kete forum.

Me rezulton koheve te fundit qe, jo pak regjizoreve aktuale (e perseris: pak rendesi ka kombesia e tyre !!), u ka mbetur sahati ne ate qe quhet “meta film“, pra kinematografia me mjete te “rënda” financiare, filma siç beheshin deri ne vitet ‘70 (flas per filma te mire, ok ??!). Te jemi konkret: deri ne vitet ‘70, pra deri atehere kur ne Hollywood regjizorët vazhdonin te kishin nje fare pushteti (pushtet qe tani e kane totalisht producentët !), arriheshin te realizoheshin filma te mire (shume te mire biles!), qe kerkonin goxha buxhet : po permend disa (qe mos mbetem teorik) psh. “The deer hunter” (Michael Cimino), “The Godfather” (Coppola), “Once Upon a time in America” (Leone) etj etj.

Sot, jo rastesisht, midis filmave qe kerkojne buxhet te larte, nuk gjen më filma te mire te ketij kallëpi : shembulli më flagrant eshte ai Coppola-s, filmi i fundit i te cilit del se shpejti (thone eshte vertet i mrekullueshem), dhe qe sigurisht eshte realizuar me nje ekonomi minimale. Pse nuk ka më filma te tille si ato te viteve ‘70 ?? Sepse kemi nderruar epokë ! Sepse producentët kane pushtet absolut ne industrine e filmit ! Eshte e thjeshte dhe e qarte si buka ne tavoline ! Por pikerisht, kete më duket se nuk arrijne te kuptojne nje pjese jo e neglizhueshme regjizoresh, qe pretendojne (dhe mire bejne, nuk eshte aty e keqja !!) te jene zëra te veçante (autorë), ne artin e shtate.

Thua te jete rastesi qe sot, filmat e mire jane kryesisht (jo te gjithe, sigurisht !!) ata qe realizohen nga regjizorë qe perdorin mjete modeste financiare ?? Jo ! Aspak rastesi ! Eshte thjesht “nenshtrim” ndaj kushteve te kohes. Dhe ç’ben Jia Zhang-ke apo A. Weerasethakul apo tjetri e tjetri ? Perpiqen qe, me mjetet modeste financiare qe u ofrohen, te bejne te degjohet ne filmat e tyre nje “muzike e vogel“, por e mire ! Thenë fshatçe: per ta, me mire nje vershellime e embel fyelli, se sa nje simfoni e keqe e nje orkestre simfonike !

Per te qene i sinqerte, tani e kuptoj më mire une, opinionin e nje kritiku kinemaje (qe e respektoj dhe ja pelqej mendimin) qe e degjoja te thoshte perpara pak vitesh se, sot, i vetmi regjizor cilesor qe beson ne “meta film” (filma me buxhet “te rende”) dhe qe mrekullisht ja arrin qellimit (cilesisë), eshte amerikani M. Night Shyamalan. Por Shyamalan-i eshte nje (ja po e marrim te mireqene se eshte super i talentuar !). Me nje “lule” nuk vjen pranvera !! Kjo “lule” nuk mund te mbuloje faktin flagrant se koha (cilesia) sot nuk eshte ne favor te “meta filmave”, te filmave me buxhet. Ja qe keshtu eshte ! I bihet murit me koke ? Nje pjese vazhdojne ti bien, siç i rà Fatmir Koçi dhe qullosi “Kohen e Kometes”…
Dhe ç’eshte më deshperuesja, eshte fakti se filma te tille te ndertuar ne raporte te keqija buxhet-film(skenar), nuk eshte as nevoja ti shikosh, mjafton afishja (reklama) e tij : Nje afishe e tille (qe u ngjan atyre te hollywoodit te viteve ‘70), te jep menjehere shijen e nje filmi te bere jo me kembe ne toke, por me mendje tek “meta filmat” hollywoodjane. Gjithe duke mos pasur këllqe per nje gje te tille (se hajde dé nese Fatmiri nuk do kish pretendime artistike, por ja qe ka !!..).

Fola per ekonomine e filmit, sepse më cyti ajo qe ti e quan me te drejte haperdarja gjeografike tek “Honey moon“. Ndofta nuk eshte vetem ajo qe çalon ne film. Ti evokon me te drejte edhe lojen e aktoreve dhe shkruan :

Postuar më parë nga fuorisync Lexo PostiminNuk mund te mos mungonin dhe “lapsuset” e tipit: nje familje nga nje fshat i Kukesit qe pervecse flet mire e bukur toskerishten, na shfaqet plot sqime qytetarie te “rene nga vakti”.
Pjesa “shqiptare” e filmit shfaqet me sforcuar se ajo “serbe”…

Dirigjimi nga ana e regjizorit i aktoreve shqiptare ne filmat tane me duket te jete po aq problematik, sa dhe muhabeti i më-lartem lidhur me ekonomine e filmit. Po shikoja nje kronike nga hapja e festivalit ( http://www.top-channel.tv/video.php?id=10280 ) dhe aty, kalimthi, jane disa sekonda ku duket se luan Bujar Lakoestablishment’s actor. Pra vazhdohet te kembengulet ne angazhimin e kesaj kategorie aktoresh.

Ok, thamë me lart se “haperdarja” gjeografike nuk ka ndonje gje te keqe ne vetevete, por varet nga ajo qe e quajtem “ekonomi e filmit” dhe raportet e ekulibruara qe duhen gjetur aty. E njejta gje eshte perdorimi i establishment actor(aktorëve me famë) : tek ne, ata vijne te gjithe, pa perjashtim, nga bota e teatrit ! Në ato pak sekonda qe pashe Bujar Lakon, me erdhi keq per të : luante teater ne… film !

Shpesh i them vetes : i kemi qe i kemi kaq teatralë keta aktorët tane (ndofta jemi ca teatralë si popull, s’ka asgje te keqe ne kete mes !), por, si nuk doli nje regjizor qe ti filmoje edhe më teatrale se ç’jane ! C’dua te them ? Dua te them se më eshte dhene te shoh filma te mrekullueshem ( po me vijne ne mend ata te Manuel de Oliveires !) ku loja teatrale e aktoreve (profesionistë !) eshte enkas e ekzagjeruar (sidomos permes artikulimit te fjaleve), ne menyre te tille qe e çon filmin ne nje stad tjeter artistik, ne nje stad te ri, dhe ku ti si spektator nuk ben më kujdes per kete teatralitet te qellimshem. Teatralitet qe, ne vend qe ta venitë, perkundrazi, i jep forcë filmit !

Por ndofta dhe per kete gje, duhen regjizorë qe jane menduar mire perpara se ti futen nje “valleje” kaq te veshtire qe quhet rendom… arti i shtatë.
Hehe, po me kujtohet, ndjese pastë, shkrimtarja/regjizorja franceze Marguerite Duras, e cila sipas Godard-it, i kish thene njehere ketij te fundit : “Ooooooo, sa e lehte qenka te besh filma ! Kur une shkruaj nje roman, me ndodh te torturohem me net te tera per te gjetur fjalen ekzakte qe me mungon ! Ne film, qenka kollaj fare !! “. 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s