“VISAGE” (FACE- “Fytyra”)- fim tajvanez nga Tsai Ming-Liang

Nese Hou Hsiao-Hsien-i, pa dyshim regjizori me i talentuar aziatik i ketyre 20-25 viteve te fundit do kish nje konkurent, ai pa dyshim do ish nje tjeter tajvanez: Tsai Ming-Liang !
Kam komentuar ne kete forum dy filma te tij : “I don’t want to sleep alone“, dhe “Shija e lengut te shalqirit”

Po të permblidhnim me pak fjale atë se ku qendron kripa e filmave te Tsai Ming-Liang-ut, ajo do ishte :
– burlesku depresiv
– plane te “sterzgjatura” filmike, qe ngjajne me “numra cirku”
– invencion (shpikje, novatorizem) delirant !
– “pamundesia” e secilit plan filmik per te tejkaluar planin filmik pasardhes
– shija e shqueshme per komeditë muzikore
– shija e shqueshme per permbytjet (dhe ujin, ne pergjithesi) – ka nje skene komiko-stresuese ne filmin ne fjale, ku heroi kryesor i filmit perpiqet te ndaloje nje shperthim robineti te lavamanit !! – e paparë !

E megjithate, per here te pare ne filmografine e tij (gjithesej 8 ne 25 vjet karriere), Tsai Ming-Liang … deshton ! Deshton, dhe ky eshte nje lajm i mire!

Pse eshte lajm i mire nje “deshtim” ?
Po shpjegohem.

Cdo njohes i mire i filmave te Jean-Luc Godard, eshte koshient se ne raport me ato qe regjizori realizoi ne vitet ‘60 e qe i dhane atij sukses e famë, filmat e viteve ‘80 jane “te deshtuar”, ne sensin e lënies se nje shijeje se “diçka nuk eshte e arritur plotesisht”. Gje normale, kur shikon sensin “eksperimental”, guximtar, te fimave te viteve ‘80 te JL Godard. Por qe e çuan krijimtarine e tij ne nje stad te ri, qe tejkalon stadin e viteve ‘60.

E njejta gje me filmin e fundit te Tsai Ming-Liang : Vertet qe ne fund, filmi te lé nje shije se regjizori ka deshtuar ne nderrmarjen e tij , por pikerisht, kjo legjitimon vepren e tij, i jep asaj shijen se ne art, duhet rrezikuar (”deshtuar”), per të avancuar !

Ajo qe eshte e habitshme, eshte se filmi (2 ore e 20 minuta) permban ne vetvete disa nga sekuencat filmike më te hatashme qe mund te kem pare ne kinema kete vit, edhe pse, ne totalitetin e tyre, sekuencat nuk arrijne te “krijojne” nje të tërë. Por pikerisht, ndofta filmi duhet pare me kete sy: si “copëza” plastike, qe qellimshem nuk “duan” te kompozojne nje të tërë. Fundja, vete regjizori nuk shqetesohet fare per koherencen narrative te filmit te tij !

Dhe ne fakt, historia e “Face” eshte e thjeshte : nje regjizor tajvanez vjen ne Paris per te realizuar nje film qe trasferon mitin e Salomé-së (luajtur nga top modelja Laetitia Casta) ne Muzeun e Luvrit. Mbreti Hérode luhet nga Jean-Pierre Léaud, aktor fetish i “nouvelle vague” (”Vala e re” franceze e viteve ‘60) dhe rolin e producentes se filmit e luan nje tjeter aktore e famshme e viteve ‘60, Fanny Ardant.

Ne fakt, filmi eshte nje auto-parodi, sepse “FACE” (Visage) (Fytyra) eshte film i financuar nga Muzeu i Luvrit. Dhe, pikerisht, ashtu si tabllotë (pikturat) e Karavaxhios dikur transformonin skenat biblike ne tabllo erotike te ethshme, ashtu edhe filmi i Tsai Ming Liang tejkalon permes te bukures, nivelin thjesht komercial te producentit, dmth te muzeut te Luvrit ne Paris.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s