“The informant !” – film amerikan me regji te Steven Soderbergh

Hajde pjellori kinematografike haje : 3 filma ne nje vit, Soderbergh-u !

Pas kryevepres “CHE“, dhe nje filmi qe nuk e “nxirrte koken” dhe më pat lënë skeptik (GIRLFRIEND EXPERIENCE), “The informant!” (INFORMATORI) eshte filmi i trete i Soderbergh-ut qe shikoj ne kinema, ne nje hapsire kohore 6 mujore ! Dhe prap nuk e di se ku do te dale ky regjizor bizarre, qe eshte kthyer keto vitet e fundit ne titullarin zyrtar te “kineastit indipendent” te studios amerikane “MIRAMAX”.

Nganjehere thua se Soderbergh-u flet se nuk ka ç’te thote, keshtu qe shpik nje “sistem” fiksional qe kenaq te gjitha palët: filmi ne fjale, ne fakt, eshte autoportreti ironik i nje kineasti indipendipendent te MIRAMAX-it. Do me thene ?? Mjafton te shohesh filmin dhe e kupton !

Konkretisht : Mark Whitacre (rol i luajtur nga Matt Damon) punon per nje ndermarrje te madhe; misioni i tij eshte te jete informator, dmth te sajoje historira pseudo-spiunazhi per perdorim te brendshem.
Vjen nje dite dhe FBI-ja intervenon. Mark hyn ne kontakt me dy agjentete, gjithe duke menduar se eshte i punesuar nga FBI-ja dhe ben per kete te fundit te njejten gje qe bente dhe per ndermarrjen e tij: sajon historira me spiunazh industrial : improvizon, shpik, furnizon informacione gjysem te verteta gjysem fiksionale (te genjeshterta), realizon video me kamera te fshehte te mbledhjeve qe ben, etj etj.
Dy agjentet ja tregojne materialin bosit te tyre. Por videot e realizuara nga Mark nuk e kenaqin bosin. Dhe shefi u thote vartesve te tij : duhet diçka me e forte ! : duhet qe fjala « agreement » te prononcohet gjate videos ! Dhe pikerisht, ky eshte dhe momenti kur kuptojme qe, ne fakt, e gjithe kjo histori spiunazhi, nuk eshte veçse nje alibi per te bërë portretin e nje universi, atij te produksionit indipendent (MIRAMAX !) dhe figurave te tij, prej te cilave, figura më e butë dhe me qesharake ne te njejten kohe eshte ajo e Matt Damon/Mark Whitacre. Dhe eshte e rendesishme qe Matt Damon luan kete rol, kete character, sepse behet fjale per nje proto-tip. Dhe ai eshte vertet proto-tipi : aktor, skenarist, producent ! Dhe po ashtu, e ka filluar me aventura rakamboleske dhe me andralla te shkruajturit e skenarëve per filma (kujtoni “Will Hunting” bashke-skenarist me Ben Affleck). Pra keshtu e kane keto punet e kinemase : andralla, sajesa, diskutime, … ! Ne vend qe te spiunoje, informatori… flet tere kohen !!

Te besh nje auto-parodi, a eshte diçka e re ? Vellezerit Coen dhe Tarantino e kane bere shume e shume vite me pare. Tani u kujtua Soderbergh-u ??

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s