“Funny people” – komedi amerikane me regji të Judd Apatow

Image result for funny people movie

Judd Apatow, mbreti i komedise aktuale hollywoodiane (qe per fat, eshte nje nga tre-kater regjisorët aktuale amerikanë vertet interesantë !), kesaj rradhe ka bere nje… tragjedi ! Sigurisht, jo tamam tragjedi, por pa dyshim, ky eshte filmi më pak komik i ketij regjisori-producent, gjithe duke mbetur nje komedi (kam shkrujt diçka me shume per Judd Apatow tek Pineapple Express dhe Forgetting Sarah Marshall.Kesaj rradhe, mbreti eshte lakuriq, pra Apatow nxjerr ne shesh atë qe “fshihte” permes komedive te tij te meparshme: Apatow eshte, ne fakt, nje tip i deziluzionuar nga jeta, aq sa nuk i beson më asgjeje ! Besim tek lidhja bashkeshortore ?? Vështirë… ! Besimi tek miqesia e sinqerte ? Ndofta…, por dhe kjo, edhe pse temë fondamentale e « Apatow movies », ne kete film eshte vene keqazi ne rrezik : e krimbur nga sistemi liberal, nga paraja, nga plakja, e sidomos nga frika e afrimit te vdekjes, edhe e famshja miqesi vellazerore Apatow-iane, kesaj rradhe eshte vene keqazi ne pikepyetje…

Te kuptohemi : “Funny People” e pershkruan nje trishtim i thelle, i fshehte, por filmi nuk ka asnje gram sentimentalizem. Thuhet lart-e-poshte se filmi i tij i fundit eshte diçka midis filmave te Woody Allen dhe komedive te Blake Edwards, por une them se, para se gjithash, kemi te bejme me nje film Renoirian (nga Jean Renoir, babai i kinemase humaniste franceze te viteve 40-50).

Historia e filmit : Adam Sandler (qe per mendimin tim eshte sot per sot aktori me i mire komik amerikan!), luan ne film rolin e nje aktori komik me famë boterore tek te 40-at qe papritur zbulon se vuan njga nje kancer i tmerrshem dhe do vdese me sot e me neser. Quhet George Simmons dhe takon nje debutant te ri komik, Ira Right (luajtur nga aktori Seth Rogen), me te cilin lidh miqesi.

Deri ne fund te filmit, George Simmons mbetet nje personazh antipatik e tmerresisht egoist, por asnjehere i denoncuar si i tille. Thjesht ai eshte siç eshte. Ka diçka vertet demokratike ne filmat e Apatow-t : secili nga personazhet mbetet ashtu siç eshte, me “te mirat dhe te keqiat” e tij. Dhe pikerisht ne kete prizem, me duket se filmat e tij jane Renoir-ianë: “Drama e kesaj dynjaje eshte se gjithkush nga ne ka te drejte” ( “La regle du jeu“- Jean Renoir 1939).

Related image

Megjithate, filmi eshte plot “kunderpesha” : nese nje personazh eshte konservator e egoist, nje tjeter eshte krejt e kunderta e tij. E keshtu me rradhe…

Ne fakt, nese do ta permblidhja ne nje fjali : “Funny people” eshte nje komedi…very serious !

Filmi mund te shihet edhe si nje “sfilatë” me T-shirt te tipit “geek” (nga seria televizive ” Freaks and geeks” (1999) e te njejtit regjizor : very funny !

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s