“Ordinary people” – film serb nga Vladimir Perisic

Nje film serb me teme nga lufta ne ish-Jugosllavi ne fillim te viteve ‘90 si dhe krimet e luftes se asaj kohe. Filmi nuk emeron asnje vend, asnje krahine : permes abstraksionit, regjizori ka dashur ta ktheje historine qe rrefen, ne histori universale. Historia eshte ajo e nje skuadre djemsh te rinj qe kryejne sherbimin ushtarak, dhe u bie per detyre te ekzekutojne nje padite te bukur vere, nje grup njerezish te pafajshem. Filmi tregon ngjarjen e nje dite te vetme.

Kur filmi shpreh anën e erret te personazheve te tij, mizerabilitetin e tyre, filmi fiton forcë dhe eshte i bindshem.

Problemi qendron me pjeset kur regjizori anon per nga ana mëshirore, compassionate. Per shembull titulli : “Ordinary people” do te thote : “Njerez te zakonshem” dmth regjizori do te na tregojë se keta djelmosha te rinj qe kryejne sherbimin ushtarak dhe ekzekutojne pa ju dridhur syu njerez te pafajshem, jane njerez si une e ti, pra njerez te zakonshem. Por une si spektator s’kam nevoje per tituj shpjegues, ate e nenkuptoj vete.

Ose, dialogje te tipit :
– “A numerove sa here shtive ?”
– “Po aq sa dhe te tjerët“.
dhe ky dialog, shoqerohet me imazhin e djaloshit qe fsheh fytyren e tij me xhaketen ushtarake, si per te na thene qe, atij ja vret dielli syte, por jo vetem djelli…

Kur nje film kujton se une spektatori jam nxenes ne klasen e 4-te te tetevjeçares dhe marr vesh nga dynjaja aq sa merr vesh nje 11 vjeçar, une spektatori ne salle te kinemase, kam dalë déjà nga filmi dhe filloj e mendoj se ç’a do hà per darkë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s