“Ditet e fundit te Botes”- film francez me regji te vellezerve Larrieu


Tashme ne kete forum kam shkruar dy here te tjera per dy filma te meparshem te vellezerve Larrieu:

“Peindre ou faire l’amour” (Te pikturosh apo te besh dashuri), dhe, “Udhetim neper Pirenej”.

Tek “Ditet e fundit te Botes” (Les derniers jours du Monde) më pelqen gjeresia e shtrirjes se projektit (2 ore e 10min film), jo pak momente jane te kendshme dhe intriguese, dhe Mathieu Amalric eshte pa dyshim aktori francez më premtues, sot per sot (filmi rrefen 7 ditet e fundit te personazhit kryesor, luajtur nga Amalric).Por filmi me duket pak si shume i hapërdarë ( i hapur ne shume drejtime njeheresh). Per shembull, “perversiteti” bunuelien qe filmi perpiqet te evokojë here pas here, eshte larg arritjes se qellimit. Pak a shume, mbetemi ne rrafshin societal. Ajo ç’ka mund te ishte e guximshme te thuhej (ne film, permes filmit, nepermjet filmit), nuk thuhet. Ajo ç’ka do te kish qene e guximshme te degjohej (gjithmone, permes filmit, nepermjet tij), nuk degjohet…
Kam pershtypjen se vellezerit Larrieu kane dashur te bejne nje film “total” (gjitheperfshires, global, permbledhes), por pa rrezikuar dhe, qe te mos rrezikojne (kinematografikisht, kuptohet !!), therrasin ne ndihme muziken e kengetarit te madh francez Léo Ferré, folklori bask (ne nje moment nga mesi i filmit) etj etj…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s